Inkurajime

Ndriçoni dritën tuaj!

Tek Mateu 24:35 Krishti thotë: “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë”. Me këto fjalë, kemi sigurinë se çdo premtim që Ai na ka dhënë në Fjalën e Tij do të realizohet. Ashtu siç erdhi për herë të parë në Krishtlindje, Ai do të vijë përsëri. Dhe ndërsa jetojmë në periudhën midis këtyre dy ardhjeve të Shpëtimtarit tonë, jemi thirrur t’i jemi besnikë Atij – edhe kur bota rebelohet dhe zhytet akoma më shumë në mëkat dhe errësirë. Ne duhet të shkëlqejmë në botë derisa të lindë Ylli i Mëngjesit.

Besimtarët  në Krishtin janë të bashkuar me Të. Prandaj, nëse Ai është drita e botës, kështu jemi edhe ne—sepse jemi një me Të (shihni Mateu 5:14-16; Gjoni 8:12). Me fuqinë e Frymës së Shenjtë, Prezenca e Krishtit ndihet në botë nëpërmjet nesh, dëshmitarëve të Tij besnikë. Ne, si kishë, jemi drita për kombet ndërsa e mbajmë Krishtin në zemrat tona (shihni Isaia 42:6; Efesianëve 3:17, 5:8; Hebrenjve 3:6).

Thirrja për të qenë në mision për Krishtin nuk është një thirrje e përzgjedhëse vetëm për disa persona. Është thirrja e çdo të krishteri. Jo të gjithë jemi thirrur të të shkojmë në kultura apo vende të ndryshme, por të gjithë jemi thirrur që të ndërtojnë marrëdhënie me fqinjët tanë jobesimtarë.

Si mund t’ju drejtojë Perëndia që të jeni një dritë në botë këtë sezon, duke i tërhequr të humburit tek e Vërteta e Birit të Tij? Nëpërmjet jush që Ai dëshiron të arrijë botën – fqinjët, bashkëpunëtorët dhe anëtarët e familjes që nuk besojnë. Nuk ka asnjë plan B. Perëndia nuk ka nevojë për një të tillë, sepse Ai na ka premtuar: “Krishti në ju, shpresa e lavdisë” (Kolosianëve 1:27).

Krishti do të kthehet së shpejti dhe kur të kthehet, Ai do t’u japë yllin e mëngjesit besnikëve të Tij (shihni Zbulesa 2:28). Po vjen një shpërblim për shërbimin tuaj besnik ndaj Tij. Sepse kur Krishti premton t’u japë “yllin e mëngjesit” besimtarëve, Ai po premton se do të na japë Veten. Ai do të na bëjë si Ai dhe ne do të jemi me Të – duke marrë pjesë në sundimin e Tij mbretëror mbi kozmosin e rindërtuar. Me këtë shpresë në zemrat tona, le të bashkohemi së bashku si kishë për t’i bërë thirrje të gjithëve që të vijnë dhe të njohin të Vërtetën.

Lutje: Zot, faleminderit që më ke dhënë Frymën Tënde të Shenjtë për të më udhëhequr të jetoj sipas vullnetit Tënd. Më ndihmo të jem një dritë në komunitetin tim për të ndarë shpresën e një jete të kaluar me Ty, Ylli i Mëngjesit. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

“Ata që kanë dituri do të shkëlqejnë si shkëlqimi i kupës qiellore dhe ata që do të kenë çuar shumë në drejtësi, do të shkëlqejnë si yjet përjetë.” (Danieli 12:3).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Dashuri e Vendosur!Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij. – FJALËT E URTA 27:17 Të gjithë ne kemi njerëz në jetën tonë që janë si letër zmerile me ne. Disa janë si një pako e tërë me letra zmerile. Besojeni apo jo, Perëndia i vendos ata në jetën tonë…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Të kesh Perëndinë në mendjeMendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti. ISAIA 26:3 Jezusi kishte një miqësi të vazhdueshme me Atin e Tij qiellor sepse Ai ishte i fokusuar në Perëndinë. Është e mundur të kemi miqësi të plotë me dikë vetëm kur…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Të jesh i drejtë në një botë të padrejtë!Fjalët e urta 2:6-11 janë vargje shumë të pasur. Ata na tregojnë se si Perëndia jep dituri dhe se cfarë ndodh në jetën tonë, si rezultat i kësaj. Kështu, unë dua t’u lexoj këto vargje dhe pastaj, të lutemi përmes këtyre vargjeve, për jetën tonë. Pra, Fjalët e urta 2:6-11. “Sepse…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    BESIM I SPROVUARNë Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën  e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Ecni në atë që Zoti ka për ju.A ju duket se ditëlindjet vazhdojnë të ikin gjithnjë e më shpejt, vit pas viti? Natyrisht, kjo do të thotë se herët a vonë, nëse jetojmë mjaftueshëm, secili prej nesh do të plaket. Unë, dua të bëj më të mirën e viteve të mia. Shpresoj se ajo që thotë Psalmi 92 për…
    Tags: të, në, inkurajime
Comments