LAJMET E FUNDIT

Nis Konferenca e Albanologjisë kushtuar “Vitit të Skënderbeut”

Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur të hënën sesionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor e për t’i lënë më pas vendin sesionit të tretë dhe të fundit.

Tomi Frashëri, kryetari i Sekretariatit teknik të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, edhe ky sesion do të ketë një numër të konsiderueshëm studiuesit që do parashtrojnë këndvështrimet e tyre për figurën e Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. “Sot do të nisim me Profesor Dhori Qiriazin, që vjen nga Athina. Po ashtu gjatë këtij sesioni do të kemi dhe figura të njohura, këtu po përmend Profesor Aleksandër Meksin, apo Profesor Luan Malltezin. Parashikohet që ky sesion të zgjasë deri më 26 tetor. Më datat 1-3 nëntor do të kemi seksion maratonë me ligjërata të shkurtra. Do jenë rreth 40 studiues me këto kumtesa. Kjo Konferencë po jep fryte të rëndësishme në jetën akademike dhe duket se do të jetë një rast shumë i mirë për tu mbledhur për trajtesa të reja dhe gjurmët që ka lënë në histori Heroi ynë Kombëtarë Skënderbeu”, tha Frashëri

“Urojmë që mbulimi medatik të jetë i duhuri por dhe interesi publikut gjithashtu, pasi ky aktivitet e vlerëson në optikën shkencore figurën e Skënderbeut e jo atë politik apo tjetër natyre. Qeveria për këtë arsye i jep rëndësi kësaj kumtese. Vitin e ardhshëm këto kumtesa do të mblidhen e do të botohen”, tha Frashëri gjatë intervistës për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Profesor Dhori Qiriazi, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në kuadër të Konferencës Mbarëkombëtare të Skënderbeut rrëfeu zbulumin e tij mbi një shkrim të bërë nga Thimi Mitko. “Ligjërata ime merr shkas nga një dokument që kam zbuluar në arkivin Shtetëror Shqiptar, këtu në Tiranë, para disa vitesh të Thimi Mitkos. Një dorëshkrim prej 15 faqesh që flet për një polemikë të Mitkos me historianin grek Konstandinos Paparigopulos. Ky i fundit konstaton apo korrigjon, që sipas tij, Skënderbeu nuk është aspak shqiptar, por me origjinë sllave. Mitko Sapo lexon këtë shkrim të Paparigopulosit shkruan një letër të gjatë e ku i ndërvihet me dokumente dhe në mënyrë emocionale dhe thekson se Skënderbeu nuk është vetëm gjak shqiptari, por është frymëzim për popullin shqiptar. Po ashtu me Rilindasit e tjerë, Mitko ka kuptuar se për t’u bërë Shqipëria, që ishte një vreshtë e lënë djerrë duhen bërë njerëzit shqiptarë dhe kjo bëhet përmes Skënderbeut dhe ringritjes së figurës së tij, duke u kthyer në një maja të ngjizjes së popullit shqiptar. Është diçka shumë e rëndësishme, e realizuar mirë dhe e menduar mirë”, tha Qiriazi.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Skulpturat lëvizëse bëhen formë e narracionit të së kaluarës në rrënojat e objektit të braktisur. Ringjallin trashëgiminë shpirtërore dhe arkitektonike të një fshati të vogël, por me histori të madhe. Një numër i madh i njerëzve, në mesin e tyre banorë të fshatit Runik, dhe pjesa tjetër të ardhur nga…
    Tags: të, për, dhe, një
  • 87
    Të paktën 10 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj një shkolle të mesme në Teksas, masakra e radhës në klasat amerikane. Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme “Santa Fe” në qytetin me të njëjtin emër, ku një person i armatosur hyri në ndërtesë dhe hapi…
    Tags: të, një, dhe, për, që
  • 85
    Davidi gulçoi dhe u kollit. Ai u kthye me shpinë që Aleksi të mos e shihte në fytyrë. Davidi e dinte që nuk duhet të pinte duhan, por Aleksi e kishte sfiduar që ta provonte, dhe ai nuk donte që ai të qeshte me të. “Si të duket?” e ngacmoi Aleksi…
    Tags: të, që, dhe
  • 85
    Origami, arti i palosjes së fletëve që shpeshherë asociohet me kulturën japoneze, në Prishtinë ka marrë formë tjetër. Një autobus i përmasave shumë më të mëdha sesa një origami i zakonshëm do të shërbejë si mjet transportues për ata që duan të “udhëtojnë” me të nëpër qytet. Kjo metaforë lidhet…
    Tags: të, që, dhe, për, një
  • 83
    Për më shumë se 10 vjet projekti “Cities of Peace” apo “Qytetet e paqes” ka udhëtuar nga Jerusalemi në Bagdad, Sarajevë, Nju Jork e shumë qytete të tjera, dhe tash ka ardhur edhe në Prishtinë, ku sonte do të bëhet prezantimi i pikturës “The Flowering”, krejt kjo për të promovuar…
    Tags: të, që, dhe, për
Comments