Inkurajime

Ne duhet t’i bindemi Perëndisë dhe jo njeriut

Veprat e Apostujve 5:29“Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: “Duhet t’i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.” Oh, unë dua që kjo lutje të jetë komenti i jetës sime. Do ta thosha si inkurajim: Le të jetë kjo lutje, komenti i jetës suaj, le të jetë ajo që na drejton, na motivon, dhe na zgjon cdo mëngjes, të jetë ajo që na drejton në cdo vendim që ne marrim, cdo mendim që kemi, cdo dëshirë që kemi, në gjërat që bëjmë. “Perëndi, unë dua të të bindem Ty, jo njerëzve.”
Unë thjesht, shoh në jetën time një tendencë të rrezikshme për t’u tunduar që të kënaq njerëzit dhe të bëj atë që do t’i bëjë njerëzit të mendojnë mirë për mua. E shoh krenarinë time, të ketë tendencën një tendencë mëkatare, për të më motivuar. Për shembull, si do të ndikojë kjo në mënyrën se si të tjerët mendojnë për mua? Si do të ndikojë kjo, në mënyrën se si të tjerët më perceptojnë? Cfarë do të mendojnë të tjerët për këtë, apo atë? Thjesht mendoj, cfarë do të mendonte Perëndia, nëse unë do të ecja sipas mendimeve, dëshirave dhe veprimeve të mia? Cfarë do të mendonte Perëndia për këtë? Cfarë do ta kënaqte më shumë Atë? Cila është gjëja më e bindur ndaj Fjalës së Tij? Po sikur ky të jetë motivacioni i jetës sime, i jetës suaj, sepse kjo është ajo që ka rëndësi.
Perceptimi i njerëzve, lavdërimi i njerëzve, duartrokitjet e njerëzve, nga të gjitha shkrimet, ne e dimë se këto përvoja janë shumë të shkurtra. Për një kohë të shkurtër. Nuk zgjasin shumë dhe nuk kanë aspak rëndësi. Ajo që ka rëndësi në fund, është ajo që Perëndia thotë, ajo që Ai ka thënë në Fjalën e Tij, t’i biondemi asaj dhe pastaj, asaj që Ai do të na thotë në fund. Ne duhet t’i bindemi Perëndisë dhe jo njerëzve. Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 5, në kontekst, duket qartë se persekutimi i kushtonte shumë atyre besimtarëve, sepse ata po burgoseshin, por ata thanë se synimi i tyre në këtë rast, nuk ishte që t’u pëlqenin njerëzve, por t’i pëlqenin Perëndisë. Le të na drejtojë ky motivim sot, në cdo gjë që ne bëjmë.
Ne lutemi për këtë. Perëndi, më ndihmo mua, na ndihmo ne! Unë lutem që sot, të drejtohemi nga zelli për të t’u bindur Ty dhe që Ti të na clirosh nga dëshira për të kënaqur njerëzit. Jo se nuk mendojmë për njerëzit, përkundrazi, ne duam t’i duam dhe t’u shërbejmë atyre, por ne e dimë se mënyra më e mirë për t’i dashur dhe për t’u shërbyer, është duke t’u bindur Ty, duke bërë atë që të pëlqen Ty, kështuy që na ndihmo, me anë të hirit Tënd. Më ndihmo mua, na ndihmo ne sot, që me anë të hirit Tënd, të të kënaqim dhe të të bindemi Ty, mbi cdo gjë tjetër. Na cliro, na shpëto nga vetja jonë, nga krenaria jonë, që na bëjnë të duam të kënaqim këtë njeri, apo atë njeri, në vend që të të kënaqim Ty. Na ndihmo të të bindemi Ty, më shumë se sa njerëzve. Në emër të Jezusit, Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Nevoja jonë e përditshme për të adhuruar dhe shërbyer Zotit!Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht  תָמִיד ṯāmīḏ;”. “Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta…
    Tags: të, në, për, që, mesazh, inkurajime
  • 97
    Komunikimi në marrëdhënien tënde me PerëndinëJini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falenderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.-1 e Thesalonikasve 5 :16-18 Lutja është bisedë me Perëndinë dhe çdo marrëdhënie formësohet nga cilësia e komunikimit ndërmjet atyre që janë përfshirë në të. Ne përdorim fjalën…
    Tags: të, për, që, në, mesazh, inkurajime
  • 97
    Rruga për një jetë të lirë dhe të pastër!Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. – 1 e Gjonit 1:9 Para se Hollywoodi të xhirojë një film, ka shumë punë që duhen bërë përpara se kamerat të filmojnë. Duhet të ndizen dritat, të…
    Tags: të, për, në, që, mesazh, inkurajime
  • 96
    Përse pyesim “Përse?”…”Zot, unë besoj; ndihmo mosbesimin tim.” – Marku 9:24 A e keni gjetur ndonjëherë veten në një situatë tragjike dhe keni pyetur Perëndinë: “Përse? Pse po më ndodh kjo mua?” Për një moment, le të imagjinojmë që Perëndia iu përgjigj kësaj pyetjeje. A do të ndryshonte ndonjë gjë shpjegimi i Tij?…
    Tags: të, për, që, në, mesazh, inkurajime
  • 96
    Perëndia ka një plan madhështor për ju!Por secili të shqyrtojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë të mburrurit vetëm për veten e tij dhe jo për tjetrin. – Galatasve 6:4 Duhet ta ndalojmë veten së krahasuari me të tjerët, sepse Perëndia nuk do që të jemi të irrituar dhe të ndihemi të pavlerë për bekimet…
    Tags: të, për, që, mesazh, inkurajime
Comments