Kulturë

Muzeu që ruan kristalet e bukura të Kosovës

Rrugës që të dërgon për në Shalë të Bajgores, afër Minierës së “Trepçës”, në Stantërg të Mitrovicës gjendet ndërtesa e Muzeut të Kristaleve dhe Mineraleve të Kosovës – “Trepça”, ku ruhen, mbrohen e ekspozohen kristalet dhe mineralet e nxjerra nga nëntoka e Kosovës, jo vetëm në Komunën e Mitrovicës, të cilat kanë vlerë të lartë muzeore e monetare dhe janë të papërsëritshme diku në botë. Ky muze hap dyert për vizitorë çdo ditë pune, shkruan Gazeta Zëri. 

Mbi 2 mijë eksponate para vizitorëve

I themeluar në vitin 1964, ky muze ka për qëllim promovimin e ruajtjen e kristaleve të bukura e të vlefshme të Kosovës. Që nga viti 2012 me fonde të Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndërtuar objekti i ri e modern i këtij muzeu.

Për gazetën “Zëri” Ibrahim Musa, ciceron në këtë muze, ka treguar se aty për vizitorë ekspozohen rreth 2 mijë eksponate.

“Këtu në këtë muze i kemi mbi 2 mijë eksponate, ku më shumë se 90% nga to janë kristale dhe minerale nga Miniera e ‘Trepçës’. Gjithashtu këtu ruhen edhe eksponatet të cilat i kemi shkëmbyer me shtetet e tjera në të kaluarën. Me Indinë, Kinën, Brazilin, Japoninë e vende të tjera. Pra përpara kanë ndodhur këso shkëmbime mes shtetesh. Kohët e fundit kemi filluar të mbledhim edhe eksponate të tjera, të rajonit të Kosovës, për shkak se siç e dimë nëpër Kosovë ka edhe minerale në rajonet e tjera”, ka bërë të ditur Musa.

Sipas Musës, këto kristale që kanë zënë vend në hapësirat e këtij muzeu dhe kanë filluar të grumbullohen rreth gjashtë dekada më parë përveç vlerës muzeore që kanë ato gjithashtu kanë edhe vlerë monetare.

“Këto eksponate kanë filluar të mblidhen që nga viti 1960 e deri në ditët tona. Kristalet që ruhen në muzeun tonë kanë vlerë të lartë edhe monetare, edhe muzeore për shkak të karakteristikave, formave e përmbajtjes”, tregon ciceroni Musa.

“Çikagoja” e “Trepçës”

Në hyrje të ndërtesës së këtij muzeu të gjithë vizitorët kanë mundësi të shohin një blogdiagram ku paraqitet në 3D e gjithë Miniera e “Trepçës”.

E veçanta e tij është se ky blogdiaram është punuar nga gjeologët e “Trepçës” rreth 40 vjet më parë dhe përmes tij vizitorëve të muzeut u paraqitet e vizualizuar mënyra sesi është e ndërtuar Miniera e “Trepçës” nga brenda

. “Ky blogdiagram është punuar rreth 40 vjet përpara nga gjeologët e ‘Trepçës’ dhe e prezanton minierën ‘Trepça’ në 3D. Në të janë të paraqitura të gjitha elementet, trupat xeherorë, shkëmbinjtë rrethues, korridoret, vendpunishtet etj. Mendohet se brenda në minierë janë hapur rreth 200 km rrugë e korridore ku minatorët punojnë. Përndryshe, miniera ka 11 kate, ose siç i quajmë ne horizonte. Deri më tani deri në 800 metra thellësi është e hapur dhe përmes këtij blogdiagrami ne kemi mundësi t’ua ilustrojmë të gjithë vizitorëve se si duket dhe si funksionon kjo minierë”, ka sqaruar Musa për “Zërin”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Në duart e Nënës Tereze kam përjetuar dhe shprehur bashkëpunimin mes Zotit dhe njeriut”. Don Lush GJERGJI Kaluan- të mos them, “fluturuan” dymbëdhjetë vite nga kalimi në amshim i Mikut, Vëllait, Krijuesit, Skulptorit, Artistit të mirënjohur dhe të dashur, prof. AsimLokaj. Kujtimi për të, zgjon në mua shumë ndjenja, përjetime,…
    Tags: dhe, të, në
  • 94
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 94
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 94
    Kuvendi i Kosovës ka hapur sot dyert për të pritur diasporën në një seancë pune. Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat…
    Tags: të, në, dhe
  • 93
    Iniciativa qytetare me projektin Parku Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, e cila ka nisur këtë vit edicionin e dytë të aktiviteteve kulturore, me synim edukimin dhe inspirimin e komunitetit përmes shfaqjeve filmike, muzikore dhe arteve tjera, ka të planifikuar një vikend mjaft intensiv programatik. Të përkrahur nga Culture for Change…
    Tags: të, në, dhe
Comments