Mesazh

Mbreterimi i Hirit në Zgjedhje

“Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri”. (Jobi 11:12)

Si pasojë, ai e shikon zgjedhjen si jo të drejtë, si një sistem të njëanshëm dhe arbitrar, dhe na thotë që nëse ka diçka të tillë si paaftësia totale e njeriut, dhe zgjedhja sovrane e Perëndisë, atëhere njeriu nuk ka faj nëse humbet. Apostazia e madhe e njeriut dhe vdekja e tij në mëkat, në një mënyrë të tillë që ai nuk mund ta shpëtojë vetveten, dhe e gjithë Supremacia e Perëndisë, në një mënyrë të tillë që Ai shpëton kë të dojë, janë doktrina tejet të papëlqyeshme për krenarinë njerëzore. Por ato janë Biblike. Pse njëri nga hajdutët në kryq u shpëtua dhe tjetri humbi? – “Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu ty.” Perëndia nuk ishte i detyruar ta shpëtonte atë. Perëndia kishte fuqi të mjaftueshme të shpëtonte edhe tjetrin që njësoj si i pari nuk mund ta shpetonte dot vetveten. Çfarë e bëri ndryshimin? – Hiri Sovran i Perëndisë. Pse Pali u shpëtua dhe Juda humbi? Mos ishte sepse i pari e meritonte të shpëtohej dhe i dyti meritonte që të humbiste? Jo, askush nuk e meritonte të shpëtohej. Mos ishte sepse i pari ishte objekt i përshtatshëm për hirin e Perëndisë dhe tjetri nuk ishte i përshtatshëm? Jo, i pari nuk ishte më shumë i përshtatshëm se tjetri. Mos ishte sepse Pali zgjodhi Krishtin, dhe Juda e refuzoi Atë? Epo, si ndodhi që Pali zgjodhi Krishtin? – Nuk ndodhi, sepse Krishti zgjodhi atë?

Pse Judea ishte një vend drite dhe Egjipti qëndroi një vend errësire? Kush e bëri ndryshimin? Njeriu apo Perëndia? A ishte Perëndia i padrejtë që e la Egjiptin në hijen e vdekjes kur Ai bëri dritë që të ngrihej në Izrael? Çfarë kishte bërë Izraeli të meritonte një privilelgj të tillë? Pse Britania e Madhe është një vend drite dhe Afrika një vend errësire? Kush e bëri ndryshimin? Kush e dërgoi Ungjillin në Britani dhe e mbajti nga Afrika? A është Perëndia i padrejtë që e la këtë kontinent të madh në duart e Satanit, dhe të çlirojë nga zgjedha e tij këtë ishull të vogël?

Askush nuk e ka merituar Shpëtimin. Asnjë njeri nuk është më i përshtatshëm për shpëtimin se dikush tjetër. Perëndia nuk ishte i detyruar të shpëtonte asnjë. Perëndia mund ti shpëtonte të gjithë. Por Ai ka shpëtuar vetëm disa. A është e padrejtë që Aishpëton disa kur mund ti shpëtonte të gjithë? Kundërshtuesit thonë, “O, ata që janë të humbur, janë të humbur sepse ata refuzuan Krishtin”. Por a nuk e refuzuan të gjithë në mënyrë të barabartë Krishtin në fillim? Çfarë e bëri mosbesimin e disave të largohej? Mos ishte sepse ata e dëshiruan këtë, apo sepse Perëndia vendosi Fuqinë e Tij në ta? Sigurisht që e dyta. A mundej Ai që të vendoste Fuqinë e Tij në të gjithë, dhe të parandalonte që asnjë prej tyre të mos e refuzonte Krishtin? – Por prapësëprapë Ai nuk e bëri këtë. Pse? Sepse kështu ishte e mirë në sytë e tij. – Nga Horatius Bonar

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 86
    Pastor Femi Cakolli Kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Në judaizëm Pashka nënkupton  kalimin. Fjala hebreje pashcah dmth. kalim, kursim. Me të kalue ty! Me të kursye ty! Me kalue prej skllavërisë në liri; prej territ në dritë; prej fiseve në një komb; me e kalua vetveten, shkretëtirën dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 84
    Edicioni i 17-të i festivalit të filmit që mbahet parvjetshëm në Prizren “ DokuFest”, këtë vit do të mbahet në datat 3-11 gusht. Drejtoresha e këtij festivali, Nita Deda, në konferencën e parë për media të këtij edicioni, ka shpalosur informacione rreth programit të festivalit që këtë vit trajton si…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 84
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 84
    Që nga 17 shkurti i këtij viti kur edhe Kosova shënoi ditëlindjen e saj të dhjetë, Muzeun e Kosovës e kanë vizituar mbi 7 mijë vizitorë, ku një numër i konsiderueshëm prej tyre janë turistë të huaj. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj në…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 83
    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet figura më emblematike e historisë kombëtare shqiptare, simbol i unitetit dhe përfaqësues i denjë i kombit shqiptar. Kështu u tha në manifestimin “Ditët e Skënderbeut”, me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
Comments