Mëkati në kishë i ndikon të gjithë!
Mëkati në kishë nuk ka të bëjë vetëm me mëkatarin; prek të gjithë. Korintasit kishin një mëkatar të papenduar në mesin e tyre dhe në vend që të merreshin me mëkatin, ata po e toleronin atë (shihni 1 Korintasve 5:1-2). Madje Pali thotë se ata “mburreshin” për këtë gjë (v. 6)! Mëkati i këtij personi po ndryshonte të gjithë kishën; në krenari e sipër, ata po e quanin “të mirë” atë që Perëndia e quajti “të keqe”.
Pali e krahason mëkatin në kishë me majanë në brumë. Tek Eksodi, kur izraelitët po largoheshin nga Egjipti, Perëndia u tha të mos i hidhni maja bukës së tyre—nuk kishte kohë sepse shpëtimi i tyre po vinte shpejt. Edhe tani, gjatë kohës së Pashkës, shumë hebrenj ortodoksë nuk e përdorin majanë. Është një ritual simbolik: Majaja përfaqëson mënyrën e vjetër të jetës nën skllavëri. Të krishterët e korintasit nuk kanë qënë kurrë skllevër në Egjipt, por dikur ishin skllevër të mëkatit – derisa Krishti i çliroi. Kjo është arsyeja pse Pali u tha atyre që të hiqnin qafë “majanë”, mëkatin në mesin e tyre.
Aq seriozisht Pali donte që këta besimtarë të trajtonin mëkatin, saqë ai dëshironte që ata të mos shoqëroheshin apo as të hanin një vakt me mëkatarët e papenduar në kishë (shihni 1 Korintasve 5:9, 11). Të krishterët duhet ta shohin mëkatin ashtu siç është – rruga drejt skllavërisë dhe vdekjes – në mënyrë që të kapemi fort pas Krishtit, dhe të refuzojmë me përulësi mëkatin për të jetuar në lirinë që Ai ka fituar për ne.
Lutje: Zot, më ndihmo ta shoh mëkatin në jetën time, të pendohem për të, dhe të kujtoj që më ke blerë me gjakun e Krishtit. Më ndihmo të eci me përulësi drejt Teje në drejtësi. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.
“Mburrja juaj nuk është e mirë. A nuk e dini se pak maja e mbrun gjithë brumin?” (1 Korintasve 5:6).
Related Posts
- 98
- 98
- 98Ne çdo ditë marrim vendime. Shumë prej tyre kanë pak rëndësi. Ndërkohë, ka të tjera që ndryshojnë jetën tonë përgjithnjë. Gjatë një interviste për TV7 Albania, Davida Pecaj, këshilluese pranë Qëndrës “Çelësi im” thotë se vendimmarrja shpeshherë duket si një përgjigje e lehtë për t”u dhënë. Në fakt, është krejt e…
- 95
- 95