Inkurajime

Ndaluni dhe sodisni bukurinë e Zotit!

Mjekja misionare Margaret Brand shkroi për kohën kur djali i saj i vogël, Kristoferi, kishte shkuar të luante lart në kodër në Indi, kur dielli po perëndonte. “Erdhi me vrap shumë  i emocionuar. [Ai] më kapi dorën, – tregon ajo, – dhe u përpoq të më tërhiqte jashtë ndërsa më thoshte: ‘Eja të shohësh qiellin. Është jashtëzakonisht i bukur!’

“Nuk e di se nga  e kishte mësuar atë fjalë të gjatë, por e shqiptoi shumë saktë,” komenton ajo, “fjalë e cila ka mbetur në mendjen time që atëherë.”

Vërtet Zoti e ka krijuar botën jashtëzakonisht të bukur.

Mendoni për jetën tuaj për një moment. Me çfarë bukurie të jashtëzakonshme ju ka bekuar Zoti atje ku jetoni? Me diçka të thjeshtë siç është trëndafili mahnitës? Apo me ndonjë rrufe spektakolare? Apo  me ndonjë fëmijë të dashur dhe të qeshur?

Ndoshta duhet të shikoni më thellë për të parë bukuritë me të cilat Zoti ju ka bekuar. Mbase  Perëndia ju ka bekuar me shërimin e bashkëshortit tuaj nga një sëmundje e rëndë, duke ju dhënë kështu edhe më shumë vite të mrekullueshme së bashku. Ndoshta bukuri e jashtëzakonshme për ty është të hash ushqimin tënd të preferuar, jo vetëm ushqim sa për të jetuar. Dua të them, a e keni falenderuar ndonjëherë Zotin për çokollatën?

Profeti Isaia , në Dhiatën e Vjetër profetizoi  rreth 700 vjet përpara se Jezusi të lindte se Ai një ditë do të vinte në tokë për të…

ngushëlluar të tërë ata që pikëllohen…,

për t’u dhënë atyre një diademë

në vend të hirit,

vaji i gëzimit

në vend të zisë,

mantelin e lavdërimit

në vend të një fryme të ligështuar. (Isaia 61:2-3)

Merrni një moment tani dhe falenderojeni Zotin për një bukuri specifike me të cilën Ai ju ka bekuar – bukuri të jashtëzakonshme, ndoshta – mbi dhe përtej çdo gjëje që keni pritur ndonjëherë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Duke bërë të mirën…..Të korrat po vijnë! Prandaj, kur ndiheni të lodhur, kërkoni nga Zoti forcën për të vazhduar. Galatasve 6:9-10 Ka të paktën dy lloje pritjesh. Nganjëherë ne presim në mënyrë pasive – ndërsa jemi në makinë, në telefon ose në një radhë në aeroport. Por mund të presim edhe aktivisht –…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 100
    Premtimi më i bukur!Romakëve 8:28 është një nga vargjet më madhështorë në të gjithë Shkrimin. Është mahnitës në madhështinë e tij, në bujarinë dhe gjithëpërfshirjen e madhësisë së tij. Nga ky premtim i mrekullueshëm, e dimë se Perëndia po bën që të gjitha rrethanat tona të bashkëveprojnë për të mirën tonë—”të mirën e atyre…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 100
    Pse martesa duhet të ketë përparësi mbi çdo marrëdhënie tjetër?Në një kohë kur shifrat e divorceve po rriten,  kur familjet me një prind, sidomos me nëna të vetme edhe në Shqipëri janë rritur, java e martesës vjen si inkurajim dhe shërbim për të gjithë shoqërinë. Java e Martesës është shtrirë në katër kontinente dhe Shqipëria është një nga 25…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 97
    Prangat u thyen!Në këtë stinë, festojmë faktin që Zoti dërgoi Birin e Tij nga parajsa për të na shpëtuar nga mëkati ynë. Por Jezusi erdhi jo vetëm për të fshirë mëkatet tona, por edhe për të shkatërruar veprën e Satanit. Lexoni 1 Gjonit 3:8. Këto dy qëllime të ardhjes së Jezusit në…
    Tags: të, në, për, inkurajime
  • 97
    BESIM I SPROVUARNë Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën  e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një…
    Tags: të, në, inkurajime
Comments