Uncategorised

Myshketa: Tinka Kurti do të jetë pjesë e shfaqjes operistike “Carmen”

Shfaqja operistike “Carmen”, që do të ngjitet me premierë në Tiranë, me regji të Gëzim Myshketës, ka të përfshirë edhe aktoren e madhe shqiptare Tinka Kurti, shkruan KultPlus.

Mirëpo,pas disa problemeve shëndetësore të aktores Kurti, e cila tashmë është e shtrirë edhe në spital, kjo shfaqje gjithsesi do të ketë të përfshirë aktoren në këtë premierë, pikërisht më 30 janar.

Regjizori i veprës Gëzim Myshketa ka thënë për KultPlus se roli i aktores së madhe që në krye të herës ka qënë i konceptuar në disa extracte audio dhe video tashmë të realizuara.

“Kjo ide ishte e tillë, sepse pata menduar të realizoj një version për të mos ta munduar çdo natë të shfaqjeve artisten e madhe”, ka thënë ai, duke potencuar se gjëja më e rëndësishme mbetet rehabilitimi i plotë i shëndetit të artistes me të cilën është në kontakt të vazdueshëm nëpërmjet vizitave dhe telefonatave te përditshme.

“Dëshiroj të falenderoj ekipin e mrekullueshëm të spitalit Amerikan dhe doktor Adrian Jorgji në veçanti për dedikimin e veçantë si dhe shpresoj dhe uroj që Tinkën Kombëtare ta kemi në sallë në ditën e premierës”, ka thënë ai.

I pyetur për vijimin e provave, Myshketa shprehet se po bëhet një punë gjigante e drejtuar nga Zana Çela dhe bashkëpunëtorët e saj të cilët i falenderon pa masë.

“Carmen” vjen me regji të baritonit të njohur shqiptar Gëzim Myshketa e nën dirigjimin e Ricardo Casero. Kjo operë që vjen premierë më 30 janar, sjellë në skenë aktoren Tinka Kurti, pastaj i ftuari special, koreografi me famë ndërkombëtare Gheorghe Iancu, të ftuar special janë edhe balerinët: Anbeta Toromani dhe Alesandro Macario ndërsa Carmen vjen nën interpretimin e Vikena Kamenica dhe Ivana Hoxha.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ekipi i Kultplusit është zhvendosur sonte në Hamam Bar për ti dhuruar Prishtinës një mbrëmje të poezisë, të rrethuar nga miq dhe nga shkrimtarë të cilët tash kanë një bagazh të madh letrar prapa vetes, duke mos harruar edhe shkrimtarët e rinj dhe duke ju dhuruar forcë dhe stimulim. “Ne…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike alarmon për nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë e veçmas në Prishtinë. Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej. Sipas të dhënave të…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Zoti si Bariu i Madh, gjithnjë kërkon delen e humbur; Si Zoti i shtëpisë, është në kërkim të monedhës së humbur; Ndërsa si një At, Ai pret dhe nuk kërkon asgjë… Sigurisht, nga pozicioni i Atit, Ai i njeh të gjithë bijtë e Tij. Durimi i Tij pret, ndërsa hiri…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Gjatë ditës se sotme deputetët bashkë me ministrin e Inovacionit, Besim Beqaj kanë zhvilluar një takim në Senat me përfaqësues të lartë të Senatit dhe të Shteteve nga Evropa Juglindore, në të cilin takim është diskutuar lidhur me sfidat e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe thellimin e bashkëpunimit me Senatin…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
Comments