Kulturë

Muzika shëron mendjen

Bashkëshorti i Carol Rosenstein’s, Irvin, u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2006.  Tre vite më vonë ai u diagnostikua edhe me dementia. Duke qenë se sëmundja përparonte, Irvini kishte luhatje të vazhdueshme të humorit dhe  gjendjes së tij të përgjithshme . Mjekimet bënin që ai të kishte haluçinacione. Teksa gjëndja përkeqësohej, çifti u gjend  gjithmonë e më i izoluar nga miqtë.  Carol thotë se po shihte se si bashkëshorti i saj vetëm humbiste ditë pas dite më shumë.  Ajo është shprehur: “Kur një sëmundje e tmerrshme vjen në një familje, edhe miqtë më të afërt nuk dinë se çfarë të thonë.  Të duket sikur je me lebër, sepse njerëzit nuk duan më të afrohen.

Irvini ishte duke kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe nuk po reagonte mirë ndaj mjekimeve që kishta marrë. Në këtë moment ndodhi diçka e mrekullueshme. Gruaja e tij dëgjoi që ai po luante në piano. Irvini kishte luajtur në saksofon dhe në piano të gjithë jetën e tij. Por ishte hera e parë që ajo e dëgjonte të luante prej 8 vitesh, që në kohën kur ai ishte diagnostikuar me këto sëmundje. Carol vuri re se pas kësaj, ai dukej më i vetëdijshëm, përgjigjej më mirë, ishte më energjik dhe komunikonte më shumë. Duket se muzika e ripërtëriu atë.

Carol kontaktoi një doktor dhe I tregoi atij se çpondodhte. Mjeku i sqaroi se muzika që luante ndikonte që të ndryshonte proçeset kimike që ndodhnin në trurin e tij.Të luante në piano, e ndihmonte atë që të çlironte më shumë dopaminë dhe kjo po i  vlente shumë.  Bashkëshortja e tij e kuptoi se nuk kishte mjekime që ishin aq të fuqishme sa ç’ishte muzika.  Kjo përvojë e shtyu Carol të niste krijimin e  një bande muzikore për Irvinin dhe për njerëz të tjerë me probleme neurodegjenerative.

Ajo është shprehur :“ Ne kishim nevojë për disa kolegë muzikantë, në mënyrë që të mund të luanim muzikë të gjithë se bashku. Ata janë argëtuar shumë  dhe janë socializuar me njëri tjetrin. Njerëzit erdhën menjëherë dhe donin të përfshiheshin. Ne vetëm e çuam përpara këtë nismë.” Që në vitin 2014, organizata e saj jopërfituese  Music Mends Minds, ka krijuar 20 grupe muzikore në vende të ndryshme që kanë përmirësuar cilësinë e jetës për më shumë se 200 njerëz.

Pjestarët e këtyre grupeve muzikore praktikohen 1 ose 2 herë në javë.  Ata mblidhen në një vend që është i sigurtë për pacientët, për kujdestarët e tyre, për anëtarët e familjes dhe për të gjithë publikun që vjen në shfaqje dhe ndjen magjinë e muzikës që u ndryshon humorin. Të gjithë ndihen më mirë pas shfaqjes. Gjithashtu organizohen koncerte disa herë në vit ku mblidhen të gjitha bandat muzikore. Ky koncert u sjell shumë kënaqësi muzikantëve dhe këngëtarëve që marrin pjesë dhe u ofron atyre mundësinë që të shkëlqejnë sërish. Përmes këtij projekti janë takuar njerëz që ndiheshin të humbur dhe kanë jetuar pa muzikën.

Njerëzit që vuajnë nga dementia kuptojnë se atë që mund të bënin dje e kanë shumë të vështirë ta bëjnë sot.  Dhe kjo që në gjërat më të thjeshta, siç mund të jetë formulimi i dëshirave të tyre. Ata kanë shumë probleme me gjuhën dhe fjalori që kanë zotëruar më parë nuk është më i njëjti  për ta dhe kjo i bën të ndihen shumë të irrituar.  Aftësitë e tyre për të njohur bien. Po ashtu edhe aftësitë për të komunikuar. Realiteti nuk është  bukur dhe personat që janë afër tyre mund të ndihen shumë të lënduar. Por për t’i ndihmuar ata duhet që familjarët të jenë të fortë dhe të bëjnë çdo ditë të vlefshme. Shkenca sot tregon se të luash në instrument është një ushtrim i mirëfilltë që i jep shumë përfitime trurit.  Deri sa studimet të mund të arrijnë të nxjerrin një kurë për këtë problem, mjekimi natyror është që të luajnë muzikë. Carol ka shtuar se të jetosh me një bashkëshort që vuan nga dementia është një udhëtim i vështirë. Vetmia bëhet shumë prezente  në një shtëpi kur dikush ka një sëmundje neurodegjenerative. Ndaj është e rëndësishme që edhe personat që kujdesen për ta të mund të socializohen dhe të krijojnë miqësi të reja. Është bekim kur  ne duam njëri- tjetrin dhe ndajmë vështirësitë së bashku.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    “Unë jam Anemone” edhe në skenë thyen heshtjen për dramën e luftësGjashtë karrige të vendosura në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, të hënën prisnin që aktorët Albulena Kryeziu - Bokshi, Anisa Ismajli, Edona Reshitaj, Rebeka Qena, Shengyl Ismaili dhe Ylber Bardhi të zinin vend në to. Detyra e tyre ishte jo fort e lehtë: të përcillnin zërin e të mbijetuarve…
    Tags: të, në, që, dhe, më
  • 95
    Mesazh i festës së Pashkës “Unë jam Ringjallja dhe Jeta”Pastor Femi Cakolli Kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Në judaizëm Pashka nënkupton  kalimin. Fjala hebreje pashcah dmth. kalim, kursim. Me të kalue ty! Me të kursye ty! Me kalue prej skllavërisë në liri; prej territ në dritë; prej fiseve në një komb; me e kalua vetveten, shkretëtirën dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 93
    Libri i Librave: BiblaNë Ditën Ndërkombëtare të Librit nuk mund të mos përmendnim Librin e Librave: Biblën. Deri më sot mbetet libri më i shitur në të gjithë botën i të gjitha kohërave me një shifër rekord që shkon në 5 miliardë kopje. Ja disa fakte interesante që vlen ti përmendim: Çdo vit…
    Tags: të, në, më, që, dhe
  • 93
    Shqiptarët në Nju Jork ruajnë traditat nga vendi i origjinës përmes këngës e folkloritEdhe pse larg vendlindjes, komuniteti shqiptar në Nju Jork ruan me zili vlerat e kombit. Dëshmi për këtë është festivali shqiptar në këtë qytet amerikan, që çdo vit për gati tre dekada sjell këngë e valle folklorike. Festivali i 29 shqiptar në Nju Jork, solli program të pasur kulturor. Ky…
    Tags: të, në, që, dhe
  • 93
    Arjeta Dhima, ventrilokuistja e parë shqiptare befason SHBA-tëAjo është ventrilokuistja e parë në Shqipëri. Në fakt, në të gjithë globin janë shumë pak ventrilokë që kanë aftësinë të ushtrojnë këtë art, që është po aq i lashtë sa dhe Greqia Antike. Artistja që e do fort punën e saj është jo vetëm profesioniste në atë që bën,…
    Tags: të, në, dhe, që
Comments