Ndikimi i anemisë tek gratë shtatzëna dhe foshnja
Anemia gjatë shtatzanisë është mjaft e shpeshtë. Gjinekologu Shkëlqim Balili thekson rëndësinë e kontrollit të gjakut që në fazën e prekoncepsionit, po ashtu edhe gjatë shtatzanisë.
Në një intervistë dhënë për TV7 Albania, mjeku flet për dy aspekte të rëndësishme të ekzaminimit të anemisë. “Mjeku kryen ekzaminimin objektiv dhe subjektiv. Në ekzaminimin objektiv, ngjyra e lëkurës së zbehtë. Lëkura është një element. Shihet fyrtyra në kuptimin fiziologjik, nësë është fytyrë e qetë apo fytyrë e lodhur. Mjeku duhet të jetë edhe psikolog. Shihet irisi i syrit. Syri është organi më i ndjeshëm. Shihet konjuktiva (pjesa e bardhë e syrit), gjuha e shkëlqyeshme, këndet e buzëve janë të çara. Lëkurë e thatë, e hollë, jo e shëndetshmë, thonj të thyer, e të bardhë, rënie flokesh, llapa e veshit. Lodhje, këputje, dhimbje koke, marrje mendsh, paaftësi për të bërë jetë vitale. Shpeshherë, gjatë shtatzanisë, gruaja vuan nga anemia fiziologjike. Diagnoza bazë është doktori. Vizita, klinika dhe analizat. Ekzaminimi i parë është klinika, dhe më pas subjektivja-ajo çka ndjen pacienti. Në ekzaminimin paraklinik ku futen analizat, vlerën e parë e merr hemoglobin”.
Por, cili është ndikimi i anemisë tek gratë shtatzëna dhe foshnja? Mjeku shpjegon se “anemia mund të shkaktojë abort, fëmijë me atrofi(jo të zhvilluar mirë). Ka një mungesë kronike të gjithë ushqimit dhe metabolizmit tek nëna. Tek një nënë anemike, kemi shumë kujdes në momentin që lind. Marrim masa në momentin që lind. Ne duhet ti bëjmë të gjitha ekzaminimet dhe ndjekjet shkencore në mënyrë që gruaja të mos humbi gjak. Ajo mund të lindi me operacion, vetë apo me instrumente. Një anemike është më rëndë se ajo që është shëndoshë. Një nënë mund të lindë një fëmijë hipotrof, e lind para kohe dhe prematur që varet zakonisht nga pesha. Prematuriteti, atrofia dhe vështirësia në rehabilitimin e tyre sepse kanë mungesë.
“Pjesa më e madhe e grave shtatzanë vuajnë nga anemia ferriprive dhe hekuri dhe trajtimi duhet të nisë që nga java e 25-26-27. Në aneminë fiziologjike ka një protokoll që nëse hemoglonina është 11, në moshën 25-26 javëshe duhet të fillojë mjekimi sepse fëmija ka nevojë për hekurin. Të gjithë komponentëve të tjerë që janë në dietë dhe mënyrë jetesë. Duhet të marrë mundësisht hekur trevalent, është pak i rëndë për organizmin dhe shumë gra vuajnë nga stomaku apo gastriti. Duhet trajtuar me hekur sa më i lehtë dhe sa më të tolerueshëm.
Format e rënda kanë mjekimin tjetër. Në këto forma mundohemi ta japim hekurin trevalent, të japim njëkohësisht acidin folik si vitaminë anti-anemike. Njëkohësisht, duhet dhënë vitamina C, 1 gr në ditë, sepse është e vetmja që ndihmon në përthithjen e hekurit në intestin(organizëm). Ka shumë rëndësi që të marrin lëngje (supëra). Duhen shmangur lëngjet e gazuara. Lëgje të mira janë panxhari, rrepa, spinaqi, brokoli. Hekuri duhet marrë pas buke, i shoqëruar me ushqime që ndikojnë në rritjen e hekurit në gjak. Rastet me anemi të rëndë, duhet mjekuar me hekur direkt në gjak”.
Related Posts
- 96Osteoartriti cilësohet si sëmundja reumatizmale më e shpeshtë që prek artikulacionet dhe shkakton vështirësi në lëvizje. Diagnostikimi në kohë dhe trajtimi i duhur janë të rëndësishme për të parandaluar ndërlikimet që mund të çojnë drejt invaliditetit. Në një intervistë për TV7 Albania, Jorida Kuçaj, mjeke reumatologe jep shpjegime rreth kësaj patologjie,…
- 95Një nga fazat më të vështira të jetës së fëmijës është përballja me doktorin, dentistin apo ambientin klinik. Disa fëmijë e kalojnë lehtë këtë fazë, të tjerë e kalojnë me shumë vështirësi. Mjekja stomatologe Frida Rrasa e specializuar për ortodontesi dhe petodonti në moshat fëmijnore gjatë një interviste për TV7 Albania,…
- 95Dieta ketogjenike është një regjim ushqimor me pak karbohidrate, me shumë yndyra të mira dhe me proteina të moderuara. Është një dietë efikase jo vetëm në rënien nga pesha por ndihmon dukshëm në sëmundjen e Epilepsisë, Alzheimerit, Parkinsonit, Migrenës, sëmundjet kardio-vaskulare, dislipidemitë dhe diabet. Në një intervistë për TV7 Albania, nutricionistja…
- 94Shumica e njerëzve sot jetojnë në një lumë radiofrekuencash të emetuara nga teknologjitë me valë të të gjitha llojeve, nga telefonat inteligjentë tek tabletët, monitorët e bebeve, televizorët, pajisjet smart dhe shumë të tjera. Sipas ekspertëve, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këyre pajisjeve, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin…
- 91Partia Komuniste Kineze, po rishkruan Biblën me rishikime që përpiqen ta portretizojnë Jezusin, në një këndvështrim tjetër. Tina Ramirez, është themeluesja dhe presidentja e Hardwired – një grup që ka qenë një kritik i zëshëm i Partisë Komuniste Kineze dhe persekutimit të grupeve fetare dhe pakicave politike. “Pse Partia Komuniste…