Inkurajime

Mundësia për të sjell ndryshimin

Enoku ka jetuar shumë  kohë më parë. Megjithatë ai na mëson edhe ne që jetojmë  në shekullin e 21-të. Ai ishte babai i Metuselahut, njeriut  më  të vjetër që ka jetuar ndonjëherë. Ai gjithashtu ishte edhe stërgjyshi i Noas.

Bibla na tregon se pasi Metuselahu kishte lindur, “Enoku eci me Perėndinė treqind vjet dhe pati bij e bija tė tjerė. “ Kur ai u bë 365 vjec, Enoku pati një eksperiencë unike sepse vizitoi parajsën. Bibla na thotë “Pra Enoku eci me Perėndinė, por nuk u gjend mė, sepse Perėndia e mori me vete” (Zanafilla 5:22). Dikush ka thënë  se Zoti dhe Enoku po ecnin së bashku dhe Perëndia i tha, “ E di Enok, shtëpia ime është më afër se e jotja. Pse nuk vjen në shtëpi me Mua?” Dhe ai ashtu bëri.

A e vure re? Pasi Enoku u bë baba, ai eci me Zotin. Shumë burra e jetojnë jetën e tyre duke e menduar se janë mirë pa Zotin. Papritur një  burrë  mund të gjendet përpara përgjegjësisë së rritjes së një fëmije. Kjo jetë e sapoardhur,  bëhet shtysë për një  pikë të  fortë kthese. Kështu  Perëndia kthehet në prioritet. Një baba ka mundësi të pafundme për të sjell ndryshim në jetët e fëmijëve të tij. Le të përmendim disa.

  • Së pari, si baba, ti mund të jesh aty për fëmijët e tu. Ti do të përjetosh bashkë me ta lojën e parë, ose çmimin e parë që kanë marrë në shkollë.
  • Ti mund të bësh që fëmija yt të përjetojë gjëra që paratë nuk mund t’i blejnë. Dhurimi i një kamere të shtrenjtë,  nuk zëvendëson dëshirën për të bërë një udhëtim në kopshtin zoologjik.
  • Babai mund t’i rrisë vetëvlerësimin vajzës së tij. Ndoshta nuk e ke idenë sa shumë e kërkon ajo aprovimin tënd. Ajo ka nevojë për ty, që të kuptojë kush është në të vërtetë.
  • Së katërti, ke mundësinë të dish se ç’po ndodh në mendjen e një adoleshenti. Vetëm dëgjoje kur ai dëshiron të flasë.

A ke fëmijë? Ec me Perëndinë. Kjo do të sjellë një ndryshim të madh në jetën tënde dhe në jetën e tyre.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Mundësia për të sjell ndryshimin!Enoku ka jetuar shumë  kohë më parë. Megjithatë ai na mëson edhe ne që jetojmë  në shekullin e 21-të. Ai ishte babai i Metuselahut, njeriut  më  të vjetër që ka jetuar ndonjëherë. Ai gjithashtu ishte edhe stërgjyshi i Noas. Bibla na tregon se pasi Metuselahu kishte lindur, “Enoku eci me…
    Tags: të, në, një, ai, së, enoku, për, që, inkurajime
  • 96
    Të kesh sigurinë që kishte PaliDuke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit. (Filipianët 1:6) Merr një hartë dhe mundohu të gjurmosh udhëtimet që apostulli Pal përshkroi përmes Lindjes së Mesme, e duke marrë parasysh edhe se sa e…
    Tags: të, që, ai, në, një, inkurajime
  • 95
    Të ndihmosh duke inkurajuar të tjerët!Dhe vëllezërit e atjeshëm, kur dëgjuan për ne, na dolën para deri te Fori Apian dhe te Tri Tavernat; dhe Pali, kur i pa, e falėnderoi Perėndinė dhe mori zemėr. Veprat 28:15 Bishopi Anglikan Arthur John Dain ka shkruar “Ne po jetojmë në një kohë, ku njerëzit e Perëndisë kanë…
    Tags: të, që, në, për, një, inkurajime
  • 93
    Pema e jetës!Fjalët e urta kapitulli 11, vargu 30, thotë: “Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.” Mendoj për jetën time. Unë dua që fryti i jetës sime të jetë si pema e jetës për njerëzit që më rrethojnë. Mendoj për njerëzit…
    Tags: të, që, për, në, inkurajime
  • 93
    Jezusi po ndërmjetëson për ne!Veprat e Apostujve, kapitulli 7, vargu 55: “Por ai,” Stefani, “mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë.” Cfarë skene e mrekullueshme. Ne shohim përgjatë shkrimeve, se Jezusi paraqitet i ulur në të djathtë të…
    Tags: të, në, për, që, inkurajime
Comments