Inkurajime

Në duart e Perëndisë!

Çarls Spurgeon tregoi historinë se si, gjatë një stuhie të papritur, një grua një anije u tmerrua shumë. U tmrrua aq shumë saqë shkoi tek burri i saj, kapiteni i anijes, dhe duke qarë i tha: “Nuk e kuptoj se si mund të jesh kaq i qetë, kurse unë jam e tmerruar!”

Me qetësi burri mori shpatën e tij. E drejtoi drejt saj por ajo vetëm qeshi. Pastaj e pyeti: “Pse nuk ke frikë nga shpata? Ajo mund të të vrasë në më pak se një minutë.”

Gruaja e tij iu përgjigj: “Nuk kam frikë nga shpata që përdoret nga dora e burrit tim”.

“As unë nuk kam frikë nga një stuhi që është në dorën e Atit tim qiellor,” tha kapiteni.

Tek 2 Timoteut, Pali shkruan, “Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.” (2 Timoteut 1:7). Ky është i njëjti Pal që u vra me gurë dhe u la që të vdiste, që u rrah deri në vdekje dhe që u refuzua dhe u burgos. Megjithatë, ai shkroi:

Sepse, kur erdhëm në Maqedoni, mishi ynë nuk pati fare prehje, por u shtrënguam në të gjitha mënyrat: jashtë betejë, përbrenda frikë. Por Perëndia, që ngushëllon të pikë-lluarit, na ngushëlloi me ardhjen e Titit, dhe jo vetëm me ardhjen e tij, por edhe me ngushëllimin që ai pati prej jush. (2 Korintasve 7:5-7)

Siguria e prannisë së Perëndisë, ngrohtësia e fjalëve të Tij për ne dhe vizita dhe kujdesi nga miqtë janë si një gotë me ujë të freskët në një ditë të nxehtë vere. Dashuria e Zotit sjell shpresë në zemrën tonë.

Lutje: Zoti Jezus, kam nevojë për fjalët e tua inkurajuese sot. Bota po më shtyn, por e di që ti je në kontroll të plotë. Të falënderoj që dashuria jote e përsosur e dëbon frikën (1 Gjonit 4:18). Më ndihmo të jem një ngushëllim për të tjerët. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen.

” Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar.” (Psalmi 145:14).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    Bekimi i MirënjohjesTë mëdha janë shpërblimet për ata që vazhdimisht tregojnë mirënjohje ndaj Perëndisë. Kolosianëve 2:6-7 Parashtrimi i kërkesave tona tek Zoti me anë të lutjes është vetëm një aspekt i komunikimit tonë me Të. Një pjesë tjetër e lutjes – e cila shpesh neglizhohet – është falënderimi (Filipianëve 4:6). Ati dëshiron që…
    Tags: të, në, tij, që, dhe, një, inkurajime
  • 93
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
  • 93
    Prezenca e Zotit e bind njeriun!Në pjesën e Torës të kësaj jave, Moisiu fillon të udhëzojë Izraelin në lidhje me sakrificat dhe ofertat e ndryshme. Mund të thuhet shumë për këto, por në këtë artikull do të diskutohet vetëm një fjalë. Në vargjet e para  të Levitikut lexojmë: “Në rast se oferta e tij është…
    Tags: të, në, një, dhe, që, inkurajime
  • 93
    Besojini Zotit për ato që po luteni!Jezusi tha: “Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara” (Luka 12:7). Por një mikja ime LuAnne mësoi se nuk janë vetëm flokët ato që Zoti ka numëruar. Një ditë më kishte dërguar një email me një kërkesë urgjente lutjeje: Burri im, Bill, u kthye në shtëpi shumë i shqetësuar.…
    Tags: të, në, që, një, nuk, dhe, inkurajime
  • 92
    SpirancatAtëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi kaëėr spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë. Veprat e apostujve 27:29 Marinarët ishin në bord, kur një stuhi dimri filloi të godasë anijen e tyre të vjetër. Ata  po dëgjonin kërcitjet dhe  zhurmat që vinin nga…
    Tags: të, që, në, dhe, inkurajime
Comments