Mirënjohja!
Kohanimët ( priftërinjtë) duhet të inspektonin lëkurën e të infektuarit për të parë nëse shpërthimi ishte në të vërtetë lebër, apo nëse ishte ndonjë sëmundje tjetër. Po kështu, kur dikush pa se lebra ishte larguar, kërkohej që të paraqitej te prifti për të marrë deklaratën e tij se personi ishte shëruar dhe vetëm atëherë lebrozi mund të fillonte proçesin e pastrimit në mënyrë që të mund të kthehej sërish në rrethin e shoqërisë. Yeshua gjithashtu u tha dhjetë lebrozëve që Ai i shëroi të shkonin dhe të paraqiteshin tek priftërinjtë (Luka 17:14). Pse ishte kaq e rëndësishme deklarata e Kohanimit ( Priftit)?
Përgjigja e thjeshtë është se Kohanimët ishin të trajnuar në dallimin e lebrës nga anomalitë e tjera të lëkurës dhe ata nuk kishin arsye për të shpallur një lebroz të shëruar kur ai nuk ishte në të vërtetë. Ata ishin thjesht ekspertë të paanshëm që do të kujdeseshin për mirëqenien e komunitetit. Megjithatë, ekziston edhe një arsye tjetër. Duhet mbajtur mend se një nga shkaqet themelore të lebrës ishte krenaria. Prandaj, një lebroz nuk ishte mësuar t’i nënshtrohej tjetrit dhe në fakt të bënte një gjë të tillë ishte kundër natyrës së tij krenare. Largimi i simptomave nuk do të thoshte domosdoshmërisht se i lebrosuri kishte ndryshuar. Për të parë nëse i ishte larguar edhe krenaria dhe nëse kishte mësuar nënshtrimin, duhej të shkonte e të paraqitej para Kohanimit dhe pastaj t’i nënshtrohej vendimit të priftit.
Në rrëfimin në lidhje me Yeshua-n dhe dhjetë lebrozët, është shumë domethënëse fakti që ndërsa të dhjetë po shkonin për tek Kohanimi, kur ai pa se edhe ishte shëruar, u ndal dhe u kthye te Yeshua, duke lavdëruar Perëndinë. Ky akt është akti i shprehjes së mirënjohjes. Zakonisht, lebra ishte një vuajtje e gjatë, dhe për këtë arsye secili prej këtyre burrave do të donin të shpalleshin të pastruar nga prifti dhe të fillonin menjëherë proçesin e pastrimit njëjavor për ta përfunduar atë dhe për t’u kthyer në shoqëri, veçanërisht në familjen e tyre. Fakti që ky u ndal dhe u kthye për të falënderuar Yeshua-n, duke lavdëruar Zotin gjatë gjithë rrugës, tregon një ndryshim domethënës tek ky njeri.
Këtë Shabat, pse të mos mendoni për njerëzit që ju kanë bekuar dhe kanë ndikuar në jetën tuaj? Lavdëroni gjithashtu Yeshua-n (Jezusin) për ta dhe telefonojini këta njerëz ose shkruani një shkrim të shkurtër (jo email) duke i falënderuar dhe duke u shprehur atyre ndjenjat tuaja.
Related Posts
- 100
- 97Jemi në luftë të vazhdueshme shpirtërore kundër Satanit. Ai përpiqet të skllavërojë trupin tonë me varësi dhe të ndryshme, mendjet tona me herezi dhe dyshime paralizuese, shpirtrat tanë me faj dhe turp. Ai kërkon të na vjedhë gëzimin, të përçajë familjet tona dhe të shkatërrojë marrëdhëniet tona me Jezu Krishtin…
- 97
- 97
- 97