Kulturë

Në Skenderaj nis festivali “Rapsodia Shqiptare”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje nga Skenderaj të mos harrohen sakrificat e popullit shqiptar, në mënyrë që të mos përsëritet e kaluara.

Me rastin e hapjes së Festivalit “Rapsodia shqiptare” 2018, kreu i ekzekutivit u shpreh se ndihet i nderuar që në kuadër të festave të 28 Nëntorit pati rastin të marrë pjesë në këtë manifestim.

Ai tha se ideja e një festivali kushtuar një heroi dhe ruajtja e traditës nuk është e tashme ndër shqiptarë. Ndërsa iu drejtua me një fjalë rasti edhe Rifat Jasharit, vëllait të komandantit legjendar Adem Jashari.

“A ja nisim me një këngë baca Rifat, se për festë kemi ardhur… Ideja e një festivali kushtuar një heroi dhe ruajtja e traditës nuk është e tashme ndër shqiptarë. Lahutarët tonë, e ciceronët tonë e kanë ruajtur të gjallë kujtesën e ngjarjeve të mëdha, e heronjve tonë. Me e ruajt të gjallë kujtesën për Hamëz Jasharin, nderohet edhe artisti por nderohemi edhe të gjithë ne. Është me lehtë për ne me e mbajt gjallë atë që kemi kaluar. Është në nder tonë, është në dobinë tonë që si njerëz, qoftë si qytetarë të Kosovës, qoftë si evropianë, qoftë si popull që duam me iu taku popujve tjerë, me e kultivuar të vërtetën, sakrificën tonë, dhembjen tonë, atë që i ka ndodhur popullit tonë, heroizmin tonë, dhe si kemi ardhur deri në liri”, u shpreh Haradinaj.

Ndërsa vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, u uroi mirëseardhje të pranishmëve duke thënë se prezenca e kryeministrit Haradinaj në këtë ngjarje, i ka shtuar dritë asaj.

“Shfrytëzoj rastin t’ua uroj festat e 28 nëntorit, të gjitha që lidhen, juve dhe gjithë shqiptarisë. Uroj gjithmonë jemi bashkë, të një qëndrimi, të një mendimi për të ardhmen e vendit tonë”, u shpreh Jashari.

Në emër të kryetarit të komunës, drejtori i Drejtorisë së Kulturës në komunën e Skenderajt, Ramiz Shala, tha se të rralla dhe të papërsëritshme janë personalitetet e mëdha historike si Adem Jashari e Hamëz Jashari, të cilët i kanë dhënë edhe më shumë ngjyrë 28 nëntorit.

“Jemi në vitin jubilar, në 20-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, në 10-vjetorin e pavarësisë. Në 10 vjet shtet, Kosovës i duhet më shumë unitet, edhe më shumë punë e pastër dhe më shumë perspektivë”, u shpreh ai.

Në natën e parë të hapjes të këtij festivali, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ndau çmime post-mortum për ish-drejtorin e Arteve Beqir Beqirin, ish-drejtorin Feriz Zeqiri, dhe rapsodin Ibrahim Gashi.

Ndryshe, festivali “Rapsodia Shqiptare” Skenderaj 2018, do të zgjasë tre net, ku të enjten, më 28 nëntor do të ndahen edhe çmimet në kuadër të natës finale.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 94
    “Ndoshta shqiptarët në mesjetën e hershme mund të kenë humbur shumë tokë te serbët, ato nuk ishin aspak një popull që po shuhej. Që nga fundi i shekullit të 13 ata nisën një sulm drejt veriut në Selanik, Epir dhe Greqi, që nga fundi i shekullit të 17 një sulm…
    Tags: të, në, një
  • 90
    Mësues me gjithnjë e më pak nxënës! Fenomeni i migrimit ka prekur ndërkohë sistemin arsimor në Kosovë. Por dëmtimi i arsimit pengon transformimin e Kosovës, ngrenë zërin ekspertët. Edhe dy karrige të tjera do të mbeten bosh në një klasë të shkollës së mesme të ulët "4 Prilli”, në fshatin…
    Tags: të, në
  • 90
    Adhuruesit e librave kanë edhe një ofertë që t’i gjejnë veprat e preferuara në një vend. Kryeqytetit i është shtuar edhe një panair libri. Kolegji AAB me “Panairin Vjeshtor të Librit” mëton që këtë ngjarje ta bëjë një nga panairet më të frekuentuara të librit me vizitorë të rinj. Prej…
    Tags: të, në, një
  • 89
    Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit. Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme…
    Tags: të, në
  • 89
    Ne vazhdimisht në ditët e sotme shpërqendrohemi dhe  nxitojmë të bëjmë gjëra të tjera ndërsa hamë. Kërkimet kanë treguar se problemet me shëndetin, dhembja dhe ankthi, e madje edhe depresioni  mund të vijnë për shkak se ne nuk i bëjmë më gjërat gjatë ditës duke u dhënë rëndësinë e duhur.…
    Tags: të, në
Comments