Histori

Nënkryetari Mujka bisedoi me pastorin Banush Elezi

Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim drejtuesin eKishës Protestante Ungjillore “Fjala” në Vushtrri, pastorin Banush Elezi, i cili është përgjegjës edhe për Kishën në Mitrovicë, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për disa çështje që epreokupojnë anëtarësinë e kësaj Kishe.

Nënkryetari Mujka, i ka thënë pastorit Elezi se Komuna e Mitrovicës ka bashkëpunim të mirë me të gjitha komunitetet fetare, prandaj edhe emirëpret edhe bashkëpunimin me Kishën Protestante Ungjillore.

Pastori Banush Elezi, pasi e falënderoj nënkryetarin Mujka për pritje dhe gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje në zgjidhjen e disa çështjeve që e preokupojnë Kishën protestante dhe anëtarësinë e saj në Mitrovicë, tha se aktualisht problem kryesor për besimtarët e kësaj kishe është hapësira për varreza.

“Ne kemi anëtarësinë tonë, të cilët kanë problem sa i përket varrimit të familjarëve të tyre, sepse nuk ka një hapësirë të posaçme për t’i varrosur të vdekurit. Do të ishte mirë që Komuna e Mitrovicës të gjej një hapësirë të përshtatshme dhe të na e zgjidh këtë problem që po na mundon shumë”, tha pastori Elezi.

Nënkryetari Mujka i tha atij se Komuna do të shqyrtoj me përgjegjësi këtë kërkesë dhe besoj se do të gjendet një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët.

Në takim u diskutua edhe çështja e pjesëmarrjes së përfaqësuesit të Kishës Protestante Ungjillore në mbledhjet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku janë të përfaqësuara edhe bashkësitë tjera fetare.

Lidhur me këtë çështje, nënkryetari Mujka tha se është kjo është çështje ezgjidhur, sepse në listën e pjesëmarrësve në takimet e këtij këshilli gjendet edhe përfaqësuesi i Kishës Protestante Ungjillore, por mund të ketë ndodhur ndonjë ulshim, i cili më nuk do të përsëritet.

Që të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë është në interes të të dyja palëve, por edhe të të gjithë qytetarëve të Komunës së Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare apo etnike.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Festivali ndërkombëtar i muzikës tashmë ka rezervuar datat për edicionin e radhës. Mbrëmjet muzikore të “DAM”-it sivjet shtrihen prej 29 marsit e deri më datën 3 të muajit prill. Nëpërmjet programit muzikor festivali do ta shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës Botërore, duke mëtuar të bëjë thirrje për paqe në…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, dje përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për të arriturat përgjatë gjashtë muajve të parë të drejtorisë të cilën ai e drejton, shkruan KultPlus. Përveç të tjerash ai ka treguar për shumën që ka siguruar kjo…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Se objekti i kinemasë “Lumbardhi” duhet vendosur në shërbim të gjeneratave të ardhshme dhe se objektit duhet t’i shtohen funksione tjera për ta bërë atë të shfrytëzueshëm në baza ditore, është thënë në takimin konsultativ të Komisionit për Rijetësim të këtij objekti, me hisedarë të ndryshëm. Komentet e takimit të…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Ekspozitë emocionale e ka quajtur prezantimin e tij të parë në vendin e tij të lindjes, artisti shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, Sislej Xhafa. Lidhur me këtë projekt të madh artistik, Xhafa pati sot një paraqitje para publikut bashkë me kuratorin e ekspozitës së titulluar “Të dua pa e ditur”, raporton…
    Tags: të, në, për
  • 100
    Prishtinë, 5 korrik – Për udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës, oborri i këtij institucioni nuk është vend adekuat për shtatoren e Anton Çettës. Sipas tyre, për një figurë si ajo e Çettës, shtatorja do të duhej të vendosej në ndonjë shesh të madh të qytetit, i cili do të…
    Tags: të, për, në
Comments