Kulturë

Në galerinë “Monet” u hap ekspozita personale e piktores Vjosa Bujari-Maliqi

Ngjyra e gjelbër është dominuese karshi të tjerave të hedhura mjeshtërisht mbi pëlhurë, nga një krijuese që pikë të dobët e ka komunikimin mes njerëzve. Gëzimi, dëshpërimi, krenaria, forca reflektohen në rreth tridhjetë piktura të realizuara nga Vjosa Bujari-Maliqi.

Me një ekspozitë personale të hapur në galerinë “Monet”, Bujari-Maliqi, e cila aktualisht është mësimdhënëse e artit në Shkollën e Mesme Teknike në Prishtinë, është rikthyer në skenën e artit pamor. Një sërë pikturash, të realizuara përgjatë viteve të ndryshme përbëjnë ekspozitën e saj. Anatomia e njeriut është element dallues i gjithë krijimtarisë së piktores së lindur në Prizren – pashmangshëm edhe në pikturat e ekspozuara rishtas. Vlerat e njeriut mundohet t’i pasqyrojë duke gjetur inspirim në përditshmëri.

“Inspirimin e kam prej përditshmërisë sime”, ka thënë ajo.

Pikturat e saj − disa të realizuara në vaj e disa në akrilik – janë abstrakte dhe në to shihet anatomia e njeriut.

Ka qenë kuratorja e ekspozitës, Mjellma Firzi, që e ka nxitur tëhapë ekspozitë.

Artisti Musë Prelvukaj, ishte një nga vizitorët e shumtë në ekspozitën që mblodhi artdashësit në hapësirën ekspozuese në qendër të qytetit. Ka thënë se e njeh prej kohësh veprimtarinë e Vjosa Bujari-Maliqit, por punën e saj duhet ta shohë publiku.

Vizitorët e “Monet” e kanë derën hapur për t’i parë pikturat që flasin në emër të komunikimit ndërnjerëzor/ E.Berisha

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 91
    Siç kemi dëgjuar të thuhet, lumturia është një udhëtim jo një destinacion. Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Ne vijmë nga vende e rrethana të ndryshme dhe kemi interes për gjëra  që janë të ndryshme. Por ka diçka universale, që e kërkojmë të gjithë, pavarësisht se cilët jemi, ajo është…
    Tags: të, që, në
  • 90
    Fjalët e fundit të Steve Jobs janë një “këmbanë” për të gjithë Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk…
    Tags: të, në, që
  • 89
    A jeni ndjerë ndonjëherë sikur endeshit të vetëm në errësirë, duke mos ditur se çfarë ju priste në hije, apo nëse drita do të shkëlqente sërish? Dishepujt patën një përjetim të ngjashëm, gjatë një stuhie të befasishme në det, e cila është treguar me hollësi tek Mateu 8. Edhe pse…
    Tags: të, në, që
  • 89
    Aurora dhe Beni janë një çift relativisht i ri që ka nisur ta ndërtojë jetën familjare. Të ardhurat u kanë mundësuar të marrin një kredi për të pasur një banesë në Prishtinë. Ata bëjnë jetë mesatare së bashku me vajzën e tyre Fionen. Jeta e tyre duket të jetë tejet…
    Tags: të, në, një, që
  • 88
    Më 23 tetor 1891 u çel në Korçë shkolla e parë shqipe për vajza. Në kushtet e ndjekjeve nga qeveria osmane, hapja e saj u bë në saje të pasaportës së huaj që mbante themeluesi i saj Gjerasim Qiriazi. Qysh në vitin e parë numri i nxënëseve u rrit në…
    Tags: të, në
Comments