Kulturë

Nga nesër deri më 27 korrik, në Prizren, 11 filmat e Zhelimir Zhilnikut

Realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, me një përzgjedhje prej njëmbëdhjetë filmave të shkurtër e të gjatë nga regjisori serb Želimir Žilnik (Zhelimir Zhilnik), programi i filmit do të shfaqet nga data 3-27 korrik, çdo të mërkurë dhe të shtunë te Lumbardhi, bën të ditur fodnacioni “Lumbardhi” nga Prizreni.

Përzgjedhja e filmave nga karriera e viteve të fundit të regjisorit serb Želimir Žilnik, State of Exception: Retrospektiva e Želimir Žilnikut, përfshin trembëdhjetë filma nga arkivi i punës së regjisorit që do të shfaqen gjatë një aktiviteti njëmujor në kinemanë Lumbardhi.

Duke filluar nga 3 korriku, programi fillon me krijimet e Žilnikut të përgatitura nga një periudhë kundërthënëse dhe e shpërbërjes sociale të Jugosllavisë, ku socializmi ekzistues doli në pah nëpërmjet turbulencave nacionaliste në rritje dhe dhunës shtetërore. Rregullat e jashtëzakonshme që nga atëherë tregojnë se “gjendja e përjashtimit” në të cilën është jetuar, ishte në të vërtetë, përjashtim. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ku realiteti kulturor dhe politik ishte nën hegjemoninë e “Perëndimit” liberal, kriza e refugjatëve dhe përhapja e madhe e ndasive (mureve), kufijve dhe dhunës policore u bënë manifestimi më i dukshëm i këtij përjashtimi të pafund.

Duke trajtuar drejtpërdrejt të përndjekurit, që ishin të paracaktuar të mbeteshin të padukshëm në kontekste të ndryshme historike dhe politike, Žilnik filmoi këto popullata “të përjashtuara” dhe ekzistencën e tyre spektrore në shoqëri për më shumë se 50 vjet. Praktika e tij e filmit është dëshmi se puna në një kontekst të tillë kërkon një angazhim politik me situata bashkëkohore i cili nuk është i mundur brenda territorit të kinemasë zyrtare me buxhet të lartë.

Që nga fillimi i karrierës së tij të filmit, Žilnik, në mënyrë provokative, i trajtoi të lënët pas dore dhe të papunësuarit gjatë sistemit socialist jugosllav, ku shpejt pas ballafaqimit me çështje të censurës në Jugosllavi, i kaloi vitet e mesit të të 70-ve në Gjermani. Pas kthimit në Jugosllavi në të 80-at dhe xhirimet në vitet pas 2000-tës, ai trajtoi tema të dhunës politike, refugjatëve dhe emigracionit në Evropë, duke reflektuar në jetërat e shkatërruara nga kjo gjendje e përjashtimit të përhershëm.

Paralelisht me filmat e përzgjedhur, Žilnik do të organizoi një punëtori dyditore ku do të shpjegojë metodat dhe angazhimet e tij me praktikën e filmit politik dhe vështirësitë që ky lloj filmi bart me vete. Gjatë pjesës së dytë, ai do të paraqesë filmin e tij më të fundit Among the People: Life & Acting (2018), i cili përmbledh kujtime dhe komentime nga aktorë joprofesionistë me fragmente nga filmat në të cilët ata kanë marrë pjesë si “protagonistë” të kombinuara me filmime të ekipit i cili angazhohet në filmat e Žilnikut. Filmi do të përcillet me zhvillimin e një diskutimi.

Programi i filmave është bërë i mundur përmes programit ‘Kulturë për Ndryshim’ që financohet dhe menaxhohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Qendra Multimedia dhe Instituti Goethe, si dhe “Hapësirat Kulturore të Kosovës” të zbatuara nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon, të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e organizatorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian. Të gjitha shfaqjet janë pa pagesë dhe shfaqen në gjuhën origjinale me titra në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Pranvera në Prizren do të shoqërohet edhe me tingujt e sezonit pranveror të “Lumbardhi N’Behar”. Do të fillojë më 7 prill dhe do të përfundojë në fund të pranverës, në mbrëmjen e 21 qershorit. Programi mëton t’i sjellë dinamizëm qytetit dhe njëherësh paralajmëron një institucion në rritje që prezantohet me…
    Tags: të, në, dhe, nga
  • 98
    Nesër (e martë) nga ora 18:00 në Sallën e Filharmonisë së Kosovës, katër pianistë të rinj të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, do të japin Koncert Pianistik, nën drejtimin e profesoreshës Aida Gjikolli. Nxënëset Klesta Fetoshi, Alisa Qirezi, Art Beka dhe Elisa Gashi do të paraqiten me vepra…
    Tags: të, nga, dhe, në
  • 97
    Nga data 15 deri më 17 shtator 2018, në Rahovec mbahet edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi të kësaj komune. Edhe në këtë edicion do të sillen emrat e shquar të letërsisë botërore, nga Japonia e deri në SHBA, nga…
    Tags: të, në, nga, dhe
  • 97
    Green Art Fest, festivali mjedisor në Obiliq vjen me edicionin e dytë “Hello Tomorrow”. Në këtë edicion festivali orientohet në veprimet individuale të gjithsecilit për një mjedis më të pastër. GAF organizon garë në tri fusha arti më qëllim të ndërgjegjësimit të publikut në idenë që veprimet e përditshme të…
    Tags: të, në, dhe, nga
  • 96
    Këta qytetarë kanë ardhur që të vizitohen tek mjekët amerikanë të cilët kanë ardhur në Gjakovëdhe po kryejnë sherbime falas. Ky është një projekt i realizuar në mes të “Operacionit Shpresë e Ripërtërirë” nga SHBA, komunës së Gjakovës gjegjësisht drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale dhe bashkëisë ungjillore “Kisha Rilindja…
    Tags: të, dhe, në, nga
Comments