Nevoja për thyerje
Dhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29
Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa provash të vështira. Unë duhet të punoja me sjelljen time. Ne duhet të punonim me martesën tonë dhe si do të menaxhonim paratë.
Për gjashtë vite me radhë unë i blija çorapet e mia tek të përdorurat. Ishim të rrënuar, dhe unë ndërkohë predikoja për sigurimin e Perëndisë në jetët tona!
Jo vetëm kaq por, nuk ishte shumë e përhapur që gratë të predikonin në atë kohë. Ne humbëm miq dhe anëtarë të familjes të cilët nuk donin të kishin të bënin me ne.
Ishte e vështirë, dhe ndonjëherë unë doja të hiqja dorë. Sot, jam e lumtur që qëndrova me Perëndinë sepse në gjithë botën ka njerëz që janë ndihmuar për shkak të asaj që Perëndia ka bërë përmes shërbesës tonë.
Shkrimi na thotë tek Mateu 19 që duhet të lëmë mbrapa gjërat e “rëndësishme” për hir të emrit të tij. Ne nuk kishim gjithçka që mendonim se kishim nevojë atëherë, por shkëmbimi ishte mëse i vlefshëm.
Këmbëngulni në ecjen tuaj me Perëndinë, edhe kur është e vështirë. Qëndroni të përqëndruar tek Ai dhe do të shpërbleheni kur të përjetoni fitoren që Ai ka për ju.
Lutje
Perëndi, ndonjëherë është e vështirë të këmbëngul në jetën e krishterë, por e di që këmbëngulja do të shpërblejë. Faleminderit që më jep fuqinë që më duhet për të vazhduar. Unë do të të ndjek vetëm Ty, Ti je gjithçka që ka rëndësi.
Related Posts
- 100
- 100
- 98
- 98
- 98