Kulturë

Në përkujtim të Mid’hat Frashërit

Më 10 nëntor, në Nju Jork do të mbahet një ceremoni për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, personalitetit të shquar shqiptar, që prehet në varrezat Ferncliff të Westchester-it.

Mid’hat Frashëri, i njohur edhe me emrin e letrave Lumo Skëndo, lindi në Janinë më 25 mars 1880 dhe vdiq në Nju Jork më 3 tetor 1949.

Ai la gjurmë të pashlyera si diplomat, shkrimtar dhe politikan, në disa nga periudhat më kritike për kombin shqiptar.

Zëri i Amerikës përgatiti këtë vështrim mbi jetën e Mid’hat Frashërit:

Mid’hat Frashëri ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nip i dy frashërllinjve të tjerë të mëdhenj, Samiut dhe Naimit, që të tre ideologë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Fakti që ishte pjesë e kësaj familje të shquar shqiptare ndikoi që Mid’hat Frashëri të bëhej qysh herët një luftëtar për bashkimin kombëtar dhe për edukimin e shqiptarëve në frymë patriotike. Librat u bënë miqtë e tij më të mirë. Mid’hati nisi të shkruajë kur ishte adoleshent, gjithnjë nën ndikimin e rilindasve të famshëm. Nga Naimi trashëgoi ndjeshmërinë e penës, nga Samiu dëshirën për dijen, nga i ati guximin për t’i dalë zot fateve të Shqipërisë.

“Mos pandehni se me trimëri mund të bëjmë punë të madhe,” shkruante ai në moshën 19-vjeçare. “Shqiptarit aq sa i duhet buka, i duhet dituria e nacionalizma.”

Ndërkohë ai botoi edhe revistën Diturija, që është një thesar i paçmuar për kulturën shqiptare.

Mid’hati i kreu studimet në Stamboll dhe, pas mbarimit të shkollës, punoi në administratë në Stamboll e më pas në Selanik.

Në vitin 1908, kur ishte vetëm 28 vjeç, ai u bë një ndër njerëzit e shquar që ndihmuan në krijimin e alfabetit modern të gjuhës shqipe me Kongresin e Manastirit.

U zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit, ku u paraqitën disa propozime për abc-në shqipe. Si nënkryetar i Komisionit të Alfabetit, Mid’hati mbështeste alfabetin me gërma latine. Ishte koha kur ai kishte themeluar në Selanik gazetën “Lirija”.

Në kohën kur Perandoria Osmane ishte në rënie e sipër dhe Shqipëria kërcënohej të copëtohej nga shtetet ballkanike, Mid’hat Frashëri erdhi në Shqipëri dhe u bë një ndër delegatët që firmosën Deklaratën e Pavarësisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 87
    Bashkëshorti i Carol Rosenstein’s, Irvin, u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 2006.  Tre vite më vonë ai u diagnostikua edhe me dementia. Duke qenë se sëmundja përparonte, Irvini kishte luhatje të vazhdueshme të humorit dhe  gjendjes së tij të përgjithshme . Mjekimet bënin që ai të kishte haluçinacione.…
    Tags: të, që, dhe, në, më
  • 87
    Fiton çmimin shkencor për “Shqipëria e rigjetur”, profesoresha italiane shprehet se është befasuar që në 1300-n Shqipëria ishte një shtet i madh në Adriatik. Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, ka qenë e entuziazmuar ditën e djeshme, pasi u shpall fituesja e çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe…
    Tags: të, në, që, për, dhe
  • 84
    Pastor Femi Cakolli Kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Në judaizëm Pashka nënkupton  kalimin. Fjala hebreje pashcah dmth. kalim, kursim. Me të kalue ty! Me të kursye ty! Me kalue prej skllavërisë në liri; prej territ në dritë; prej fiseve në një komb; me e kalua vetveten, shkretëtirën dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 83
    Të trajnosh fëmijët për të dashur dhe për t’i shërbyer Zotit,  për të qenë të dhembshur ndaj të tjerëve, e për të  ecur vazhdimisht në besim, është gjëja më fisnike  e më e rëndësishme që një prind mund të bëjë.  Ndaj ne duhet të gjejmë një gëzim të madh në…
    Tags: të, që, për, dhe, në
Comments