Kulturë

Nga 26-31 korrik mbahet Panairi i Ulqinit, mblidhen botues nga hapësira mbarëshqiptare

Për 19 vite me radhë në Ulqin organizohet Panairi i Librit. Botues nga hapësira mbarëshqiptare do të jenë të pranishëm gjatë 5 ditëve të panairit, nga data 26 deri në 31 korrik.

Organizatorja e këtij eventi, drejtoresha e përgjithshme e botimeve “Toena”, Irena Toçe gjatë konferencës për mediet në Bibliotekën e Muzeut Historik tha sot se si risi shënon ndarjen e dy çmimeve “ Liburnia” dhe “Dega e ullirit”.

“Këto dy çmime letrare që kemi themeluar sivjet janë risi. Njërin e kemi pagëzuar ‘Liburnia’ dhe do të shkojë për prozatorin më të mirë. Liburnia është anija që ndodhet edhe në siglën e qytetit të Ulqinit, ndërsa çmimin që do të jepet për letërsinë për fëmijë e kemi pagëzuar me emrin “Dega e Ullirit”. Edhe dega e ullirit ndodhet në siglën e qytetit të Ulqinit dhe të dyja krijojnë një simbolikë të rëndësishme që e lidhin me panairin e librit të Ulqinit, me Ulqinin vetë, me botën e fëmijëve dhe me letërsinë”, tha Toçe.

Duke u konsideruar si aktivitetin më të rëndësishëm kulturor gjatë verës në Ulqin, Toçe tha se panairi merr rëndësi rajonale.

“Përveç botuesve tanë, ka edhe shumë botues që vijnë nga Maqedonia e Veriut, kryesisht shqiptarë. Ka nga Bosnja që prezantojnë librin e tyre në gjuhën e tyre, botues nga Kosova dhe Mali i Zi. Hapësira është një element i rëndësishëm pasi panairi bëhet një panair i rëndësishëm rajonal.

Krahas prezantimit të titujve të rinj të letërsisë shqipe dhe asaj të përkthyer e cila dominon stendat, nuk do të mungojnë edhe takimet me autorë. I ftuar special do të jetë shkrimtari Fatos Kongoli për të prezantuar romanin e tij të fundit “Gënjeshtarë të vegjël” si dhe për të komunikuar me publikun.

Paniri i Ulqinit 2019 mbahet nga data 26 deri në 31 korrik ku komuna e Ulqinit një vend të veçantë në sezonin turistik i dedikon edhe ofrimit të turizmit kulturor/ATSH.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Më 2 mars nis edicioni i tretë i Prishtina Jazz Week 2020Prej 2 deri me 6 mars të këtij viti, Prishtina Jazz Week 2020 do t’i hapë dyert për 5 net me xhaz artistë nga e gjithë bota. Ndonëse ky dimër ka qenë më i ngrohtë se zakonisht, duket se java e pare e marsit do të jetë më e ngrohta…
    Tags: të, dhe, në, nga, për
  • 100
    Kompozimet me tinguj të folklorit shqip në repertorin e ansamblit nga AngliaKatër instrumentistë që jetojnë në Londër janë bërë bashkë në një ansambël gjatë kohës së pandemisë së virusit COVID-19. E kanë titulluar ansamblin “Willingdon House Music”. Qëllimi i tyre është që përmes muzikës të lehtësojnë sadopak këtë situatë nëpërmjet artit. Gjatë muajve të fundit kanë luajtur vepra të kompozitorëve me…
    Tags: të, në, nga, për, dhe
  • 98
    Kongresi i Manastirit, i vitit 1908 ishte Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipeKongresi i Manastirit, Kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, në qendrën e atëhershme të Vilajetit për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Gjendja gjatë zhvillimit te letërsisë shqipe ishin hartuar…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 98
    Kontributi i familjes Qiriazi ne ngritjen e vetëdijes kombëtarePara se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 96
    Nga nesër deri më 27 korrik, në Prizren, 11 filmat e Zhelimir ZhilnikutRealizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me një përzgjedhje prej njëmbëdhjetë filmave të shkurtër e të gjatë nga regjisori serb Želimir Žilnik (Zhelimir Zhilnik), programi i filmit do të shfaqet nga data 3-27 korrik, çdo të mërkurë dhe të shtunë te Lumbardhi, bën të ditur fodnacioni “Lumbardhi” nga Prizreni. Përzgjedhja…
    Tags: të, dhe, në, nga
Comments