LAJMET E FUNDIT

Mustafa: Avancimi i rolit të FSK-së në Ushtri është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës, posa të marrë nga Kuvendi Projektligjin me të cilin propozohet që FSK-së t’i jepet roli i ushtrisë, do ta trajtojë sipas rregullores nga Ministria e FSK-së, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Financave, në mënyrë që ai të jetë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të ketë mbështetje buxhetore.

Projektligji është propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, si Komandant Suprem i FSK-së. Për propozimin e këtij Projektligji, Kryeministri është njoftuar nga Presidenti më datë 5 mars, para se ai ta bënte publike këtë iniciativë në fjalimin e tij në Kazermën “Adem Jashari”, me rastin e Epopesë së UÇK-së.

Bazuar në Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që rezultoi nga debati për FSK-në të datës 14 shkurt të këtij viti, Kryeministri kishte kërkuar nga Ministri i FSK-së që të përgatitet Strategjia për shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, përkatësisht në ushtri, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese apo ndryshimit të Ligjit mbi FSK-në duke zhvilluar një debat të gjerë me të gjitha palët, me qytetarët, shoqërinë civile, komunitetet dhe përfaqësuesit e tyre, në mënyrë që të tejkalohen kushtëzimet dhe bllokadat që po i bëhen transformimit të FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese.

Më datë 14 shkurt 2017, Kryeministri mori letër nga Sekretari i NATO-s, Stoltenberg, në të cilën Sekretari i NATO-s shpreh falënderimet për pritjet gjatë vizitës së tij në Kosovë por edhe qëndrimet e qarta se NATO do të vazhdojë bashkëpunimin me FSK-në vetëm në mandatin ekzistues.

Në bisedën e djeshme telefonike (8 mars 2017) Sekretari i NATO-s, Stoltenberg ka kërkuar nga Kryeministri që të rishqyrtohet ndryshimi i mandatit të FSK-së përmes ligjit, për çfarë shprehin shqetësime anëtarët e Aleancës Veriatlantike. Qëndrime të ngjashme, Kryeministri ka marrë këtë javë edhe nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri vlerëson se themelimi i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të mbetet peng i Serbisë, përkatësisht Beogradit. Avancimi i rolit të FSK-së në Ushtri është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përcaktuar që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj, në suaza të hapësirës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në mbështetje dhe bashkërenditje me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n./Zeri/

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 72
    Në mbrojtje të profesorit universitar Arben Hajrullahu sot, përmes një letre mbështetëse për të, kanë dalë udhëheqës të disa OJQ-ve, profesorë Universiteti e intelektualë të vendit. Ata, në një letër të hapur dërguar MAShT, Këshillit Drejtues dhe Senatit të UP-së, kanë kundërshtuar arsyet e dhëna për anulimin e konkursit ku…
    Tags: të, në
  • 70
    Kroacia ka shprehur gatishmërinë e saj për të mbështetur Kosovën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që do të mbahet në Gjeorgji. Kjo i është konfirmuar delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryetari Elmi Reçica, në përbërje të të cilit janë edhe Blerta…
    Tags: të, në
  • 70
    Era Jashari, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë së Kosovës, tha se sipas statistikave nga Banka Qendrore e Kosovës, investimet e Shqipërisë në Kosovë në vitin 2016 ishin 28.6 milionë euro (12% e totalit), nga 40.1 milionë euro në 2015-n. Në total, investimet kumulative nga Shqipëria në Kosovë, nga viti 2007…
    Tags: në, të, nga
  • 70
    Ligji i punës në Kosovë ndonëse i miratuar shtatë vite më parë nuk ka arritur të gjejë zbatim të duhur, në veçanti në sektorin privat. Mungesa e kontratave të punës, orari i stërzgjatur i punës, pushimi i lehonisë, pagesa jo e rregullt, janë vetëm disa nga shkeljet që punëdhënësit në…
    Tags: të, në
  • 70
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka ftuar për të hënën mbledhjen e Kryesisë, në të cilën pritet të caktohet rendi i ditës dhe dita e mbajtjes së seancës së radhës të legjislativit. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare është thirrur për orën 11, ndërsa do të…
    Tags: të, së, në, nga
Comments