Kulturë

Ndërtesa e ish-burgut të Prishtinës pritet të shndërrohet në muze

Nga sot edhe zyrtarisht nis projekti i shndërrimit të ndërtesës së ish-burgut të Prishtinës në muze, bën të ditur MKRS-ja përmes faqes së saj në Facebook.

Si hap të parë, ministrja Vlora Dumoshi nënshkroi vendimin për formimin e grupit punues që do të hartojë Konceptin për Projektin e Ndërtesës së ish-burgut të Prishtinës me destinim muze, të cilin koncept do t’ia paraqesë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tutje bëhet e ditur se grupi punues me vendim të ministres do të ketë këtë përbërje:

Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë në rolin e kryesueses;

Ndërkaq në rolin e anëtarëve:

Profesor Luan Mulliqi, anëtar korrespodent i Akademisë;

Bislim Zogaj, drejtor i AMKMK-së;

Xhavit Loshaj, këshilltar i Ministrit të Drejtësisë;

Hydajet Hyseni, Kryetar i Shoqatës së Burgosurve Politik të Kosovës;

Meriman Braha, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës;

Fikrije Berisha, zyrtare e Agjencisë së Arkivave të Kosovës dhe

Dr. Hagji Ademi, Instituti i Historisë dhe

Ajshe Kamberi, MPB.

“Ky vendim shënon hapin e parë konkret drejt shndërrimit të objektit të ish-burgut të Prishtinës në muze dhe është një akt i ndërmarrë nga ministrja Dumoshi konform programit të Qeverisë Hoti. Ndërtesa në të ardhmen do të menaxhohet dhe administrohet nga MKRS-ja me funksionin muze”, thuhet në njoftim.

Dumoshi tha se ky vendim është marrë duke pasur në konsideratë ndjeshmërinë e çështjes, kompleksitetin e ndërtesës, duke përfshirë edhe aspektin shoqëror dhe historik.

“Shndërrimi i ndërtesës së ish Burgut të Prishtinës me destinim Muze shënon një hap të rëndësishëm për dokumentimin e së kaluarës tonë, krijimin e një hapësire të përshtatshme dhe të nevojshme për të institucionalizuar përjetimet e të burgosurve shqiptarë të Kosovës nën regjimin jugosllav e më pas atë serb. Muzeu i cili do të jetë si rezultat final nga vendimi i sotëm, do të shërbejë si një kujtesë e sakrificës që kanë bërë shqiptarët e Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë”, u shpreh Dumoshi. © KOHA. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
  • 97
    Me “besa-besë” para 121 vitesh filloi punimet Lidhja e PejësNë fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Territori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar…
    Tags: të, në
  • 94
    Filarmonia e Kosovës sjell “Simfoninë Nr. 9” të BeethovenitPër herë të parë, Filarmonia e Kosovës do ta interpretojë në tërësi Simfoninë e 9-të të Beethovenit, që njihet si një nga veprat më kërkuese të literaturës së muzikës klasike. Kjo vepër do të interpretohet në ambient të hapur, në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet. Koncerti i cili shënon edhe përfundimin…
    Tags: të, në, së
  • 94
    Politizimi i bordeve në Kosovë çon ndërmarrjet drejt falimentimitPolitizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
  • 94
    Dy karrige edhe sot mbetën bosh!Mësues me gjithnjë e më pak nxënës! Fenomeni i migrimit ka prekur ndërkohë sistemin arsimor në Kosovë. Por dëmtimi i arsimit pengon transformimin e Kosovës, ngrenë zërin ekspertët. Edhe dy karrige të tjera do të mbeten bosh në një klasë të shkollës së mesme të ulët "4 Prilli”, në fshatin…
    Tags: të, në
Comments