Mesazh

Me ne përgjithmonë!

Isaia 7:14. “Prandaj vet Zoti do t’ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel.”

Ne e dimë që kjo profeci nga Isaia, edhe pse gjente zbatim për kohën e Isaias, gjen gjithashtu zbatim edhe në kohë të tjera. Shekuj pasi Isaia i tha ato fjalë, Jezusi u lind; një e virgjër u ngjiz, solli në jetë një djalë dhe i vunë emrin Emanuel, që do të thotë Perëndia me ne.

Një nga të vërtetat më marramendëse të Biblës është që Perëndia, krijuesi i botës, zotëruesi i universit, ai që ka gjithë fuqinë dhe gjithë autoritetin, nuk është larg nga ne. Ky Perëndi ka ardhur te ne, përmes Jezusit. Jezusi është Perëndia në mish, Perëndia në mish me ne, prania e Tij me ne.

Është mahnitëse të mendosh se ne, njerëz mëkatarë, në një botë të damkosur nga mëkati, të prisnim Perëndinë që në hirin e Tij madhështor të zbriste në tokë, të vinte në personin e Jezusit, të jetonte mes nesh dhe më pas, sikur të mos mjaftonte, të vdiste për ne. Jo vetëm kaq, por Ai e mori mëkatin tonë mbi Veten. E pagoi në vendin tonë.

Ne meritojmë të largohemi nga prania e Perëndisë, të mos jemi kurrë pranë Tij, të ndahemi prej Tij për të gjithë përjetësinë. Por prapë, Perëndia ka ardhur tek ne dhe ka bërë një rrugë që ne të jemi me të, Ai të jetë me ne, përgjithmonë, në jetë të jetëve. Kjo është tabloja që shohim në fund të Biblës. Ajo që e bën qiellin të veçantë është që ne do të jemi me Perëndinë. Ai do të jetë me ne përgjithmonë, në jetë të jetëve. Dhe e gjithë kjo është e mundur falë virgjëreshës që solli në jetë një djalë emri i të Cilit ishte Emanuel. Le të lutemi:

Jezus, ne të lavdërojmë dhe të adhurojmë. Ti je Perëndia me ne. Ne të lavdërojmë që erdhe te ne. Ne të lavdërojmë që erdhe të jetosh mes nesh, Zoti Jezus. Ne të lavdërojmë që vdiqe në kryq për mëkatet tona, që u ringjalle së vdekurish me fitore mbi mëkatin dhe bëre të mundur që ne të jetojmë me Perëndinë përgjithmonë. Jezus, të falenderojmë që e bëre të mundur për ne që të jetojmë me Perëndinë përgjithmonë dhe që tani njohim praninë e Perëndisë, që po bëjmë këtë dhe që mund të lutemi para Perëndisë, që të njohim Ty, që mund të ecim me Ty, që mund të të adhurojmë, që mund të përjetojmë hirin Tënd dhe mirësinë Tënde çast pas çasti për çdo ditë të jetës. Jezus, ne të lavdërojmë. Perëndia me ne, ne të lavdërojmë, Emanuel. Faleminderit që e bëre realitet të qenit me Perëndinë në jetët tona. E gjithë lavdia shkon për emrin Tënd. Për të gjitha këto lutemi në emrin Tënd. Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Ti ke një betejë për të fituar!Askush prej nesh nuk dëshiron të humbasë. Shpeshherë rruga drejt fitores duket e vështirë dhe ndonjëherë ndodh që heqim dorë, por kjo nuk është mënyra si veprohet kur gjendeni në mes të betejës. Betejat tona  shpirtërore janë të vërteta dhe nëse nuk i luftojmë ato, ne humbasim. Mënyra se si…
    Tags: të, që, në, ne, mesazh
  • 95
    Ai foli dhe...Isaia 21:16-17 “Sepse kështu më ka thënë Zoti: «Për një vit, ashtu si viti i një argati me mëditje, tërë lavdia e Kedarit do të zhduket; dhe ajo që do të mbetet nga numri i harkëtarëve, njerëzit trima të bijve të Kedarit, do të jetë një gjë e vogël, sepse…
    Tags: të, që, në, ne, mesazh
  • 94
    E vërteta e Ungjillit!Galatasve 1:6-8 janë kritike, jo vetëm për këtë Libër dhe për të kuptuar më mirë këtë libër në Bibël, por edhe për jetën e secilit prej nesh. Pali shkruan: ” Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër, i…
    Tags: të, që, në, ne, mesazh
  • 94
    Si të merrni vendimet e duhura?Ne çdo ditë marrim vendime. Shumë prej tyre kanë pak rëndësi. Ndërkohë, ka të tjera që ndryshojnë jetën tonë përgjithnjë. Gjatë një interviste për TV7 Albania, Davida Pecaj, këshilluese pranë Qëndrës “Çelësi im” thotë se vendimmarrja shpeshherë duket si një përgjigje e lehtë për t”u dhënë. Në fakt, është krejt e…
    Tags: të, që, në, mesazh
  • 93
    Si të meditojmë mbi Shkrimin?Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.-Psalmi 1 : 2 Shumë gjëra kërkojnë vëmendjen tonë. Ne jemi  të kushtëzuar të përvetësojmë informacionin sa më shpejt të jetë e mundur ndaj mund të jetë një luftë për…
    Tags: të, në, që, mesazh
Comments