Kulturë

Me Nikoletta Szőke dhe bendin e saj ka nisur edicioni i tretë i “Prishtina Jazz Week”

Nikoletta Szőke është një nga jazz-këngëtaret më të njohura në Hungari. Në jetën e saj të përditshme është person i mbyllur, por posa del në skenë shpërfaq potencialin në muzikë. Kështu bëri edhe në koncertin e saj të parë në Prishtinë.

Szőke e shoqëruar nga bendi i saj – Zsolt Farkas (piano), Jozsef Barcza Horvath (bas) e Peter Kaszas (bateri) dhe nga saksofonisti i njohur Kristóf Bacsó – bënë hapjen e edicionit të tretë të “Prishtina Jazz Week”. Koncerti që e nisi maratonën e mbrëmjeve muzikore ishte një përzierje e këngëve të njohura të jazzit standard me këngë origjinale të Szőkes, një gërshetim i melodive që burojnë nga rrënjët e saj rome dhe nga folklori hungarez.

Edicioni i sivjetmë i Javës së Jazzit në Prishtinë deri më 6 mars sjell emra të njohur stilesh të ndryshme. Mbrëmja e dytë e festivalit vazhdoi me këngëtaren turke, Elif Çaglar, dhe bendin e saj. Të mërkurën, në natën e tretë do të interpretojë Marcos Varela nga Amerika. Nga i njëjti kontinent vijnë edhe “Broken Circles” e Joel Ross, në natën e katërt. E nata e fundit, mbrëmja e së premtes do t’i takojë formacionit të ri të Prishtinës që në qendër ka jazzin, “Prishtina Big Band”.

Koncerti i së hënës nisi me këngë origjinale të Nikoletta Szőkes, me “Vár ránk ezer csoda” (Mijëra çudira na presin) dhe vazhdoi me “Moonglow” e më pas erdhi kënga e njohur “Spanish joint” e kantautorit amerikan D’Angelo.

Jazz-bateristi, Nesim Maxhuni, i cili është themelues i “Prishtina Jazz Week”, ka thënë se për këtë edicion janë munduar që të sjellin stile të ndryshme të jazzit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në hapje të këtij edicioni ka thënë se do të vazhdojë përkrahjen e “Prishtina Jazz Week” edhe në edicionet e ardhshme.

Çdo natë pas koncertit do të ketë edhe “Jazz sesion” në “Zanzi Jazz Club” në Prishtinë. E gjatë ditës në “Dit’ e Nat’” do të ketë punëtori me muzikantë të ndryshëm. Punëtoria e parë ka qenë të martën me kitaristin Armend Xhaferi. Sot nga ora 15:30 punëtori do të mbajë pianisti Cagri Sertel dhe bateristi Ediz Hafizoglu për ta mbyllur ciklin e punëtorive më 5 mars me pianistin Ilir Bajri.

© KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    “Pasardhësi” i Kadaresë, ndër romanet më të rëndësishëm të shekullit XXISerialet televize, janë zhanri i shekullit XXI, dëgjojmë herë pas here. Ato po e zëvendësojnë romanin si medium narrativ. Nëse kjo është e vërtetë, mund të na e tregojë e ardhmja. Është e vërtetë që televizioni tërheq gjithashtu njerëzit me magjinë e tij, duke u shpenzuar kohën e leximit. Por…
    Tags: nga, të, në
  • 100
    Nis sot në Prishtinë edicioni i 21-të i Panairit të LibritSot (5 qershor 2019) në mesditë nis edicioni i 21-të i Panairit të Librit “Prishtina 2019” me pjesëmarrjen e botuesve shqiptarë nga Kosova,  Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe nga Diaspora. Ceremonia zyrtare e hapjes së këtij panairi do të mbahet në orën 12:00 në Pallatin e…
    Tags: të, në, nga
  • 100
    Nga 4-9 nëntor “Prishtina International Theater Festival”Edicioni i tretë i festivalit të vetëm ndërkombëtar të teatrove në Kosovë, tashmë ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve. Nga data 4-9 nëntor 2019, në dy skenat e Teatrit AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, do të ngjiten shtatë trupa artistike në programin konkurrues, të cilat vijnë nga Kosova,…
    Tags: të, në, nga
  • 100
    Kosova në pritje të kthimit të Fondit Pensional nga SerbiaÇështja e kthimit të Fondit Pensional të Kosovës nga Serbia, mund të përfshihet në kuadër të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Shteti i Serbisë kishte ndalur kontributet e pensionistëve të Kosovës nga qershori i vitit 1999, pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Që nga atëherë, pensionistët…
    Tags: të, në, nga
  • 98
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
Comments