Mënyra më e mirë për të filluar ditën!
Unë zgjohem para agimit dhe bërtas (si fëmijë që lutet); unë kam shpresë te fjala jote. – Psalmeve 119:147
Si e filloni ditën tuaj? A nxitoni të ngriheni nga krevati që mezi dilni nga shtëpia në kohë? A e ndizni televizorin? A bëni stërvitje? Cilado qoftë rutina juaj e mëngjesit, pyetja më e rëndësishme që duhet t’i bëni vetes është, “Çfarë roli do Perëndia që të luaj kur filloj ditën time?”
Më mori shumë kohë ta kuptoja këtë, por tani e di që mënyra më e mirë për të filluar ditën është duke falenderuar Perëndinë për çfarë Ai ka bërë për mua dhe t’i kërkoj Atij si mund të jem një bekim për të tjerët.
Ju inkurajoj të kaloni kohë çdo mëngjes duke u përqëndruar në gjërat e mira që Perëndia ka për jetën tuaj. Mendoni për rrezikun dhe vështirësitë që i keni mposhtur me Perëndinë, mënyrën si ju ka shëruar dhe ndryshuar, dhe sa mirë është të dini që Ai kujdeset për ju dhe dëgjon lutjet tuaja.
Kur mësoni të përqëndroni mendjen tuaj tek Perëndia çdo mëngjes, Ai do t’ju japë gjithë paqen dhe gëzimin që keni nevojë për të jetuar për Atë ndërsa filloni ditën tuaj.
Lutje
Zot, unë marr një vendim se gjëja e parë që do të bëj në mëngjes është të të takoj Ty. Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa të të kërkoj Ty dhe të marr paqen dhe gëzimin Tënd.
Related Posts
100
Unë zgjohem para agimit dhe bërtas (si fëmijë që lutet); unë kam shpresë te fjala jote. – Psalmeve 119:147 Si e filloni ditën tuaj? A nxitoni të ngriheni nga krevati që mezi dilni nga shtëpia në kohë? A e ndizni televizorin? A bëni stërvitje? Cilado qoftë rutina juaj e mëngjesit, pyetja… Tags: të, për, që, dhe, ditën, është, më, si, tuaj, ju
93
…sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të këqijtë dhe mbi të mirët dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët (njësoj). – Mateu 5:45 A keni parë dikë të marrë një bekim nga Perëndia dhe të ndiheni sikur nuk e meritonin? A keni parë që… Tags: të, ju, që, dhe, për, inkurajime
92
Dhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa… Tags: të, që, për, dhe, inkurajime
92
Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt. – Isaia 50: 4 Cila ishte gjëja e parë që bëtë këtë mëngjes? A e latë telefonin mënjanë, larg… Tags: të, dhe, që, për, më, inkurajime
92
Dy nga nipërit e mi, njëri 6 vjeç dhe tjetri 9 vjeç në atë kohë, ishin vërtetë të zemëruar me njëri-tjetrin. Nuk më kujtohet se cili ishte konkretisht problemi, por ata filluan të flisnin me fjalë urrejtje ndaj njëri-tjetri. Më në fund ndërhyra dhe i ndërpreva. “ Carson, më thuaj… Tags: të, që, për, dhe, inkurajime