Kulturë

Nga 4-9 nëntor “Prishtina International Theater Festival”

Edicioni i tretë i festivalit të vetëm ndërkombëtar të teatrove në Kosovë, tashmë ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve.

Nga data 4-9 nëntor 2019, në dy skenat e Teatrit AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, do të ngjiten shtatë trupa artistike në programin konkurrues, të cilat vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria e Kroacia.

Programit garues të këtij edicioni do t’i paraprijë shfaqja nikoqire, prodhim i Teatrit AAB, “Bretkosa”, në regji të Burbuqe Berishës, e cila do të jepet jashtë programit garues, në natën e 4 nëntorit.

Edicioni i tretë i PITF2019 vjen më i veçantë nga ana vizuale për shkak të brendingut. Hyjnesha në fron, që është simbol i këtij festivali ndërkombëtar, këtë vit vjen me një lule Irisi në kokë.

Sikur edhe në edicionet e mëhershme, ajo që e dallon PITF, përveç programit ndërkombëtar, është edhe programi përcjellës në mbrëmjet pas shfaqjeve, ku të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të argëtohen nga bende e artistë të ndryshëm.

Festivali do të ketë dy lloj biletash: festival pass që do të jetë e vlefshme për të gjithë programin dhe biletat e veçanta për shfaqje. Studentët do të kenë prioritet pasi biletat do t’u ofrohen me çmime speciale, ndërsa po ashtu edhe transporti nga qyteti në kampusin e Kolegjit AAB do të jetë gratis për të gjithë vizitorët. 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    “Pasardhësi” i Kadaresë, ndër romanet më të rëndësishëm të shekullit XXISerialet televize, janë zhanri i shekullit XXI, dëgjojmë herë pas here. Ato po e zëvendësojnë romanin si medium narrativ. Nëse kjo është e vërtetë, mund të na e tregojë e ardhmja. Është e vërtetë që televizioni tërheq gjithashtu njerëzit me magjinë e tij, duke u shpenzuar kohën e leximit. Por…
    Tags: nga, të, në
  • 100
    Kosova në pritje të kthimit të Fondit Pensional nga SerbiaÇështja e kthimit të Fondit Pensional të Kosovës nga Serbia, mund të përfshihet në kuadër të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Shteti i Serbisë kishte ndalur kontributet e pensionistëve të Kosovës nga qershori i vitit 1999, pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Që nga atëherë, pensionistët…
    Tags: të, në, nga
  • 100
    Nis sot në Prishtinë edicioni i 21-të i Panairit të LibritSot (5 qershor 2019) në mesditë nis edicioni i 21-të i Panairit të Librit “Prishtina 2019” me pjesëmarrjen e botuesve shqiptarë nga Kosova,  Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe nga Diaspora. Ceremonia zyrtare e hapjes së këtij panairi do të mbahet në orën 12:00 në Pallatin e…
    Tags: të, në, nga
  • 100
    Me Nikoletta Szőke dhe bendin e saj ka nisur edicioni i tretë i “Prishtina Jazz Week”Nikoletta Szőke është një nga jazz-këngëtaret më të njohura në Hungari. Në jetën e saj të përditshme është person i mbyllur, por posa del në skenë shpërfaq potencialin në muzikë. Kështu bëri edhe në koncertin e saj të parë në Prishtinë. Szőke e shoqëruar nga bendi i saj – Zsolt…
    Tags: të, në, nga
  • 100
    Vepra e kompozitorit Mendi Mengjiqi shfaqet në festivalin e Korës së Jugut në 250 vjetorin e lindjes së BethovenitVeprat e artistëve të përzgjedhur botërorë të muzikës klasike do të shfaqen në festivalin ndërkombëtar në Seul (Koreja e Jugut) nga tetori në nëntor të këtij viti për të shënuar 250 vjetorin e lindjes së kompozitorit Ludwig Van Bethoven, e në mesin e veprave që do të shfaqen në këtë…
    Tags: të, në, nga
Comments