Mesazh

Ndiqni arkën

Kur të shihni Arkën e Besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, të mbajtur nga priftërinjtë levitë, do të niseni nga vendi juaj dhe do ta ndiqni. – Jozueu 3:3

A po përballeni me mundësi të reja tani? Çfarëdo qofshin këto mundësi, është e rëndësishme të “ndiqni arkën.” Çfarë dua të them me këtë? Ndonjëherë mund të ngecim në situatat e vjetra dhe të rëndomta, thjesht sepse janë familjare për ne dhe thjesht kemi frikë të kalojmë në një territor të panjohur. Por ka edhe ditë kur ne mund të ndjejmë diçka të re përpara nesh dhe duam ta fillojmë menjëherë, përpara se të jetë koha e Perëndisë për ne.

Në librin e Jozueut 3:3, Perëndia i flet Izraelit për të ndjekur arkën e besëlidhjes. Arka përfaqëson vajosjen e Perëndisë…praninë e Perëndisë…vullnetin e Perëndisë. Është shumë e rëndësishme për ne që të mësojmë të ndjekim vullnetin e Perëndisë dhe jo tonin apo të të tjerëve.

Perëndia ka një plan për ne dhe e vetmja mënyrë për ta parë këtë plan në zbatim është duke ndjekur arkën, apo vullnetin e Perëndisë dhe jo mishin tonë, njerëzit e tjerë apo emocionet tona.

Mbani mend që çfarëdo qoftë plani i Perëndisë për jetën tuaj, Ai do të sigurojë rrugën për ta përmbushur.

Lutje

Perëndi, ashtu si Izraelitët, unë e di që kam nevojë “të ndjek arkën.” Nuk ka rëndësi koha ime për mundësitë e reja…vetëm vullneti Yt ka rëndësi. Ndërsa të ndjek Ty, e di që Ti do të bësh një rrugë për të realizuar planin Tënd.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    Për çfarë po shpresoni?Kthehuni në fortesë (sigurie dhe bollëku), o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin. – Zakaria 9:12 Kam një pyetje për ju: Për çfarë po shpresoni? Për çfarë po prisni në jetë? A po kërkoni për diçka të mirë të ndodhë apo po…
    Tags: të, për, dhe, mesazh
  • 95
    Pse të jesh mirënjohës është një mënyrë e fuqishme për të jetuar i lirë?Tek Psalmi 28:7, fjala e Zotit thotë: Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time. Kemi kaq shumë për të qenë mirënjohës në këtë jetë, çdo ditë. Por…
    Tags: të, dhe, mesazh
  • 94
    mendimet dhe fjalëtZemra e të urtit e bën të matur gojën e tij dhe u shton dije buzëve të tij. Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat. – Fjalët e Urta 16:23-24 Fjalët e Urta 16:23-24 na tregon se mendimet dhe fjalët tona janë…
    Tags: të, dhe, mesazh
  • 94
    të doni pa u lodhurQë u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve…ndihmon jetimin dhe gruan e ve. – Psalmeve 146:7-9 Perëndia flet në Bibël për përgjegjësinë tonë ndaj të shtypurve, të uriturve, të vejave, jetimit dhe të huajit. Ai përmend ata që janë të vetmuar, të neglizhuar, të harruar dhe të…
    Tags: të, dhe, mesazh
  • 94
    Perëndia ka një plan madhështor për ju!Por secili të shqyrtojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë të mburrurit vetëm për veten e tij dhe jo për tjetrin. – Galatasve 6:4 Duhet ta ndalojmë veten së krahasuari me të tjerët, sepse Perëndia nuk do që të jemi të irrituar dhe të ndihemi të pavlerë për…
    Tags: të, për, dhe, mesazh
Comments