Kulturë

“Nëntor i ftohtë” – fitues i dyfishtë në “South East European Film Festival”

“South East European Film Festival” dekadën e tij të parë e ka shënuar më ndryshe në krahasim me vitet e tjera, është mbajtur online. Në këtë edicion të pazakontë, filmi nga Kosova “Nëntor i ftohtë”, që flet për vitet ’90, mori çmimin për aktoren më të mirë (Adriana Matoshi) dhe çmimin që jepet si konfirmim për vlerat e larta artistike të filmit

Nëpërmjet rrëfimit të sfidave të personazheve në filmin “Nëntor i ftohtë”, nën regji të Ismet Sijarinës, paraqiten aspekte të ndryshme të jetesës në Kosovë në vitet ’90. Është një pasqyrë e mirë e jetesës së një vendi në Evropën Juglindore gjatë asaj kohe. Këtë hapësirë gjeografike e ka në fokus edhe festivali “South East European Film Festival”, që këtë vit shënoi edicionin e tij të 10-të në formatin online. Festivali që e konsideron Ballkanin si zemër të Evropës i ka ndarë çmimet për këtë edicion të pazakontë të dielën. Në mesin e filmave të shpërblyer është edhe filmi kosovar “Nëntor i ftohtë”. Mori çmimin “Salon du livre des Balkans”, që jepet si konfirmim për vlerat e larta artistike të filmit, atë për aktoren më të mirë që e mori Adriana Matoshi.

Qëllimi i festivalit “SEE A PARIS”, që nisi në pranverën e vitit 2011, ishte që të mbante në Paris një festival që do të bënte bashkë kinematografët e pjesës juglindore të Evropës dhe që do të shërbente si një hapësirë ku kinematografia mbetet një vend ku rilind shpresa për ëndrrën evropiane. Këtë vit edicioni i 10-të nisi më 2 qershor dhe përfundoi më 7 qershor. © KOHA. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Shpëtimi i skulpturave të Çavdarbashës në dorë të ekspertëve vendorëKërkesës së shtruar qysh më 2013 për të shpëtuar veprat e skulptorit Agim Çavdarbasha – skulpturat që kaherë kanë nisur të shkatërrohen në oborrin e galerisë-muze në Çagllavicë – Ministria e Kulturës do t’i përgjigjet duke angazhuar ekspertë të institucioneve të veta. Ky institucion ka paralajmëruar që më së largu…
    Tags: të, në, për, që
  • 100
    “Shota” rrezikon vazhdimësinë në mungesë të gjeneratës së reJanë gjithsej 22 kandidatë nga 75 konkurrentë, të vlerësuar maksimalisht për të nisur kursin për vallëzim. Sa i përket këndimit, nga 20 që i kanë hyrë garës, pikët më të larta i kanë arritur 11 prej tyre. E për instrumentistë, komisionit vlerësues ia kanë mbushur mendjen 2 nga 6 sa…
    Tags: të, në, për, që
  • 100
    “Anibari” synon të nxisë edhe të shkruaritTetë të rinj nga vende të ndryshme janë bërë bashkë në Pejë për të mësuar më shumë sesi të shkruajnë një kritikë për film, por edhe sesi të raportojnë nga një festival. Kjo masterklasë po mbahet në kuadër të edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar. Olga…
    Tags: të, në, që, për
  • 100
    Ministria e Kulturës synon që bartja në Prizren të nisë në korrikMinistria e Kulturës planifikon që gjatë muajit korrik, një pjesë e kabinetit të ministrit të bartet në Prizren. Për të marrë epilog kjo çështje pritet që së shpejti Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës të nënshkruajnë një marrëveshje për shfrytëzimin e objekteve që i janë ndarë MKRS-së në qytetin…
    Tags: të, që, në, për
  • 100
    Animatorët e rinj bashkohen për mesazhe vetëdijesuese në kohë pandemieDisa shtëpi me ngjyrë të kaltër, mbi to zemra të verdha dhe mbishkrimi “rri n’shpi” ngjyrë qielli, janë disa nga elementet që animatorja e re Lira Gjikolli i ka bërë bashkë në animacionin e saj 14-sekondash. Videoja e saj është e para e publikuar në rrjete sociale të martën, nga…
    Tags: të, në, që, për
Comments