Kulturë

Në “Monet” u hap ekspozita me fotografi e Robert Lumezit

Numra e doreza dyersh, mure e rrugë, ndërtojnë rrëfimin bardhezi. Nëpërmjet fotografive flet nostalgjia e një artisti që Prishtinën – qytetin e tij të lindjes – s’e ka parë për 28 vjet.

Rruga “Pablo Neruda” dallohet në fotografinë që në sfond kap gjysmën e një shtëpie. Të tjera pasqyrojnë detaje të vendeve në të cilat është rikthyer të shkelë Lumezi pas gati tri dekadash. Hapësira është elementi dominues në shkrepjet e Robert Lumezit, një fotograf autodidakt, i cili për të parën herë hapi ekspozitë në kryeqytet. “28 years after” titullohet ekspozita e hapur në galerinë “Monet” të enjten mbrëma.

Shtatëmbëdhjetë fotografi bardhezi, të realizuara në teknikën e negativëve, janë ekspozuar në atë që shënon rikthimin e Lumezit në shtëpi.

Fotografia flet në emër të kujtesës dhe ndjesisë së tij për Prishtinën.

“Jam rritur këtu dhe ishte ndjenjë e mirë të kthehem përsëri”, ka thënë Lumezi.

Në vitin 1990, në kohë luftërash në ish-Jugosllavi, i ati kishte vendosur që familja ta linte Kosovën. Ishin ndalur në Zagreb.

Lumezi aktualisht jeton në kryeqytetin irlandez, Dublin.

Fotografitë e Prishtinës ai i ka realizuar të gjitha gjatë vitit 2018.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Siç kemi dëgjuar të thuhet, lumturia është një udhëtim jo një destinacion. Të gjithë ne jemi të ndryshëm. Ne vijmë nga vende e rrethana të ndryshme dhe kemi interes për gjëra  që janë të ndryshme. Por ka diçka universale, që e kërkojmë të gjithë, pavarësisht se cilët jemi, ajo është…
    Tags: të, që, në
  • 100
    A jeni ndjerë ndonjëherë sikur endeshit të vetëm në errësirë, duke mos ditur se çfarë ju priste në hije, apo nëse drita do të shkëlqente sërish? Dishepujt patën një përjetim të ngjashëm, gjatë një stuhie të befasishme në det, e cila është treguar me hollësi tek Mateu 8. Edhe pse…
    Tags: të, në, që
  • 100
    Me një vepër që rikthen imazhet e fuqishme të luftës – të tilla që u shpërndanë gjithandej nëpër media botërore dhe u bënë sinonim i dhimbjes dhe i sakrificës së refugjatëve – Kosova i është përgjigjur sfidës së kuratorëve që Bienalen e Venecias për vitin 2019 e kanë realizuar rreth…
    Tags: të, në, që
  • 100
    Një vepër që nëpërmjet tingujve sjell dimrin, një që i dedikohet heroit kombëtar, Skënderbeut, e një tjetër që i dedikohet dhimbjes, për t’u përmbyllur me atë që vetëm në titull ka fjalën “tragjike”, kompletojnë programin e larmishëm të koncertit të Filarmonisë së Kosovës. Të hënën (sonte), në Sallën e Kuqe,…
    Tags: të, në, që
  • 100
    Kur energjia pozitive gërshetohet me virtuozitetin dhe ndjeshmërinë, rezultati nuk ka se si të mos jetë pozitiv. Sidomos kur në skenë bëhen bashkë dy muzikantë siç janë kitaristi i njohur kosovar Petrit Çeku dhe violinisti i njohur belg, Marc Bouchkov, shkruan sot “Koha Ditore”. E ndanë skenën në Prishtinë. Hapën…
    Tags: të, në, që
Comments