Kulturë

Në kohën e pandemisë, qendra ku mbahet festivali i Kanës i ka hapur dyert për të pastrehët

Qendra e kongresit “The Palais des Festivals” në Kanë, do të duhej të ishte duke u bërë gati t’i mirëpres disa prej emrave më të mëdhenj të showbizit mbi qilim të kuq.

Por në vend të kësaj, objekti ku mbahet festivali prestigjioz i filmit i ka hapur dyert për të pastrehët, të cilët nuk kanë ku të shkojnë gjatë kësaj periudhe vetizoluese për shkak të koronavirusit, transmeton Koha.

Festivali i përvitshëm në rivierën e bukur franceze planifikohet të mbahej nga 12 deri më 23 maj, por javën e kaluar organizatorët e bënë të ditur lajmin se po e shtyjnë të ngjarje për fund të qershorit.

“I kemi afërsisht 50 dhe 70 njerëz të cilët vijnë këtu çdo natë,” ka bërë të ditur Dominique Aude-Lasset, zyrtarë i bashkisë së qytetit të Kanës.

Në hyrje të ndërtesës “The Palais des Festivales”, një punëtorë i veshur me kostum mbrojtës ua matë temperaturën të pastrehëve, para se të lejohen brenda. Atje, ata shërbehen me ushqim, kanë mundësi të lahen si dhe të argëtohen duke shikuar televizion në një zonë të përbashkët. Ndërsa shtretërit e fjetjes janë vendosur në largësi të duhur nga njëri tjetri. Po ashtu, atyre u mundësohet t’i marrin me vete edhe kafshët.

“Ne e dimë se kafshët janë shoqërues të çmuar për të gjithë njerëzit që jetojnë në rrugë,” ka deklaruar Aude-Lasset.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Më 23 tetor 1891 u çel në Korçë shkolla e parë shqipe për vajza. Në kushtet e ndjekjeve nga qeveria osmane, hapja e saj u bë në saje të pasaportës së huaj që mbante themeluesi i saj Gjerasim Qiriazi. Qysh në vitin e parë numri i nxënëseve u rrit në…
    Tags: të, në
  • 100
    Në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në datën 14 nëntor 2018, ora 10:00, Muzeu Historik Kombëtar çel për publikun ekspozitën me titull “Kongresi i Manastirit – Rruga drejt bashkimit kombëtar”. Ekspozita paraqet rrugëtimin e përpjekjeve të rilindasve për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe në shek. XIX dhe…
    Tags: të, në
  • 100
    Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të enjten, kanë miratuar propozimin e kryetarit Mytaher Haskuka për dhënien në shfrytëzim të dy ndërtesave në pronësi komunale me qëllim të bartjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytetin e vjetër. Kësisoj me shumicë votash KK-ja e…
    Tags: të, në
  • 100
    Më 27 shkurt të vitit 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”, e cila u botua me nismën e atdhetarëve Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës. Ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 themeluan “Shoqërinë e…
    Tags: të, në
  • 100
    Më shumë se 300 artistë çdo vit bëhen pjesë e rezidencës artistike “Cité internationale des arts” në Paris. Këtë vit aty do të figurojë edhe emri i balerinit kosovar, Sinan Kajtazi. Një mundësi e jashtëzakonshme, sipas tij, për të zhvilluar aftësitë e tij në kërcim e koreografi. Mirëpo Kajtazi nuk…
    Tags: të, në
Comments