Kulturë

Ndahen çmimet e edicionit të dytë të konkursit poetik ‘KultStrofa’

Ekipi i Kultplusit është zhvendosur sonte në Hamam Bar për ti dhuruar Prishtinës një mbrëmje të poezisë, të rrethuar nga miq dhe nga shkrimtarë të cilët tash kanë një bagazh të madh letrar prapa vetes, duke mos harruar edhe shkrimtarët e rinj dhe duke ju dhuruar forcë dhe stimulim.

“Ne nuk e kemi pasur të përditshme postimin e poezisë dhe herën e parë kur kemi vendosur postimin e poezisë, ka qenë e rrezikshme, mirëpo ka dalë që poezia po pëlqehet dhe prej një poezie në ditë që e kemi pasur fillimisht, kemi vendosur që t’i postojmë dy deri në tri poezi gjatë ditës”, u shpreh Arbër Selmani, redaktor në KultPlus dhe moderator i natës letrare.

Kështu vargjet filluan të lundronin përreth të pranishmëve, në edicionin e dytë të konkursit të poezisë KULTSTROFA. Para shikuesve fillimisht jehuan vargjet e poezisë “Letër engjëllit tim mbrojtës” nga Ragip Syla duke dëshmuar forcën poetike të këtij konkursi. Sylaj ishte fitues i edicionit të parë të natës letrare të ‘Kultstrofës’.

Poezitë vazhduan njëra pas tjetrës duke bashkuar kështu poetët nga treva të ndryshme shqiptare dhe duke sjellë fjalë të shqiptuara në dialektin gegë por edhe toskë, madje edhe fjalë të vjetra të ruajtura nga shqiptarët të cilët jetojnë në mërgim, shkrimtarë të cilët përmes poezive rikthehen në vendlindjen e tyre.

Sibel Halimi u radhit në vendin e tretë në këtë edicion me “Vdekje e bardhë”, ndërsa Adem Gashi u radhit i dyti me poezinë “U dogj filmi”.

Emin Emini, Shkumbin Haxha, Sibel Halimi, Adem Gashi, Brikenë Ceraja Beka, Arlinda Guma, Manjola Brahaj, Liridon Mulaj, Erlind Sulko dhe Arjola Zadrima ishin dhjetëshja më e mirë e këtij edicioni.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Shfaqja operistike “Carmen”, që do të ngjitet me premierë në Tiranë, me regji të Gëzim Myshketës, ka të përfshirë edhe aktoren e madhe shqiptare Tinka Kurti, shkruan KultPlus. Mirëpo,pas disa problemeve shëndetësore të aktores Kurti, e cila tashmë është e shtrirë edhe në spital, kjo shfaqje gjithsesi do të ketë…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Gjatë ditës se sotme deputetët bashkë me ministrin e Inovacionit, Besim Beqaj kanë zhvilluar një takim në Senat me përfaqësues të lartë të Senatit dhe të Shteteve nga Evropa Juglindore, në të cilin takim është diskutuar lidhur me sfidat e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe thellimin e bashkëpunimit me Senatin…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike alarmon për nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë e veçmas në Prishtinë. Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej. Sipas të dhënave të…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Zoti si Bariu i Madh, gjithnjë kërkon delen e humbur; Si Zoti i shtëpisë, është në kërkim të monedhës së humbur; Ndërsa si një At, Ai pret dhe nuk kërkon asgjë… Sigurisht, nga pozicioni i Atit, Ai i njeh të gjithë bijtë e Tij. Durimi i Tij pret, ndërsa hiri…
    Tags: të, në, dhe
Comments