Inkurajime

Ndalni dhe shihini njerëzit ashtu siç janë në të vërtetë!

Në Indinë jugore në vitin 1940 një djalosh nga fshati rreth dymbëdhjetë vjeç po ndihmonte Dr. Margaret Brand, okuliste misionare, teksa bënte operacionin e kataraktit.

Rezultoi që një nga pacientët ishte vetë nëna e djalit, e cila ishte verbuar para se djali i saj të lindte. Ajo nuk e kishte parë kurrë djalin. Dr. Brand shkruan: “Në ditën e dhjetë [pas operacionit] ndihmësi im i ri po kërcente lart e poshtë me ngazëllim, duke thënë: “Mami, a mund të më shohësh tani?”

Pasi nëna vuri syzet e saj të reja, iu deshën disa minuta që të kuptonte se mund të shihte përsëri. “E vështroi djalin e saj për një kohë të gjatë, dhe më pas, duke buzëqeshur, tha: “Biri im, gjithë këto vite mendoja se të njihja, por sot po të shoh siç je në të vërtetë.”

“Shumë herë e mendoj se e njoh dikë,” shkruan Dr. Brand:

Mendimi që krijoj për të  nuk është gjithmonë pozitiv. Por  Zoti më ndalon duke më thënë: “Prit një minutë. Më lejo të të  tregoj se si e shoh Unë atë person.”

Të gjithë jemi pak të verbër kur bëhet fjalë për të gjykuar njerëzit. Ashtu si nëna, e cila për dymbëdhjetë vjet mund të gjykonte se si dukej djali i saj vetëm duke e prekur, ne i gjykojmë njerëzit nga përvoja që kemi përjetuar kur jemi përplasur me ashpërsinë e tyre. Për shembull, ndoshta burri ju ka kritikuar  këtë mëngjes dhe mendja ju shkoi se mbase ai ishte i pakënaqur me ndonjë gjë që kishit bërë. Por nëse do të kishit parë më thellë, do ta kishit vënë re  se ai ishte shumë  i shqetësuar për punën e tij.

Psalmisti një herë u lut: “O Zot, Perëndia im, ndriço sytë e mi,” (Psalmi 13:3). Ne kemi nevojë për ndihmën e Perëndisë për t’i parë njerëzit ashtu siç janë në të vërtetë.

Për personin që të irriton—kërkoji Perëndisë sot, t’u bëjë një operacion hyjnor syve të tu, në mënyrë që ta shohësh atë siç e sheh Perëndia.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Ne duhet t’i bindemi Perëndisë dhe jo njeriutVeprat e Apostujve 5:29: “Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: “Duhet t’i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.” Oh, unë dua që kjo lutje të jetë komenti i jetës sime. Do ta thosha si inkurajim: Le të jetë kjo lutje, komenti i jetës suaj, le të jetë ajo që na…
    Tags: të, që, për, në, mesazh, inkurajime
  • 95
    Përse pyesim “Përse?”…”Zot, unë besoj; ndihmo mosbesimin tim.” – Marku 9:24 A e keni gjetur ndonjëherë veten në një situatë tragjike dhe keni pyetur Perëndinë: “Përse? Pse po më ndodh kjo mua?” Për një moment, le të imagjinojmë që Perëndia iu përgjigj kësaj pyetjeje. A do të ndryshonte ndonjë gjë shpjegimi i Tij?…
    Tags: të, më, për, që, në, mesazh, inkurajime
  • 95
    Rruga për një jetë të lirë dhe të pastër!Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. – 1 e Gjonit 1:9 Para se Hollywoodi të xhirojë një film, ka shumë punë që duhen bërë përpara se kamerat të filmojnë. Duhet të ndizen dritat, të…
    Tags: të, për, në, që, një, mesazh, inkurajime
  • 95
    Zoti mund të të mbajë edhe me pak se sa të sigurojë më shumë!Në pjesën e Torahut të kësaj jave, njeriu mëson një parim shumë të rëndësishëm. A keni qenë ndonjëherë në nevojë dhe a jeni lutur që Zoti ta shumëfishonte atë që keni dhe të plotësonte nevojën tuaj? Ka shumë shembuj të kësaj që po themi në Shkrim. Një nga të preferuarat…
    Tags: të, një, në, që, më, për, se, mesazh, inkurajime
  • 94
    Udhëheqje frymërore!Gratë më pyesin vazhdimisht “ Si t’ia bëj që burri im të kuptojë përgjegjësinë për të udhëhequr frymërisht familjen tonë?  Tani dua t’u flas pak burrave. Të udhëheqësh nuk do të thotë vetëm t’u lexosh fëmijëve historitë e Biblës. Mësimi dhe lutja bashkë me ta është një pjesë e rëndësishme,…
    Tags: të, për, se, në, që, mesazh, inkurajime
Comments