Informacione

Në prag të koncertit në Tiranë, kantautori Italian ndan emocionet!

Kantautori i mirënjohur Italian, Nico Battaglia vjen në Tiranë, për një koncert madhështor në 10 Dhjetor 2022. Dëshmia e shërimit të tij ka prekur zemrat e mijera njerëzve. Në prag të ardhjes së tij në Tiranë në kuadër të festimeve për 20-vjetorin e Radio 7, ai ndan detaje në një intervistë paraprake për TV7 Albania.
I lumtur pas rikthimit të tij në Shqipëri pas 10 viteve mungesë, Battaglia tregon se ajo që i ka bërë përshtypje më së shumti nga ky vend është dashuria e mikpritja. “Jam entuziast për ardhjen në Tiranë. Në vizitën e fundit kam marrë nga ky vend në mënyrë të veçantë, dashuri dhe mikpritje. Kishte zemra të hapura e të etura për mesazhin e Ungjillit. Gëzoj për një moment shumë të rëndësishëm për Radio 7, në këtë përvjetor të 20-të. Do të jëtë një gëzim për mua të ndaj këtë moment të rëndësishëm me radion dhe të gjithë miqve të ngushtë të saj. Kam dëshirë të jap mesazh shumë të qartë dhe specifik që ka të bëjë më dëshminë time të fundit . Prandaj do ta ndaj nëpërmjet këngëve të mia. Është një mesazh besimi, shprese, rilindje që të drejton gjithmonë tek Jezusi dhe mesazhi i Ungjillit”.
Kantautori Italian ndan detaje nga dëshmia e jetës së tij, sesi nisi sëmundja e rëndë në trupin etij. “Kjo sëmundje e keqe së paku në fazën fillestare preku aftësinë time për të kënduar, për të folur mirë, apo për t”i artikuluar fjalët në mënyrë të kuptueshme. Dhe tani pas disa vitesh, për mua, të këndoj, të flas dhe të arrij të ndaj përmes muzikës dhe këngës është jashtëzakonisht emocionuese. Ky është një emocion gëzimi që më rikthen tek Zoti Jezus dhe më zhvillon më tej falenderimin për të.
Muzikanti Italian ka shkruar mjaft këngë në periudhën më të vështirë të tij, kur ai nuk mundej të fliste dot për shkak të kancerit në gjuhën e tij.
“ Si njeri i besimit, unë dhe gruaja ime jemi mbajtur tek Zoti në dy mënyra. Së pari, përmes Biblës, Fjalës së Zotit. Vendosëm të zhyteshim në Fjalën e Zotit dhe të kujtonim të gjitha premtimet e mrekullueshme të shkruara në Bibël për të gjithë ne. Më pas lutja. Jemi lutur shumë dhe kemi pasur mbështetje në lutje në shumë persona të tjera. Më pas ka qënë forca e familjes. Kemi qëndruar pranë atyre që na duan dhe na kanë dashur gjithmonë. Dhimbja ndonjëherë na bën të izolohemi dhe kjo është e rrezikshme por ne kemi gjetur forcë tek familja, kisha dhe marrëdhënia jonë me Zotin. Kjo na ka bërë të përballojmë këtë luftë të vështirë me armë shumë të dobishme. Të adhuroja Zotin në heshje, ishte si të adhuroja në shkretëtirë. Kur e adhurojmë Zotin në shkretëtirë, ai na mundëson të dëgjojmë më mirë zërin e tij. Prandaj për mua të adhuroja Zotin në heshje më ka lejuar të mbledh disa nuanca të vetes dhe adhurimit tim ndaj zotit që nuk i dija. Edhe veshi im shpirtëror u rafinua sepse kuptova në heshtje të dëgjoja në mënyrë të saktë zërin e Zotit. Sinjalet, fjalët, këshillat, afërsinë e tij. Ndonjëherë mendojmë se Zoti nuk është pranë nesh. Kjo është një ide e gabuar. Thjeshtë ndonjëherë, ne nuk arrijmë të dëgjojmë sepse veshi ynë shpirtëror, shpirti ynë është i mbytur nga shumë gjëra që zënë zemrën në jetën tonë. Përkundrazi, kur përqëndrohemi dëgjojmë frymëmarrjen e Zotit që është pranë nesh , aty kuptojmë se ai ka qënë gjithmonë pranë nesh dhe mësojmë ta dëgjojmë. Prandaj adhurimi im në heshtje , në heshtjen e shkretëtirës më ka ndihmuar të dëgjoj më mirë”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 82
    Rizgjim në “Asbury”Prej më shume se dy javësh, njerëz nga mbarë bota i janë drejtuar Kampusit Universitar “Asbury” në Wilmore, për të marrë pjesë në një rizgjimeve historike. Një shërbesë e rregullt filloi në 8 shkurt 2023, për të vijuar në një rizgjim, duke sjellë me dhjetra mijëra njerëz në qytetin e…
    Tags: të, në, për, dhe, inkurajime, informacione
  • 80
    Bekimi në Sprova“Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.” – Psalmi 119:67 “Zoti nuk e lejon dhimbjen tonë të jetë e kotë. Ai e përdor çdo vuajtje për të na forcuar, për të na shenjtëruar dhe për të na afruar më pranë zemrës së Tij.” June…
    Tags: të, në, për, dhe, inkurajime
  • 80
    Besnikëria e Zotit ndaj popullit të Tij!Këtë Shabat do të lexojmë librin e pestë dhe të fundit në Ligjin e Moisiut. “Zoti, Perëndia juaj, ju ka shumuar, dhe ja, sot jeni në numër të madh si yjet e qiellit.” – Ligji i Përtërirë 1:10 Ky varg flet për besnikërinë e Zotit në lidhje me popullin e Tij.…
    Tags: të, në, dhe, për, inkurajime
  • 80
    Të luftosh në gjunjë!Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë. Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson…
    Tags: të, dhe, për, në, inkurajime
  • 80
    Të luftosh në gjunjë!Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë. Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson…
    Tags: të, dhe, për, në, inkurajime
Comments