Histori

Në Ukrainë flitet shqip në 4 fshatra, ja lutjet e lashta

Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të këtyre fshatrave e kanë dhënë studiuesja nga Moska N. V. Kotova, gjuhëtarja nga Minsku L. J. Demkodhe ekipi i albanologëve nga Leningradi / Sankt-Petërburgu me prof. A. V. Desnickaja në krye, të cilët patën punuar në terren gjatë viteve 1950–1970. Si rezultat e kësaj pune shumëvjeçare u krijua një varg punimesh për fonetikën, gramatikën dhe leksikun e së folmes së shqiptarëve të Ukrainës (Kotova 1956; 2017; Demko 1971; 1972; Sitov 1975; Voronina et al. 1996; Zhugra, Sharapova 1998, etj.). Në etapën bashkëkohore me hulumtimin etnografik dhe gjuhësor të fshatrave shqiptare të Ukrainës janë marrë studiues nga Sankt-Petërburgu me prof. A. A. Novikun në krye (Novik etj. 2016).

СЛАЙД 1E folmja shqipe në fjalë flitet në katër fshatra në jug të Ukrainës: Karakurt në rrethin e Bollgradit, qarku i Odesës (fshati quhej Zhovtnevoe nga 1944 deri në 2016; emri i vjetër Karakurt iu rikthye në kuadrin e fushatës së likuidimit të trashëgimisë ideologjike të komunizmit në Ukrainë në vitet 2014–2016); Georgievka, Devninskoe dhe Gammovka në rrethin e Priazovjes, qarku i Zaporozhjes (përkatësisht Tyshki, Taz dhe Xhandran; toponimet e vjetra njihen nga të gjithë banuesit dhe u përkasin vendbanimeve të tartarëve nogaj që kishin banuar në stepën e zonës së bregdetit Azov).

СЛАЙД 2Në ditët tona, sipas Censusit të vitit 2001, në territorin e Ukrainës banojnë 3.308 shqiptarë: 1.862 në qarkun e Odesës, 892 në qarkun e Zaporozhjes dhe 554 në qarqe të tjera,përfshirë këtu shqiptarët që vazhdojnë së banuari në të katër fshatra shqiptare të Ukrainës, si dhe ata që ikën në qytete ose u shpërndanë nëpër fshatra të qarqeve fqinje. Për sa i përket ruajtjes të së folmes së shqiptarëve të Ukrainës, sipas të dhënave zyrtare të Censusit, shumica e shqiptarëve të qarkut të Odesës kanë deklaruar se gjuha e tyre amtare është shqipja, kurse në qarkun e Zaporozhjes 608 veta u përgjigjën që gjuha e tyre amtare është rusishtja dhe vetëm 198 veta pohuan që kanë si gjuhë amtare shqipen.

Tabela 1. Shqiptarët e Ukrainës dhe gjuha e tyre amtare, sipas (Censusi 2001)

Popullsia e Karakurtit, sipas po atij Censusi,përbën 2.207 veta, ndër të cilat janë shqiptarët, bullgarët, gagauzët, ukrainasit, molldovanët, rusët dhe përfaqësuesit e etnive të tjera. Georgievka ka 446 veta, në fshatin Devninskoe banojnë 668 veta dhe në Gammovkën ka 479 veta. Shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë, edhe pse përveç shqiptarëve në këto fshatra banojnë shumë rusë dhe ukrainas. Gammovka është i vetmi fshat në rajon me një numër relativisht të vogël banorësh gagauzë, të cilët pothuaj nuk flasin tani gjuhën e tyre.

Vëzhgimet tona sociolinguistike në fshatin Karakurt (vitet 2011–2013) tregojnë se në familjet shqiptare të fshatit e folmja shqipe vazhdon të përdoret rregullisht nga përfaqësuesit e të gjithë brezave, përfshirë këtu edhe fëmijë. Madje edhe nënat e reja dhe gjyshet preferojnë të flasin shqip me fëmijët, me qëllim që ata të mësojnë gjuhën e tyre amtare nga mosha e njomë(Morozova 2016). Situatën e fshatrave të rajonit të detit Azov e pasqyrojnë rezultatet e anketimit sociolinguistik të kryer më 2005 në fshatin Georgievka (Biçurina 2006). Brezi i vjetër dhe i mesëm zotëron mjaft mirë të folmen shqipe dhe e përdor në kuvendim me bashkëmoshatarët, kurse shumica e të rinjvee konsiderojnërusishten si gjuhë amtare dhe përdorin vetëm atë në komunikimin e përditshëm. Moszotërimi i së folmes shqipe prej brezit të ri buron te përfaqësuesit i brezit të mesëm, të cilët, sipas fjalëve të tyre, që në fëmijëri kishin për të përballuar vështirësitë në shkollë për shkak të njohurisë së dobët të rusishtes. Prandajata nuk janë përpjekur shumë që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë të folmen e tyre shqipe dhe akoma kanë prirje të hedhin poshtë vlerën dhe rolin e së folmes në kompetencat e tyre gjuhësore, meqë e zotërojnë mirë. Pavarësisht nga kjo, të rinjtë vazhdojnë të vetëdeklarojnë si shqiptarë dhe ia japin së folmes shqipe vlerësimet pozitive, ndryshe nga prindërit e tyre. Kjo do të thotë se “kthimi” i mëvonshëm i brezit të ri të sotëm te gjuha amtare dhe ruajtja e saj nuk mund të përjashtohet edhe në fshatrat e rajonit të detit Azov.

СЛАЙД 3E folmja e shqiptarëve të Ukrainës i përket toskërishtes veriore dhe zhvillohet në shkëputje nga arealja amtare gjatë një periudhe pothuaj gjashtëshekullore. Meqë shpërngulja e paraardhësve të shqiptarëve të Ukrainës nga trojet shqipfolëse ndodhi mjaft herët, në të folmen e tyre deri më sot paraqiten trajtat arkaike në fonetikë dhe në morfologji dhe ruhen tiparet dialektore të arealit “nënë”.

СЛАЙД 4Disa shembuj mund t’i gjejmë, ndër të tjera, në tekstin e lutjes “Ati ynë” në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës, incizuar nga A. A. Noviku gjatë bisedës me shqiptaren nga fshati Karakurt N. G. Kirçevën, lindur më 1970. Teksti është transkriptuar nga A. A. Noviku me alfabetin e shqipes standarde, duke përdorur edhe shenjatsuplementare, dhe u botua për herë të parë në (Novik 2016).

Lút’je

Parëndíe jóne,

Nd’i je lart,

Lle të ndríte jémra índ’e,

Lle të vínë mbretëríja índ’e,

Lle të bë́net kysh do ti,

Si lart, si mar dhéut.

Búken e góles na jep sot

Dhe mos na kall néva n’i mukátat

Dhe ma ndëléj mukátët tántë,

Si na i ndëlénem kush na bë́ri të lik.

Dhe na mbroj néva ga mukátët.

(Novik 2016: 539)

Lutje

Zotiynë,

Nëse je lart,

Le të ndritë emri yt,

Le të vijë mbretëria jote,

Le të bëhet qysh do ti,

Si lart, si mbi dhé.

Bukën e gojës jepna sot,

Dhe mos na kall ne në mëkatet

Dhe na fal mëkatet tona,

Si ne i falimata që na bënë të ligën.

Dhe na mbroj ne nga mëkatet.

(Përkthimi shqip i M. Morozovës)

Siç shihet nga teksti, e folmja në shqyrtim ruantiparet themelore dhe leksikun bazë të shqipes. Ndër tiparet arkaike të fonetikës shfaqet këtu ruajtja e l-së ndërzanore: g′oljǝ ‘gojë’. Në shumicën e të folmeve shqipe l-ja në pozitën midis dy zanoresh kapërfunduar në j. Deri më sot ajoshqiptohet vetëm në jugun e arealit toskë (në Çamëri) dhe në të folmet e diasporës shqiptare në Greqi, Itali, Bullgari dhe Ukrainë (Gjinari1960: 110; Domi, Shuteriqi 1965: 106; Desnickaja 1968: 272–273;Haxhihasani 1971: 154; ADGjSh 2007: 189–191, 196). Në sistemin përemëror,në vend të pronorit jotenë të folmen e shqiptarëve të Ukrainës përdoret forma dialektore índ’e, e cila i ngjan formësjənde në të folmen e Devollit (ADGjSh 2007: 296). Në fondin leksikor, bie në sy përdorimi i fjalëve bukur të vjetra, siç është, për shembull, folja ndëlej ‘fal’ të përdorur edhe nga arbëreshët e Italisë (Jeta Arbëreshe 2014: 15).

Kontaktet me gjuhët sllave gjatë shekujve

Gjatë disa shekujve e folmja e shqiptarëve të Ukrainës ka zhvilluar në kontakt me gjuhët sllave (bullgarishtja, rusishtja, ukrainishtja), turanike (gagauzishtja) dhe romane (rumanishtja / molldavishtja). СЛАЙД 5Që nga shek. XV–XVI paraardhësit e shqiptarëve të Ukrainës kishin jetuar në verilindje të Bullgarisë dhe e folmja e tyre kishte pësuar ndikimin e fortë të gjuhës bullgare dhe ndoshta gagauze. СЛАЙД 6Pas shpërnguljes së shqiptarëve në Perandorinë Ruse në fillimin e shek. XIX, e folmja e tyre vazhdoi të kontaktonte me gjuhët e fqinjëve, përkatësisht të bullgarëve dhe gagauzëve, gjithashtu të mërguar “nga përtej Danubit”. Në periudhën e përshkruar në botimet shkencore e folmja e shqiptarëve të Ukrainës u ndikua fort nga rusishtja, e cila duhet të përhapej gradualisht në fshatrat shqiptare të Ukrainës që nga çereku i dytë i shek. XX (Morozova 2013: 125–128).
СЛАЙД 7Ndikimi i gjuhëve fqinje bie në sy në të gjitha nivelet e sistemit gjuhësor të së folmes. Pasqyrimin më të qartë të kontakteve shumëshekullore e gjejmë në fusha të ndryshme leksikore, për shembull, në sistemin e termave të farefisnisë. Krahas fondit të burimit indoevropian (b’ir,‑i ‘bir’; b’íl|e,‑a ‘bijë’; vlla,‑u ‘vëlla’; mót|ёr,‑ra ‘motër’;dhë́nd|ër,‑ri / llî́nd|ër,‑ri ‘dhëndër’; gru,‑ja ‘grua’; nús|e, ‑a ‘nuse’, etj.) dhe huazimeve të vjetra latine (ndr’ík|ull,‑lla/ ndrî́k|ull,‑lla‘ndrikull’, prej lat. matricula), ky sistem ka përfshirë edhe shtresat e huazimeve nga gjuhë të tjera me të cilat kishte kontaktuar e folmja e shqiptarëve të Ukrainës, veçanërisht nga bullgarishtja dhe gagauzishtja. СЛАЙД 8Shih, p.sh., emërtimet e vëllezërve dhe motrave,kunetërve dhe kunatave në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës:

bát|e, -i1. vëllai i madh; 2. përdoret në vend të emrit për t’i drejtuar me nderim vëllait të madh; 3. kunat,vëllai i madh i burrit; 4. përdoret për t’i drejtuar vëllait të madh të burrit; 5. përdoret para emrit të një të moshuari në shenjë nderimi. Nga bullg.bate, bačo‘fjalë e përdorur për të thirrur vëllain e madh’. Khs. gagauz. bati,baty;

kák|o, -u 1. motra e madhe; 2. përdoret në vend të emrit për t’i drejtuar me nderim motrës së madhe; 3. kunatë,motra e madhe e burrit; 4. përdoret për t’i drejtuar motrës së madhe të burrit; 5. përdoret për të thirrur me nderim një grua të moshuar. Nga bullg. kaka‘motra e madhe’ (Voc.kako, përdoret për të thirrur motrën e madhe ose gruan e moshuar). Khs. gagauz. kaku;

drag’ínk|o, -u (Karakurt) / bashá(Georgievka) 1. kunat,vëllai i vogël i burrit a të gruas; 2. përdoret për t’i drejtuar vëllait të vogël të burrit a të gruas. Khs. bullg. draginko‘kunat, vëllai i vogël i burrit’, bašta‘baba’; gagauz. draginku,baša‘vëllai i vogël i burrit’;

kalín|o, -a(Karakurt) / k’irác|o, -a (Georgievka) 1. kunatë,motra e vogël e burrit a të gruas; 2. përdoret për t’i drejtuar motrës së vogël të burrit a të gruas. Nga bullg.kalina, fjalë e përdorur për të thirrur me nderim motrën e burrit; keracadial., vjetr. ‘qytetare; zonjë; mënyra e lidhjes së shamisë (ndër vajzat e reja)’ (< gr. κεράτζα). Khs.gagauz. kiraca /keraca‘motra e vogël e burrit’;

jen’ísht|e,‑ja1. kunat, burri i motrës. 2. burri i motrës së madhe. Khs. gagauz. jenište.

Bie në sy që të gjitha huazimet nga bullgarishtja dhe gagauzishtja dalin plotësisht të adaptuara dhe të integruara në tipat e lakimit të mbarë shqipes që ruhen mjaft mirë në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës.

Këto dhe të tjera veçori që karakterizojnë gjendjen aktuale të së folmes së shqiptarëve të Ukrainës janë përshkruar në skicën tonë të gramatikës. Studimi i mëtejshëm dhe vlerësimi i ndikimeve të kontaktit gjuhësor mund të ndihmojnë, ndër të tjera, për të kuptuar më mirë jo vetëm shkaqet dhe kronologjinë e zhvillimit të inovacioneve në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës, por edhe faktorët dhe mekanizmat e përgjithshme që veprojnë gjatë evolucionit të dialekteve të ndryshme në situatën e kontaktit.

Literaturë dhe burime

ADGjSh 2007 — J. Gjinari, B. Beci, Gj. Shkurtaj, Xh. Gosturani, A. Dodi, M. Totoni. Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe. V. I. Università degli studi di Napoli l’Orientale, Akademia e shkencave e Shqipërisë,2007. 464 f.

Biçurina 2006 — Biçurina N. M. Otnoshenie k jaziku kak faktor sohranenija titulnogo jazika v kaçestve sredstva mezhliçnostnoj kommunikacii [Vlerësimi i gjuhës si faktor i ruajtjes së gjuhës së kombit në funksionin e mjetit të komunikimit të përditshme] // Kommunikacija i konstruirovanie socialnih realnostej [Komunikimi dhe konstruktimi i realiteteve shoqërore] / Red. O. G. Filatova. Sankt-Petërburg: Roza mira, 2006. Pjesa I. F. 262–269.

Censusi 2001 — Vseukrainskij perepis naselenija 2001 [Censusi gjithëukrainas i popullsisë]. URL: http://2001.ukrcensus.gov.ua (kontrolluar më: 10.04.2017).

Demko 1971 — Demko L. J. O nekotorih osobennostjah gllagolnoj sistemi allbanskogo govora s. Karakurt [Për disa veçori të sistemit foljor të së folmes shqipe të fshatit Karakurt] // Voprosi fillollogii [Çështje të filologjisë] / Red. A. I. Kiselevskij. Minsk: Vishejshaja shkolla, 1971. Vip. 1. S. 60–66.

Demko 1972 — Demko L. J. Allbanskij govor s. Karakurt (fonetika, morfollogija imeni i gllagolla) [E folmja e shqiptarëve të Karakurtit (fonetika, morfologjia e emrit dhe të foljes)]. Dis. … kand. filol. nauk. Leningrad, 1972. 247 f.

Desnickaja 1968 — Desnickaja A. V. Allbanskij jazik i ego dialekti [Gjuha shqipe dhe dialektet e saj]. Leningrad: Nauka, 1968. 380 s.

Domi, Shuteriqi 1965 — Domi M., Shuteriqi Dh. S. Një vështrim mbi të folmen shqipe të Mandricës // Studime filologjike 2, 1965. F. 103–119.

Gjinari 1960 — Gjinari J.Mbi të folmen e Devollit // BUShT. SShSh. 1960. № 4. F. 103–137.

Haxhihasani 1971 — Haxhihasani Q. Vёshtrim i pёrgjithshёm mbi tё folmen e banorёve tё Çamёrisё // Dialektologjia shqiptare. Tiranё: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë: Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, 1971. Vëll. I. F. 118–193.

Jeta Arbëreshe 2014 — Jeta Arbëreshe. Nr. 77, viti / anno XIII, janàr-theristì / gennaio-giugno 2014.

Kotova 1956 — Kotova N. V. Materiali po allbanskoj dialektollogii (allbanskie govori Ukraini) [Materialet për dialektologjinë shqiptare (të folmet e shqipes në Ukrainë)] // Uçenie zapiski Instituta sllavjanovedenija [Vrojtime shkencore të Institutit të studimeve sllave]. Moskva, 1956. Vëll. XIII. F. 254–287.

Kotova 2017 — Kotova N. V. Jazik allbancev Ukraini v seredine XX veka. Teksti i sllovarj. Kommentarii [Gjuha e shqiptarëve të Ukrainës në mesin e shekullit XX. Tekste dhe fjalor. Komente] / I. A. Sedakova (red. përgjegjëse), A. V. Zhugra, M. S. Morozova (red. shkencore). M.: Jaziki sllavjanskoj kulturi, 2017.

Morozova 2013 — Morozova M. S. Govor allbancev Ukraini: evolucija dialektnoj sistemi v usllovijah jazikovogo kontakta [E folmja e shqiptarëve të Ukrainës: evolucioni i sistemit dialektor në kushtet e ndërveprimit gjuhësor]. Dis. … kand. filol. nauk. Sankt Petërburg, 2013. 183 f.

Morozova 2016 — Morozova M. S. Allbanskij govor sella Zhovtnevogo v usllovijah jazikovogo kontakta: po materiallam ekspedicij 2011–2013 godov [E folmja shqipe e fshatit Zhovtnevoe në kushtet e ndërveprimit gjuhësor: në bazë të materialeve të viteve 2011–2013] // Acta Lin­guistica Petropolitana / Red. përgjegjës N. N. Kazanskij. Sankt-Petërburg: Nauka, 2016. Vëll. XII, pjesa 3. F. 149–170.

Novik 2016 — Novik A. A. Dialektnie teksti [Tekste dialektore] // Novik A. A., Buçatskaja J. V., Dugushina A. S., Ermolin D. S., Morozova M. S. “Priazovskij otrjad”. Jazik i kultura allbancev Ukraini [“Ekspedita në detin Azov”. Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës] / Red. A. A. Novik (red. përgjegjës), M. S. Morozova, D. S. Ermolin. Sankt-Petërburg: MAE RAN, 2016. Pjesa I. Vëll. 2. F. 539–540.

Novik etj. 2016 — Novik A. A., Buçatskaja J. V., Dugushina A. S., Ermolin D. S., Morozova M. S. “Priazovskij otrjad”. Jazik i kultura allbancev Ukraini [“Ekspedita në detin Azov”. Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës] / Red. A. A. Novik (red. përgjegjës), M. S. Morozova, D. S. Ermolin. Sankt-Petërburg: MAE RAN, 2016. Pjesa I. Vëll. 1. 912 f.; Vëll. 2. 672 f.

Sitov 1975 — Sitov A. P. Gllagolnie innovacii i arhaizmi v govore allbanojaziçnih poselenij Ukraini [Risitë dhe arkaizmat foljorë në të folmen e fshatrave shqipfolëse të Ukrainës] // Lingvistiçeskie issledovanija. Voprosi stroja indoevropejskih jazikov [Studime gjuhësore. Çështje të strukturës së gjuhëve indoevropiane] / Red. T. M. Nikollaeva. Moskë, 1975. Pjesa I. F. 136–150.

Voronina et al. 1996 — Voronina I., Domosileckaja M., Sharapova L.E folmja e shqiptarëve të Ukrainës / Përkthyes M. Vejzaj. Shkup: Shkupi, 1996. 208 f.

Zhugra, Sharapova 1998 — Zhugra A. V., Sharapova L. V. Govor allbancev Ukraini [E folmja e shqiptarëve të Ukrainës] // Etnolingvistiçeskie issledovanija. Vzaimodejstvie jazikov i dialektov [Studime etnolinguistike. Ndërveprimi i gjuhëve dhe dialekteve] / Red. përgjegjës J. K. Kuzmenko. Sankt-Petërburg: Izd. ILI RAN, 1998. F. 117–151.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Kori i qytetit të Pejës “Siparantum Choir” sot, më 7 maj, do të udhëtojë për në Nancy të Francës me ç’rast do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të koreve botërore “Nancy Voix Du Monde 2018” në Francë, që mbahet nga data 9-13 maj. Kori do të paraqitet resht me…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së duke i bërë asaj një rrethim të hekurt. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë…
    Tags: të, dhe, në
  • 100
    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i ka dërguar urimet më të ngrohta popullit dhe përfaqësuesve të shtetit të Izraelit me rastin e shënimit të vitit jubilar të 70 vjetorit të Pavarësisë. Pacolli me këtë rast i ka bërë thirrje edhe njëherë kreut të shtetit izraelit për ri-shqyrtimin e…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Përshkrimi dhe studimi i së folmes së fshatrave shqiptare të Ukrainës, për të cilën bie fjala më poshtë, ishte filluar që në çerekun e parë të shek. XX nga akademiku N. S. Derzhavin dhe ka vazhduar deri kohët e fundit, shkruan Aleksander Novik. Kontributin me vlerë në studimin linguistik të…
    Tags: të, në, dhe
  • 100
    Unë do të jem 71 këtë Krishtlindje, kështu që ka pasur shumë Krishtlindje, disa të mrekullueshme, disa të trishtuara dhe, si me shumicën e familjeve, disa katastrofike. Megjithatë, gjithmonë ka qenë një kohë e mrekullueshme për mua. Por Krishtlindja më e mirë ndonjëherë ishte ajo që festuam më 2 janar…
    Tags: të, dhe, në
Comments