Kulturë

Muzeu i Bernës heton origjinën e veprave që iu dhuruan

Bernë, 7 janar – Muzeu i Arteve të Bukura në Bernë ka nisur hetimet për origjinën e veprave më të rëndësishme që i janë dhuruar nga një koleksionist, e po ashtu edhe për mënyrën se si ato kanë arritur të jenë në koleksionin e tij.

Kur zvicerano-braziliani i famshëm, Georges F. Keller, filloi t’i dhuronte këtij muzeu piktura nga mjeshtër të tillë si Henri Matisse dhe Salvador Dali, ai njihej si tregtar i respektuar i artit.

Keller ia dhuroi 116 vepra muzeut, duke përfshirë “Bluzën blu” të Matisse (1936), mes viteve 1950 dhe 1981, kur ai vdiq.

Vitin e kaluar, megjithatë, një hulumtues i muzeut gjeti një dokument arkivor, i cili sugjeron lidhje mes Kellerit dhe nazistëve.

“Është përgjegjësia jonë të hetojmë me saktësi dhe të verifikojmë edhe një herë se si këto vepra që na i dhuroi Georges F. Keller, në një mënyrë shumë bujare, kanë arritur të jenë në koleksionin e tij”, ka thënë Nina Zimmer, drejtoreshë e Muzeut të Arteve të Bukura në Bernë.

Sipas dokumenteve arkivore të botuara nga Biblioteka Frick e Referencës së Artit, Keller kishte qenë partner biznesi me Etienne Bignou, një francez që tregtonte vepra arti me gjermanët në Parisin e pushtuar nga nazistët.

Keller dhe Bignou punuan së bashku në Paris në galerinë Georges Petitit, e cila specializohej në veprat impresioniste derisa u mbyll në vitin 1933.

Bignou më pas ngriti galerinë e tij në kryeqytetin francez me Kellerin si partner, i cili gjithashtu kishte kombësinë franceze.

Sipas dokumenteve, Keller më vonë u bë drejtor i degës së New Yorkut në galerinë Bignou.

Për Muzeun e Bernës, dhurimet me lidhje të mundshme me nazistët nuk janë gjë e re. Në një rast tjetër të ngjashëm, muzeu u përpoq t’ua kthente thesaret pronarëve të tyre të ligjshëm/ AFP/”Koha Ditore”

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 89
    Vendi i vogël i Ballkanit padrejtësisht nënvlerësohet. Ai ka natyrë grandioze, njerëz mikpritës dhe kulturë mahnitëse. [Ky shkrim u botua në numrin më të ri të revistës zvicerane «Weltwoche»]. Së fundi, në një ndejë, ia nisa muhabetit me një të panjohur. Kur i tregova se kam qenë për pushime në…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 86
    Krishtlindja është si një festë e shenjtë fetare dhe një fenomen global kulturor dhe komercial. Për dy mijëvjeçarë, njerëzit në mbarë botën e kanë vëzhguar atë me tradita dhe praktika të cilat janë të natyrës fetare dhe sekulare. Të krishterët festojnë Ditën e Krishtlindjeve si përvjetorin e lindjes së Jezusit…
    Tags: të, në, dhe, një
  • 85
    Pastor Femi Cakolli Kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Në judaizëm Pashka nënkupton  kalimin. Fjala hebreje pashcah dmth. kalim, kursim. Me të kalue ty! Me të kursye ty! Me kalue prej skllavërisë në liri; prej territ në dritë; prej fiseve në një komb; me e kalua vetveten, shkretëtirën dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 82
    “Ndoshta shqiptarët në mesjetën e hershme mund të kenë humbur shumë tokë te serbët, ato nuk ishin aspak një popull që po shuhej. Që nga fundi i shekullit të 13 ata nisën një sulm drejt veriut në Selanik, Epir dhe Greqi, që nga fundi i shekullit të 17 një sulm…
    Tags: të, në, një
  • 82
    Që nga 17 shkurti i këtij viti kur edhe Kosova shënoi ditëlindjen e saj të dhjetë, Muzeun e Kosovës e kanë vizituar mbi 7 mijë vizitorë, ku një numër i konsiderueshëm prej tyre janë turistë të huaj. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj në…
    Tags: të, në, dhe, që
Comments