Mesazh

Në postë mbërriti një letër nga koronavirus

Pershendetje,

Unë quhem Covid-19. Shumë prej jush me njohin si koronavirus. Më falni për informacionin e pakët, po nuk më thanë se kur do të vij dhe me çfarë forme e force do të prezantohesha tek ju. Përse jam këtu?

Le të themi se jam këtu sepse u lodha duke ju parë se si ecni pas dhe nuk evoluoni.

U lodha teksa shihja se si vazhdimisht shkatërroheshit nga duart tuaja.

U lodha nga mënyra se si e trajtoni planetin.

U lodha nga mënyra se si silleni me njëri – tjetrin.

U lodha me abuzimet, dhunën, luftërat, konfliktet dhe paragjykimet tuaja.

U lodha nga zilia e shoqërisë suaj, nga hipokrizia juaj, nga egoizmi juaj.

U lodha nga koha e pakët që i dedikon vetes dhe familjes.

U lodha nga vëmendja e pakët që i kushtoni fëmijëve tuaj.

U lodha nga rëndësia që i jepni gjërave të panevojshme në kurriz të gjërave thelbësore.

U lodha nga kërkimi juaj i furishëm për fustanin më të bukur, modelin më të fundit të  celularit, makinën më të bukur, thjesht për tu dukur më i plotësuar.

U lodha nga tradhëtitë tuaja.

U lodha nga keqinformimi juaj.

U lodha nga koha e pakët që i dedikonin komunikimit.

U lodha nga ankesat tuaja të vazhdueshme ndërsa nuk bënit asgjë për të përmirësuar jetën tuaj.

E di se jam i ashpër me ju, ndoshta shumë, por jam i paanshëm, jam një virus. Mesazhi që dua t’ju jap është i thjeshtë, dua të theksoj të gjitha kufizimet e shoqërisë ku jetoni, sepse mund t’i eleminoni ato, dhe dua të ndaloj çdo gjë që të kuptoni se e vetmja gjë me rëndësi ku duhet të përdorni gjithë energjinë tuaj që tani e tutje, është thjesht jeta, jeta. Jeta juaj dhe e fëmijëve tuaj, ajo ka me të vërtetë nëvojë për mbrojtje, për përkëdhelje dhe për ta jetuar së bashku.

Kam dashur që të qëndroni sa më shumë të jetë e mundur të mbyllur dhe të izoluar në shtëpitë tuaja, larg nga prindërit, nga gjyshërit, nga fëmijët dhe nga nipërit tuaj. Që të kuptoni se sa i rëndësishëm është një përqafim, kontakti njerëzor, bashkëbisedimi, një shtrëngim duarsh, një mbrëmje mes miqsh, një shëtitje nga qendra, një darkë në lokal, ose një vrap në park, në ajër të pastër.

Rinisni gjithçka me këto gjeste. Jeni të gjithë njësoj, jeni të gjithë  njësoj, jeni të gjithë njësoj, jeni të gjithë  njësoj. Mos bëni dallime midis jush. Unë jam kalimtar por ndjenja e afrimitetit dhe bashkëpunimit që kam krijuar mes jush, në shumë pak kohë, duhet të zgjasë përgjithmonë. Jetojeni jetën në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Ecni ngadalë. Merrni frymë thellë, bëni mirë, shijoni natyrën, bëni atë që ju pëlqen e ju kënaq, dhe krijoni kushte që të mos vareni nga askush. Kur të festoni, unë do të jem larguar, por mos jini më të mirë vetëm në praninë time.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 84
    Mjekë amerikanë ofrojnë vizita mjekësore falas në GjakovëKëta qytetarë kanë ardhur që të vizitohen tek mjekët amerikanë të cilët kanë ardhur në Gjakovëdhe po kryejnë sherbime falas. Ky është një projekt i realizuar në mes të “Operacionit Shpresë e Ripërtërirë” nga SHBA, komunës së Gjakovës gjegjësisht drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale dhe bashkëisë ungjillore “Kisha Rilindja…
    Tags: të, dhe, nga, që
  • 83
    Ushqime që ndihmojnë ndihmojnë trurin të përqendrohetDo të ndajmë me ju disa rekomandime të cilat do t’u ndihmojnë të rrisni memorien, kohën që përqendroheni, e funksionin e trurit. Është e vërtetë se me kalimin e moshës, trupi ynë plaket bashkë me ne. Lajmi i mirë është se ti mund të përmirësosh shanset e tua për të…
    Tags: të, dhe, që
  • 81
    4 Gëzimet e KrishtlindjesDuket se janë 4 gëzime thelbësore të Krishtlindjes, 4 aspekte të kësaj feste, që do i bëjnë ato të qëndrojnë në mendjen tonë prej fëmijërisë e në vazhdimësi. Kjo festë e dallon veten, nga festimet e tjera që njerëzit organizojnë. Së pari është gëzimi i të qenit në shtëpi. Në…
    Tags: të, dhe, që
  • 78
    Davidi gulçoi dhe u kollit. Ai u kthye me shpinë që Aleksi të mos e shihte në fytyrë. Davidi e dinte që nuk duhet të pinte duhan, por Aleksi e kishte sfiduar që ta provonte, dhe ai nuk donte që ai të qeshte me të. “Si të duket?” e ngacmoi Aleksi…
    Tags: të, që, dhe
  • 77
    “Qeleshet” prej mermeri për ruajtjen e trashëgimisë kulturoreJo pak historianë argumentojnë se qeleshet që përdoren në trojet shqiptare janë të ngjashme me ato të cilat i kanë përdorur edhe ilirët. Konsiderohen pjesë e rëndësishme e traditës shqiptare dhe prandaj i kanë lënë mbresa edhe skulptorit nga Peja, Haxhi Gjoni. Artisti autodidakt, i brengosur nga fakti se qeleshja…
    Tags: të, që, dhe, nga
Comments