Uncategorised

Mesazh i festës së Pashkës “Unë jam Ringjallja dhe Jeta”

Pastor Femi Cakolli

Kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës

Në judaizëm Pashka nënkupton  kalimin. Fjala hebreje pashcah dmth. kalim, kursim. Me të kalue ty! Me të kursye ty! Me kalue prej skllavërisë në liri; prej territ në dritë; prej fiseve në një komb; me e kalua vetveten, shkretëtirën dhe Detin e Kuq! Pra, me kalue vdekja kah dera jote, kah fëmijët e tu dhe asnjëri mos me t’u prek. Me ta kursye jetën. Me të kursye ty për shkak të dashurisë dhe premtimit hyjnor që zoti yt mos të jetë nga argjila, druri, guri, ari, a zoti i këtij a atij populli!

Thelbi i krishterimit është ringjallja e Krishtit. Ringjallja e tij dëshmohet aq fuqishëm e bindshëm sa në Bibël thuhet se nëse nuk është ringjallur Krishti nga të vdekurit atëherë besimi ynë  është i kotë. Pashka është Ringjallja e Jezusit. Kryqëzimi, vdekja, varrimi dhe ringjallja e Krishtit ndodhën gjatë festës së Pashkës. Ka ndodhur që të jenë ringjallur edhe njerëz të tjerë por ata vdiqën sërish. Ringjallja është fakti dhe mesazhi shumë më i madh sesa të ikësh nga vdekja përkohësisht.

Varri ku ishte vendosur trupi i Krishtit ishte bosh sepse Ai ishte ringjallur. Lajmi më i madh i ndodhur ndonjëherë në botë është se Biri i Njeriut me anë të ringjalljes nuk e la vdekjen anash hëpërhë por Ai e mundi vdekjen. E theu! Vdekja s’ka më fuqi mbi të dhe në ata që qëndrojnë në Të sepse iu mor autoriteti me anë të Jezusit.

Në thellësinë e njeriut është vendosur pavdekësia si imanencë e Hyjit dhënë njeriut të parë. Adami dhe Eva i lanë trashëgim njeriut mëkatin dhe së bashku me të një kuptim të ri jetës dhe imanencën e pavdekësisë. Njerëzit e lashtë filluan të ndërtojnë qytete të mëdha dhe me kulla të larta. Kulla e Babelit është përpjekja më serioze e njeriut adamik që t’i shmanget traumës së vdekësisë. Mesazhi ishte i thjeshtë: mos të humbin, mos të harrohemi, mos të shpërndahemi, t’u rezistojmë boshllëqeve të hapësirave dhe shpejtësisë së kohës! Zoti ndërhyri dhe e ngatërroi këtë mesazh të njeriut. Babel do të thotë ngatërrim Dhe së fundi njeriu është ngatërruar në (pa)vdekësinë e tij!

Pse poeti shkruan poezi? Piktori imazhe? Skulptori statuja? Shkrimtari romane? Fotografi portrete? Filozofi tjerr fjalën? Politikanët në kurthet e froneve? Këngëtarët e mundur në meloditë? Aktorët e lodhur në vetëshumëfishimin? Sportistët që loja i fiton? Mësuesit në përsëritjen e a-së? Mjekët që shpikin ilaçe e shërojnë por që ata sërish i gjen kalbja. Edhe humoristët me mahitë e tyre kapin pak hije pavdekësie andaj edhe i duam që të na tallin a shpotisin! A keni menduar për projektet e mëdha në botën arkitektonike: piramidat, Taxh Mahalli, përmendoret e larta, tempujt, katedralet, kishat, xhamitë, shtëpitë etj.? A keni parë dhiare, rrugica, rrugë, sheshe, bulevarde?

Duket pra se të gjithë jemi në kërkim të eliksirit! E kush i ra në fund dashurisë, njohurisë, dhembjes, qeshjes, seksit, parasë, verës, famës, mistereve, natyrës, yjeve etj. Madje edhe ata që e kërkojnë vdekjen këtë e bëjnë me shpresën se do të kalojnë o do të kursehen në pavdekësinë ashtu siç besuan faraonët. Prandaj të gjithë njerëzit dikush tjetër i ka futur idhtë shtegut të gjetjes së eliksirit që ndoshta mund t’i vezullojë mendjet dhe ndjenjat tona por jo që të japin shërimin dhe përjetësinë!

Të gjithë këta nuk duan që të harrohen, që të humbin, që të shpërndahen! Nuk duan që të vdesin! Përpjekjet e tyre i konvertojnë në veprime të përjetshme. Tek populli ynë sidomos në të kaluarën ka ndodhur që plaku para se të vdiste sigurohej që ndonjë pinjoll ta ketë emrin e tij sikurse edhe ndonjë gjësend të tij. Vetëm i marri nuk mendon për pavdekësinë. Ne sillemi, jetojmë me frymën dhe idealet e lirisë dhe pavdekësisë. Besimtarët besojnë se pas vdekjes ka jetë. Gjithë vdekatarët do ringjallen.

Për gjithë adamikët ose vdekatarët ka një lajm pashkeje: Shkrimi i shenjtë Bibla thotë se “ashtu siç erdhi vdekja me anë të një njeriu, po kështu erdhi edhe ringjallja e të vdekurve me anë të një njeriu. Sepse ashtu sikur vdesin të gjithë në Adamin, kështu të gjithë do të ringjallën në Krishtin”. Sot ti dhe unë ringjallemi në Krishtin frymërisht nëse hynë në besën e tij dhe nesër edhe trupërisht! Mos kërkoni për eliksirin në bimë, tokë a nëntokë sepse ai është në qiell dhe ndërsa e fton vërtet mund ta kesh e zotërosh pavdekësinë përmes Tij.

Krishti vdiq për ne. Ai që beson në të nuk do të vdesë por do të ketë amshueshmërinë. Ai tha: “Unë jam Ringjallja dhe Jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë”

Gjithë kjo është fuqi, triumf dhe me besë Perëndie!

Për shumë mot Pashka – Ringjallja e Krishtit gjithë komunitetit tonë protestant dhe gjithë të krishterëve shqiptarë kudo që të janë dhe të gjithë të krishterëve tjerë, sidomos ndërkombëtarët, që gjenden në Kosovë. Zoti u bekoftë!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Duke nisur nga dita e premte do të nisi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festave. Referuar udhëzimit të publikuar ditën e sotme në “Fletoren Zyrtare”, ndalohet qarkullimi i një së mjetesh rrugore. Këto të fundit përfshijnë mjete me peshë…
    Tags: të, dhe, në, që
  • 100
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet figura më emblematike e historisë kombëtare shqiptare, simbol i unitetit dhe përfaqësues i denjë i kombit shqiptar. Kështu u tha në manifestimin “Ditët e Skënderbeut”, me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Në Muzeun e Kosovës u hap ekspozita “Prishtina: Qytet i Nderit dhe Mirënjohjes”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Muzeu i Kosovës dhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ku u prezantua vepra artistike që tregon për rrugëtimin e Prishtinës nëpër etapa të ndryshme historike. Në hapje të ekspozitës…
    Tags: të, dhe, në, që
  • 100
    Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës të mërkurën është mbajtur simpoziumi shkencor ndërkombëtar, “Filozofia dhe teatri: raportet e teatrit bashkëkohor me teatrin modern”. Nën organizimin e këtij institucioni, me këshill organizues të përbërë nga Rexhep Ismajli, Eqrem Basha e Muhamedin Kullashi, studiues vendorë e ndërkombëtarë kanë shpalosur prezantimet…
    Tags: në, të, që, dhe
Comments