Inkurajime

Në një marrëdhënie me veten!

Unë, pikërisht unë, jam ai që për hir të vetvetes, fshij shkeljet e tua dhe nuk do t’i mbaj mend mëkatet e tua. – Isaia 43:25

A ju ka rënë në mend ndonjëherë të keni një marrëdhënie me veten? Ndoshta nuk e keni menduar shumë, por kaloni më tepër kohë me veten sesa të tjerët, dhe është e rëndësishme që të shkoni mirë me veten sepse është i vetmi person nga i cili nuk do të mund të largoheni dot asnjëherë.

Duhet ta duam veten, jo në një mënyrë egoiste dhe të vetpërqëndruar që prodhon një stil jetese të vet-kënaqësisë, por në një mënyrë të balancuar dhe të perëndishme që pranon krijesën e Perëndisë si thelbësisht të mirë dhe të saktë. Askush nuk është i përsosur dhe mund të kemi të meta nga përvoja fatkeqe që kemi kaluar, por kjo nuk do të thotë që jeni të pavlerë dhe të mirë për asgjë. Duhet të duam veten në një mënyrë që thotë “E di që Perëndia më do, prandaj unë mund të dua çfarë Perëndia ka zgjedhur të dojë. Unë nuk dua gjithçka që bëj, por e pranoj veten sepse Perëndia më pranon.”

Mund të zhvillojmë dashurinë e matur që thotë “Unë besoj që Perëndia po më ndryshon çdo ditë, por gjatë këtij procesi, unë nuk do të refuzoj çfarë Perëndia pranon. Unë do ta pranoj veten kështu siç jam tani, duke e ditur që nuk do të qëndroj gjithmonë kështu.”

Lutje

Perëndi, ashtu si Isaia 43:25 thotë që Ti fshin shkeljet e mia dhe më pranon, do të thotë se unë nuk duhet të refuzoj veten. Unë jam i lirë të dua veten në një mënyrë të shëndetshme sepse Ti më do!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Sidoqoftë“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .”  Luka 5:5 Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për  këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra. Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 92
    Të heqësh dorë apo të rigjesh drejtimin?Toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.- Numrat 26:10 “Është gjithmonë shumë herët për të hequr dorë,” thotë George Sweeting. Gjatë viteve si President i Institutit Biblik Mudi, Dr. Sweeting pa me…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
  • 92
    Të japësh dhe të marrëshAtëherë ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Ai që ka dy tunika le t’i ndajë me atë që s’ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu.” – Luka 3:11 Shkencëtarët kanë shpjeguar qartë ligjet natyrore që kanë qenë në veprim që nga krijimi. Këto ligje…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 91
    Shpresë në mes të yjeve që bien!“Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.-Mateu 24 :29 Përgjatë historisë, ka pasur disa ngjarje të pabesueshme qiellore. Në 1833 dhe 1966, pati shira…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 91
    A po kërkoni gjërat e duhura?Sespe (mbi të gjitha) mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët dhe të pirët (sipas dëshirës së secilit), por drejtësi (gjendja që e bën një person të pranueshëm përpara Perëndisë) dhe paqe dhe gëzim ne Frymën e Shenjtë. – Romakëve 14:17 Romakëve 14:17 e përkufizon mbretërinë e Perëndisë si një jetë mirësie,…
    Tags: të, dhe, nuk, që, inkurajime
Comments