Kulturë

Ministria e Kulturës në Prizren në objekte të huazuara për 15 vjet

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë miratuar propozimin e kryetarit Mytaher Haskuka për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytetin e vjetër.

Kësisoj me shumicë votash KK-ja e Prizrenit ka obliguar kryetarin Haskuka që të nënshkruajë me MKRS-së kontratën mbi shfrytëzimin e objekteve të ish-Rektoratit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” në qendër të qytetit, dhe të Internatit (Xhandarmërisë) në lagjen e “Terzinjve”.

Ndonëse Haskuka i kishte propozuar Kuvendit që kohëzgjatja e dhënies në shfrytëzim pa kompensim të këtyre ndërtesave të jetë 10 vjet, pas diskutimeve në seancën e rregullt të Kuvendit, anëtarët e këtij organi janë dakorduar që kjo periudhë të jetë 15 vjet me mundësi vazhdimi. Vendimi në fjalë është përshëndetur nga drejtuesit e MKRS-së, të cilët kanë bërë të ditur se tashmë është hapur rruga për jetësimin e premtimit për bartjen e MKRS-së në Prizren.

Zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ua kishte premtuar prizrenasve qysh në fushatën elektorale të qershorit të vitit të kaluar. Më pas atë e kishte shpalosur Kujtim Gashi, në ditën e dytë si ministër i Kulturës në shtator, e në fillim të tetorit e kishte miratuar edhe Qeveria e Kosovës

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi në kuadër të një vizite studimore të gjyqësorëve të shteteve të ballkanit perëndimor, po qëndron në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit të Portugalisë në përkrahje për reformat gjyqësore në shtetet e Ballkanit Perëndimor, njofton kumtesa, transmeton Koha.net. Vizita ka për synim…
    Tags: të, në
  • 100
    Të bezdisin zhurmat, apo përtypjet e një personi teksa ha? Nuk shkon në kinema, sepse nuk do të dëgjosh të tjerët të përtypen, ndërsa hanë kokoshka pranë teje? Të bezdis dhe zhurma e ndonjë mushkonje që të kalon pranë? Nëse e gjen veten në këto pyetje, mos u mërzit. Ti…
    Tags: të, në
  • 100
    Prishtinë, 24 maj – “Le t’i japim paqes një shans”, ka qenë fjalia e cila më së miri e përkufizoi qëllimin e ekspozitës e hapur të mërkurën pasdite në bibliotekën kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” Me fjalët e ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, dhe mesazhet e fuqishme të…
    Tags: të, në
  • 100
    Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të mos jetë në krye të procesit të dialogut me Serbinë, tani kur po afrohet edhe faza finale e tij. Sipas opozitës, Kuvendi është organi më i lartë, i cili duhet të vendosë për këtë çështje. Vetëm pasi që Thaçi të…
    Tags: të, në
  • 100
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
Comments