Kulturë

Misioni i Rita Orës në Kosovë shpaloset me dokumentar

Historia e Antigonës, 19-vjeçares së cilës i ka vdekur babai kur ajo kishte qenë shumë e re e me pas nëna e saj u sëmur rëndë, është pjesë e dokumentarit të publikuar nga UNICEF-i në bashkëpunim me këngëtaren Rita Ora.

I realizuar nga “Soccer Aid” për UNICEF-in, dokumentari i publikuar të dielën në Angli e Skoci shpalos momente nga vizita treditore që këngëtarja ia bëri Kosovës ne prill të këtij viti në kuadër të një misioni bamirës. Antigona është një nga personazhet që këngëtarja ka takuar gjatë kësaj eksperiencë organizuar nga dega e UNICEF-it në Britani të Madhe. Antigona tregon sesi është martuar në moshën 16-vjeçare dhe tani që ka dy vajza dëshiron që ato t’i kenë mundësitë që ajo nuk i ka pasur.

Takimin me fëmijët dhe me familjet të cilat jetojnë në Kosovë, Ora e ka konsideruar si shumë të veçantë dhe një arsye më shumë për të vazhduar bashkëpunimin me UNICEF-in, të cilin ajo e ka mbështetur që nga viti 2013. Në Kosovë dokumentari s’mund të shihet i plotë, përderisa për të ajo ka folur në mediat britanike. Ajo ka treguar edhe për punën që bën Qefserja, e cila kujdeset për rreth 100 familje.

Ora e lindur në Prishtinë, bashkë me familjen, për shkak të situatës politike lanë Kosovën në vitin 1991 për t’u vendosur në Britani.

“Familja ime e ka lënë Kosovën për shkak të konfliktit dhe në kërkim të sigurisë dhe mundësive me të mira për të ardhmen. Sot është e mahnitshme ta shohësh Kosovën në paqe dhe fëmijët tani kanë një qasje më të mirë në kujdesin shëndetësor dhe në edukim”, ka thënë këngëtarja për gazetën britanike “Daily Mail”, me të cilën ka biseduar edhe për dokumentarin.

Fshati i komunitetit rom, Dubravë në Komunën e Ferizajt e po ashtu edhe një lagje rome në Fushë-Kosovë, kishin qenë disa prej stacioneve të asaj vizite. Ishte ndalur edhe në kopshtin e fëmijëve “Shtëpia magjike” në fshatin Besi të Prishtinës.

Rita Ora tash shtatë vjet është Ambasadore Nderi e Kosovës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 94
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 94
    Përveç parapagimit prej 2.5 eurosh në muaj, nga buxheti i taksapaguesve kosovarë parashihet që të ndahen në vitin pasues edhe 0.4 për qind për Radiotelevizionin e Kosovës. Kjo pasi në Projektligjin e ri, të cilin Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media e ka përcjellë të mërkurën në Qeveri,…
    Tags: të, për, dhe, në, nga, ka, që
  • 93
    Prishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
  • 92
    Fiton çmimin shkencor për “Shqipëria e rigjetur”, profesoresha italiane shprehet se është befasuar që në 1300-n Shqipëria ishte një shtet i madh në Adriatik. Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, ka qenë e entuziazmuar ditën e djeshme, pasi u shpall fituesja e çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe…
    Tags: të, në, që, për, dhe
Comments