LAJMET E FUNDIT

Nitaj: Shpresoj që opozita të jetë pjesë e Platformës së Veselit

Propozimi i Platformës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe udhëheqësit të koalicionit parazgjedhor PAN, Kadri Veseli, është temë me interes nacional dhe madje konsensusi është i domosdoshëm.

Kështu tha deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj, në një prononcim për Koha.net, duke shtuar se të gjitha çështjet që janë përfshirë në propozimet e Veselit, janë çështje që nuk i përkasin vetëm shumicës parlamentare apo qeverisëse.

“Këto janë tema të interesit nacional ku konsensusi është i domosdoshëm. Sikur të ishte zbatuar një standard i tillë në legjislaturat e mëparshme, gjendja do të ishte ndryshe”, tha Nitaj.

Sipas tij, është e parëndësishme se e kujt është nisma, mjafton që ajo të jetë e duhura.

“Ne e mirëpresim dhe e përfaqësojmë një ide të tillë. Ajo ka qenë edhe kërkesë jona e vazhdueshme. Kryeministri Haradinaj ka kohë që e kërkon një rol proaktiv të opozitës për këto tema. Kështu që nuk shtrohet fare dilema nëse ne do të jemi pjesë e saj” shtoi Nitaj për Koha.net.

Tutje, ai ka thënë se shpreson që edhe opozita do ta konsiderojë këtë nismë dhe do të jetë pjesë e saj.

Këtë Platformë të Veselit, sot e mirëpriti edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 88
    Davidi gulçoi dhe u kollit. Ai u kthye me shpinë që Aleksi të mos e shihte në fytyrë. Davidi e dinte që nuk duhet të pinte duhan, por Aleksi e kishte sfiduar që ta provonte, dhe ai nuk donte që ai të qeshte me të. “Si të duket?” e ngacmoi Aleksi…
    Tags: të, që, dhe
  • 80
    “Kodiku i Purpurt i Beratit” është një dorëshkrim mjaft i rëndësishëm për fillimet e shkrimeve Biblike. Duke gjykuar nga teknika e shkrimit mendohet se ai është shkruar në shekullin e VI p.e.s. Gjithsej ka 190 fletë, të shkruara me shkronja të derdhura në argjend. Bukurshkrimi është i veçantë ndërsa gërmat janë të medha…
    Tags: të, dhe, është
  • 77
    Çfarë kanë të përbashkët fetë në të gjithë botën?   Të gjitha fetë tentojnë të ndjekin dhe të kënaqin perënditë e tyre, perëndi që e kanë distancuar veten e tyre prej njerëzimit. Kjo është  një diferencë thelbësore mes tyre dhe besimit të Krishterë.  Krishtërimi është i vetmi besim  në të cilin…
    Tags: të, që, një, dhe
  • 76
    ​Hapet edicioni i ri i Festivalit të Muraleve Nën tingujt e muzikës dhe pjesëmarrjen e artistëve, dashamirëve të artit dhe kulturës, drejtuesve politik dhe të biznesit në Ferizaj, sonte u hap edicioni i ri i festivalit unik në vend, Festivalit të Muraleve. Në këtë ngjarje të veçantë kulturore, mori pjesë…
    Tags: të, dhe
  • 75
    Pemët e Krishtlindjes janë bërë një simbol mbarëbotëror për paqen dhe gëzimin e mirë. Ata janë në qendër të një prej tubimeve më të mëdha të familjes të vitit. Dhe fetë e të gjitha formave dhe madhësive e shndërrojnë atë si diçka shpirtërore dhe kuptimplote për besimet e tyre. Ndërsa…
    Tags: të, dhe, një
Comments