Mesazh

ndiqni urtësinë e Perëndisë jo ndjenjat tuaja

Sepse Zoti jep urtësi; nga goja e tij rrjedhin njohuri dhe arsye. – Fjalët e Urta 2:6

Jeta nuk është më një aventurë kur lejojmë ndjenjat të udhëheqin. Ndjenjat ndryshojnë nga dita në ditë, nga ora në orë, nga momenti në moment. Ndjenjat na gënjejnë. Pra, nuk mund t’u besojmë ndjenjave tona.

Ne mund të zgjedhim, si ndjekës të Krishtit, që të shmangim emocionet false dhe të jetojmë me të vërtetën dhe urtësinë. Po jap një shembull:

Ndoshta e keni gjetur veten në një vend të mbushur me njerëz dhe jeni ndjerë sikur të gjithë po flisnin për ju. Kjo nuk do të thotë që ata kanë qënë duke folur për ju. Ndoshta ndiheni sikur askush nuk ju kupton, por kjo nuk do të thotë që është e vërtetë. Mund të ndiheni të keqkuptuar, të pavlerësuar apo edhe të keqtrajtuar, por kjo nuk do të thotë që jeni kështu. Janë thjesht ndjenja.

Duhet të jemi të pjekur, të disiplinuar, të vendosur të ecim në Frymë. Duhet një vullnet i vazhdueshëm për të zgjedhur gjërat e Perëndisë në vend të rrugëve tona.

Edhe pse ndonjëherë ne ndihemi të tejmbushur me emocione, nuk mund të lejojmë këto ndjenja të kontrollojnë dhe prishin jetën. Mund të zgjedhim të ndjekim të vërtetën, urtësinë e perëndishme, njohurinë dhe kuptimin.

Lutje

Perëndi, ndjenjat e mia shpesh shkojnë kundër urtësisë Tënde dhe përpiqen të vendosin për mua, por nuk do t’i lejoj të shkatërrojnë jetën time. Më udhëhiq me të vërtetën Tënde që unë të qëndroj i lidhur me Ty dhe të mos kontrollohem nga ndryshimi i vazhdueshëm i emocioneve të mia.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    5 mite mbi studimin e BiblësMiti #1: Nuk je nevojë ta studiosh Biblën me të tjerët Kur vjen puna për studimin e Biblës, ne shpesh priremi të mendojmë ta studiojmë vetë. Me një furnizim në dukje të pafundmë të burimeve në dispozicion për ne (të printuara dhe online), ne mund të mendojmë se ne nuk…
    Tags: të, mesazh
  • 96
    një jetë me displinë, sjell paqen e PerëndisëPor çdo ndreqje aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u kthen një fryt të paqshëm drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të saj. – Hebrenjve 12:11 Shumë gjëra garojnë për burimet tona të kufizuara të vëmendjes, energjisë dhe kohës. Unë i ankohesha…
    Tags: të, mesazh
  • 95
    të doni pa u lodhurQë u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve…ndihmon jetimin dhe gruan e ve. – Psalmeve 146:7-9 Perëndia flet në Bibël për përgjegjësinë tonë ndaj të shtypurve, të uriturve, të vejave, jetimit dhe të huajit. Ai përmend ata që janë të vetmuar, të neglizhuar, të harruar dhe të…
    Tags: të, mesazh
  • 95
    Besimi në betejëFrika është armiku i madh i besimit dhe pothuajse solli shkatërrimin e popullit të Zotit. Pasi Zoti i shpëtoi Izraelitët nga skllavëria në Egjipt, ata u gjetën me shpinë në Detin e Kuq, përballë qerreve të fuqishme të Egjiptit. Ata ishin zënë në kurth, me sa duket pa asnjë rrugëdalje.…
    Tags: të, mesazh
  • 95
    mendimet dhe fjalëtZemra e të urtit e bën të matur gojën e tij dhe u shton dije buzëve të tij. Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat. – Fjalët e Urta 16:23-24 Fjalët e Urta 16:23-24 na tregon se mendimet dhe fjalët tona janë…
    Tags: të, mesazh
Comments