Kulturë

Nga shkurti, Muzeu u vizitua nga mbi 7 mijë turistë

Që nga 17 shkurti i këtij viti kur edhe Kosova shënoi ditëlindjen e saj të dhjetë, Muzeun e Kosovës e kanë vizituar mbi 7 mijë vizitorë, ku një numër i konsiderueshëm prej tyre janë turistë të huaj.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj në një prononcim për KosovaPress. Sipas tij, përveç vizitave të shumta, Muzeu po bëhet edhe nikoqir i shumë ngjarjeve socio-kulturore në vend.

“Ne në përvjetorin e 10 të pavarësisë së Republikës i kemi hapur ekspozitat bazë dhe nga dita e pavarësisë deri sot kemi më shumë se 7 mijë vizitorë. Pjesa më e madhe është gjeneratë e re dhe kemi vlerësime të mira dhe e kemi me rëndësi që përpos vizitave që bëhen në muze, muzeu po bëhet edhe nikoqir i shumë ngjarjeve kulturore dhe të debatit socio-kulturor në vend”, u shpreh Boshtrakaj.

Numër i madh i atyre që e vizitojnë këtë institucion të trashëgimisë kulturore në vend janë edhe turistët ndërkombëtar.

“Është një kategori tjetër e turistëve rajonal të cilët vijnë në rajon ose në pjesë të ndryshme të Evropës dhe Prishtina dhe në këtë rast Muzeu i Kosovës ka filluar me i bërë një pikë e rëndësishme e vizitimit. Nga kjo shifra e 7 mijë që e përmenda që nga hapja e ekspozitave më shumë se një e treta janë ndërkombëtar dhe pjesë më e madhe e tyre janë njerëz që i kanë vizituar për arsye komunikimi institucionet tona më të larta të shtetit dhe janë pjesë e turizmit politik”, ka deklaruar ai.

Boshtrakaj në intervistë ka kërkuar nga institucionet vendore, që punëtorët muzeor të kenë një trajtim më të dinjitetshëm.

Ndonëse tha se përkrahja institucionale është në rritje por nuk është e mjaftueshme.

“Është një përkrahje në rritje por jo e mjaftueshme. Muzeut të Kosovës i nevojitet më shumë pavarësi veprimi, i nevojitet një trajtim ndryshe stafit të muzeut, i punonjësve në muzeor sepse ende të gjithë punonjësit muzeor trajtohen brenda kategorisë së shërbyesve civil, ndërsa, orari i shumicës të këtyre punëtorëve është më së paku 10 deri në 16 orësh e më shumë….Kjo duhet me u njohur dhe me u shpërblyer jo vetëm financiarisht përmes pagës dhe trajtimit por edhe përmes një konsiderate që duhet me e shkuar në adresë të secilit punonjës të Muzeut të Kosovës dhe pse jo edhe trashëgimisë kulturore”, ka bërë të ditur Boshtrakaj.

Sipas tij, çdo investim në trashëgiminë kulturore do i kthehet vendit përmes përmirësimit të imazhit dhe investimeve që bëhen në gjeneratat e reja.

Për të gjithë dashamirësit e artit, Boshtrakaj i ka shpalosur disa nga aktivitetet që janë duke u zhvilluar dhe që do të zhvillohen përgjatë këtij viti në Muzeun e Kosovës.

“Në Muze të Kosovës e kemi të hapur “Muzeun e Zemrave të Thyera” është një projekt i bukur nga pak i dhimbshëm por shumë i veçantë ku qiftet e ndara i ekspozojnë rrëfimet e tyre dhe të përbashkëta të cilat nuk janë të gatshëm t’i hedhin apo t’i harrojmë por i ndajnë me të tjerët si rrëfime njerëzore. E kemi projektin qytetet e Paqes që është projekt dy mujor, rezidencë arti, e cila është zhvilluar në 10 vende të botës, ne jemi qyteti i 11-të dhe më datën 24 maj do të hapim një ekspozitë për ditën e Presidentit, e cila do të prezanton përmes eksponateve dhe materialeve që i posedon Muzeu i Kosovës një pjesë të rëndësishme të periudhës të viteve 90’ta dhe figurës së Presidentit Rugova. Kemi aktivitet të shumta me persona me aktivitete të veçanta”, u shpreh drejtori i Muzeut të Kosovës.

Ndryshe, më 18 maj është shënuar Dita Ndërkombëtare e Muzeve, ku në kuadër të kësaj dite janë organizuar disa aktivitete me fëmijë që synim kishin edukimin për paqen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet figura më emblematike e historisë kombëtare shqiptare, simbol i unitetit dhe përfaqësues i denjë i kombit shqiptar. Kështu u tha në manifestimin “Ditët e Skënderbeut”, me rastin e 550- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fakulteti i Edukimit dhe…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 100
    Duke nisur nga dita e premte do të nisi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festave. Referuar udhëzimit të publikuar ditën e sotme në “Fletoren Zyrtare”, ndalohet qarkullimi i një së mjetesh rrugore. Këto të fundit përfshijnë mjete me peshë…
    Tags: të, dhe, në, që
  • 100
    Prishtinë, 9 mars – Gra me shami e kokëzbuluar, të gjitha të veshura në të zeza, lëvizin me të njëjtën koreografi. Nëpërmjet performancës ua kanë mësyrë varreve të një fshati në Liban. Që të gjitha i shqetëson fakti se midis burrave zhvillohet luftë fetare. E ato janë të bashkuara në…
    Tags: të, në, dhe, që
  • 98
    Duhet të bëjmë çmos dhe është një ndër prioritetet e vitit 2018, që të bëhet ristrukturimi i ndërmarrjeve publike në mënyrë që të paktën t’i eliminojmë humbjet dhe nëse s’ka fitim, të paktën të mos jenë barrë e buxhetit të Kosovës.
    Tags: të, dhe, në, që
Comments