Inkurajime

Mjaft patët frikë!

Në vitin 1938, kur Bill dhe Majlldred Dillon po lundronin për në Angli për një shërbesë, u ngrit një stuhi dhe Majlldred u frikësua.
Disa vite më parë ajo gati sa nuk humbi jetën e saj kur një tornado mori përpara qytetin e Fort Uejn në Indiana. Ajo u mbulua nga rrënojat kur një grumbull tullash ra mbi të. Jo vetëm që shpina e saj u thye, por dy vertebra u shkëputën plotësisht. Mjekët dhanë shumë pak shpresë për jetën e saj gjatë natës, por edhe nëse do të jetonte, ajo nuk do të ecte më kurrë.
Më pas, në mënyrë mahnitëse, grafitë e përgjithshme tregonin se vertebrat ishin kthyer në vendin e tyre, dhe nuk kishte më nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Megjithatë, shpina e saj e thyer kërkonte që i gjithë trupi të futej në allçi për dy muaj, dhe më pas ajo duhej të rimësonte që të ecte. Por kështu bëri, dhe 15 muaj më vonë ajo dhe Billi u nisën në lundrim për shërbesën e tyre të re jashtë vendit.
Kur u ngrit stuhia në mes të Atlantikut, Perëndia i kujtoi asaj që Ai kishte qenë me të në tornado dhe Ai ishte ende me të në këtë stuhi. Në fund, në orën 4:30 të mëngjesit ajo u ndje e sigurt për kujdesin e Perëndisë dhe në zemrën e saj u krijua një këngë që përgjatë viteve i ka sjellë siguri mijëra njerëzve:
E sigurt jam…
Në thellësinë e duarve të Tij
E mbuluar jam…
Me dashurinë e Tij përgjithmonë
Asnjë e keqe nuk më prek
Asnjë armik nuk më frikëson
Sepse Ai më mban ditë e natë
E sigurt jam…
Në thellësinë e duarve të Tij

Thonë se tre rregullat themelorë për përzgjedhjen e pasurisë së patundshme janë: vendndodhja, vendndodhja dhe vendndodhja. Nuk ka vendndodhje tjetër më të mirë gjatë rreziqeve se sa dora madhështore e Perëndisë, sepse Jezusi tha: “Askush nuk mund t’i marrë nga dora e Atit tim.” (Gjoni 10:29).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Mjaft patët frikë!Në vitin 1938, kur Bill dhe Majlldred Dillon po lundronin për në Angli për një shërbesë, u ngrit një stuhi dhe Majlldred u frikësua. Disa vite më parë ajo gati sa nuk humbi jetën e saj kur një tornado mori përpara qytetin e Fort Uejn në Indiana. Ajo u mbulua…
    Tags: në, të, më, dhe, për, nuk, ajo, që, saj, një
  • 92
    3 të vërteta kur rrethanat duken të pakuptimta!Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë. – Psalmi 34:10 Më në fund Toni mori diplomën për të cilën kishte punuar aq shumë dhe kishte gjetur dhe një punë të mirë. Por pa bërë vitin e pushuan nga…
    Tags: të, që, në, dhe, për, nuk, inkurajime
  • 92
    Kurrë nuk është tepër vonë!Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtë, që nuk kanë nevojë për pendim. Luka 15:7 A keni qenë ndonjëherë në oqean me një varkë të vogël pa…
    Tags: të, në, një, dhe, për, që, më, inkurajime
  • 92
    Gra të Mëdha ne Bibël: Besnikëri, Guxim dhe BesimBibla është e mbushur me histori të jashtëzakonshme të grave që kanë luajtur role të rëndësishme në historinë e shpëtimit. Këto gra, si Maria Magdalena, Esteri dhe Ruthi, na tregojnë fuqinë e besnikërisë dhe guximit përballë sfidave të jetës. Maria Magdalena ishte një nga dishepujt më të ngushtë të Jezusit.…
    Tags: të, dhe, në, një, për, saj, inkurajime
  • 92
    Pyetja më e rëndësishme në botë!Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia dhe mundin tim për t’i kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën; nuk kishte asnjë përfitim nën diell.- Predikuesit 2 : 11 Ajo u kurorëzua Mis Amerika në kohën që po…
    Tags: të, për, në, dhe, një, më, inkurajime
Comments