Kulturë

Ministrja Dumoshi i ndan mirënjohje stilistes Lirika Matoshi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me zëvendësin Halil Matoshi, pritën në takim stilisten e njohur shqiptare, Lirika Matoshi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ditëve të fundit koleksioni i ri i veshjeve nga stilistja Matoshi me motiv të luleshtrydheve është bërë pjesë e artikullit në një prej gazetave më prestigjioze amerikane, The New York Times.

Ministrja Dumoshi u shpreh shumë e lumtur për suksesin e stilistes Matoshi e cila ka arritur të bëhet pjesë e industrisë së modës në Amerikë duke sjellë me stilin unikal, dizajne që influencojnë kohët moderne.

Gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi i ndau stilistes një mirënjohje në emër të saj si Ministre e Kulturës, për përfaqësimin e mirë që po i bën Kosovës në botë, me motivacionin “për punën e saj brilante në fushën e dizajnit dhe modës, në përmasa globale, duke e ngritur lartë emrin e Kosovës”.

Ministrja u shpreh edhe më e lumtur për suksesin e vajzave të Kosovës në Evropë e SHBA, emri i të cilave spikatet çdo ditë e më tepër në fushën e artit, muzikës e modës.

Stilistja Lirika Matoshi shpalosi detaje për veshjen e cila tha se bazohet në vetë kujtimet e saj të rinisë dhe e falënderoi ministren Dumoshi për pritjen dhe njohjen që po i bën punës e artit të saj. © KOHA. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 85
    Çfarë po i thotë Zoti botës përmes Coronavirusit?Kjo ishte tema e tre programeve që u regjistruan kësaj jave në valët e Radio 7. Këtu janë disa pyetje dhe përgjigje nga programet. Ju lutemi merrni kohë për të shikuar këto vargje dhe t'i lexoni ato me zë të lartë për të përfituar për veten dhe familjen tuaj. Zoti…
    Tags: të, dhe, në
  • 85
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
  • 78
    Rikthehet vëmendja te Muzeu i Nënës Terezë në Prizren, që u nis më 2010Kujtimet për Nënë Terezën parashihet të mblidhen edhe në Prizren, ku të parët e saj kanë lënë gjurmë të pashlyera brenda komunitetit. Ato do të ruhen në një ndërtesë që kishte filluar të ngrihej në vitin 2010 me buxhet të Ministrisë së Kulturës, ndërkohë që, sipas raporteve, punimet në të…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 77
    “Polip” akordohet për edicionin jubilarDashuria për letërsinë gjithmonë i ka bërë bashkë ndjekësit e festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip”. Leximi i një poezie a proze e diskutimet për letërsinë shpeshherë duke prekur edhe politikën, padrejtësitë në shoqëri, ekzilin, rolin e shkrimtarit e të ngjashme, kanë qenë shtyllat e Festivalit ndër vite. Mirëpo situata e…
    Tags: të, në, për, që, dhe
  • 75
    “Through Arts We Rise” në kohë pandemie kthen vëmendjen për të pastrehëtNë fillim të këtij viti artistja Alketa Xhafa-Mripa kishte themeluar një organizatë për të adresuar çështjet shoqërore nëpërmjet artit. E kishte titulluar “Through Arts We Rise” (Përmes artit ne lartësohemi). Këtë muaj artistja që jeton në Londër i është përveshur punës. Përmes kësaj organizate ka hapur thirrjen e parë për…
    Tags: të, që, në, për
Comments