Kulturë

Nexhmije Pagarusha nderohet për kontributin e saj në muzikë

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga sot Nexhmije Pagarusha të ketë statusin e qytetares me merita të veçanta për shkak të kontributit të saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dha propozimin që bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës, t’i njihet statusi i qytetares me merita te veçanta për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe duke përfshirë edhe mbështetjen financiare të saj siç është përcaktuar në propozim-vendim në vlerë prej 500 euro në muaj.

“Nexhmije Pagarusha siç njihet në popull bilbili i muzikës shqipe, me paraqitjet e saj në shumë vende të botës bëri që karriera e saj të jetë e bujshme, duke përfaqësuar kësisoj Kosovën dhe përçuar vlerat dhe traditat e vendit tonë. Ajo interpretoi në festivale dhe skena të njohura ndërkombëtare, duke interpretuar edhe vepra të përkthyera në gjuhën shqipe, si ato të Bethovenit etj.”, ka thënë Gashi.

Gashi ka folur edhe rreth “Bareshës” duke theksuar se “Nexhmije Pagarusha në krijimtarinë e vet muzikore mendohet t’i ketë interpretuar mbi 150 këngë ku shumicën nga këto ia kushtoi vendit dhe dashurisë duke filluar nga kryevepra ‘Baresha’ që me interpretimin e saj i paraqiti vlerat e Artit dhe Kulturës, edhe në atë kohë kur muzika shqipe dëgjohej dhe kultivohej shumë pak”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 90
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 80
    Fiton çmimin shkencor për “Shqipëria e rigjetur”, profesoresha italiane shprehet se është befasuar që në 1300-n Shqipëria ishte një shtet i madh në Adriatik. Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, ka qenë e entuziazmuar ditën e djeshme, pasi u shpall fituesja e çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe…
    Tags: të, në, që, për, dhe
  • 77
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 75
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 75
    Prishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
Comments