LAJMET E FUNDIT

MF liron nga tatimi doganor pajisjet bazike të IT-së

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka njoftuar sot se ka marr një vendim për të avancuar në zhvillimin e të rinjve, e në veçanti të gjinisë femërore, si në aspektin e karrierës së tyre profesionale po ashtu edhe në ofrimin e mundësive për hapjen e bizneseve të reja me theks të veçantë në ofrimin e shërbimeve.

Sipas MF-së, ministri Hamza ka marrë vendim që nga fillimi i muajit prill të lirojë nga tatimi doganor të gjitha pajisjet themelore të teknologjisë së informacionit.

“Ky vendim është një mundësi e mirë duke filluar që nga nxënësit, studentët dhe të gjithë ata qytetarë të Republikës së Kosovës që të zhvillojnë karrierën e tyre dhe të hapin biznese të reja inovative në ofrimin e shërbimeve jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj. Vendimi ofron mundësinë që me një kosto shumë të lirë të gjithë të lartshënuarit të kenë në posedim pajisjet e fundit të zhvilluara të teknologjisë së informacionit”, thotë MF në njoftimin për media.

Po ashtu, duke pasur parasysh të dhënat pozitive nga vendimet të cilat tanimë kanë hyrë në fuqi më 1 janar 2018, për lirim nga tatimi doganor dhe akciza për lëndë të parë, gjysmëprodukt dhe linja të prodhimit, “në fillim të muajit prill do të lirohen nga tatimi doganor të gjithë prodhuesit edhe për pjesët rezervë të linjave të prodhimit”.

“Edhe ky vendim do të ju mundësojë prodhueseve që të kenë një kosto shumë të ulët në mirëmbajtjen e linjave të prodhimit”, ka thënë më tej kjo Ministri.

Ministria e Financave thotë se këto vendime janë vazhdimësi e vendimeve për ta ndihmuar zhvillimin e sektorit privat me theks zhvillimin e prodhimit vendor i cili do të jetë edhe bartës i zhvillimit ekonomik të vendit dhe bartës i uljes së papunësisë në vendin tonë.

“Dhe se këto nuk do të jenë vendimet e fundit. Në gjashtëmujorin e këtij mandati janë masat e dyta që po merren dhe shumë shpejt me finalizimin edhe të ligjeve tatimore do të ketë edhe lirime të tjera nga TVSH-ja dhe tatimet tjera si dhe thjeshtëzim të procedurave dhe eliminim të burokracisë të procedurave doganore dhe tatimore”, ka thënë MF-ja në këtë njoftim për media.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Kori “Siparantum” i qytetit të Pejës do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të koreve botërore, që mbahet në Francë nga 9 deri m13 maj. Për herë të parë në një konkurrencë të madhe prej shumë shteteve të botës pranohet kori “Siparantum” nga qyteti i Pejës do të përfaqësojë vendin…
    Tags: të, në
  • 100
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të udhëtojë sot në Slloveni, ku do të marr pjesë në sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA) – iniciativë rajonale që u themelua më 2014, si rezultat i bashkëpunimit 20-vjeçar që…
    Tags: të, në
  • 100
    Ekspozita “Përtej Detyrës”, kushtuar diplomatëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore – Holokaustit – dhe janë njohur si “Fisnikë midis Kombeve” apo të “Të Drejtët midis Kombeve” do të hapet në Prishtinë, më 13-14 prill 2018 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Besarta Pasoma, bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e OJQ-së…
    Tags: të, në
  • 100
    Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë miratuar propozimin e kryetarit Mytaher Haskuka për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytetin e vjetër. Kësisoj me shumicë votash KK-ja e…
    Tags: të, në
  • 100
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Junikut Agron Kuqi, me të cilin biseduan për projekte të ndryshme në fushën e kulturës, të cilat mund të realizohen nga ana e MKRS-së në Komunën e Junikut. Theks i veçantë iu kushtua e…
    Tags: të, në
Comments