Histori

Një dritë në rrënoja

Një mik amerikan që jetonte si misionar në Ukraine më tregoi një histori rreth një takim që pati me një ateiste miqësore. Kjo grua e re po e shëtiste rreth qytetit të Odesës. Ndërsa po shëtisnin nga njëri vend në tjetrin, ajo filloi të hapej dhe në një fare pike ajo i tregoi atij se besimi në Perëndinë ishte si qësharak ashtu edhe i paarsyeshem. Si mund të besote një person i shkolluar se ekzistonte Perëndia? Ajo nuk ishte agresive; ajo thjesht e pohoi besimin e saj si fakt të vërtetuar. Ajo tregoi se po ia kalonte mirë pa Perëndinë në jetën e saj.

Ndërsa po flisnin, mbërriten në një pjesë të shkatërruar që nuk ishte gjë tjetër veçse një rrenojë e lënë nga shkatërrimi i Luftes II Botërore. Strukturat e prishura dhe të boshatisura ishin karka të copëtuara. Rrënojat në vend të pemëve jepnin përshtypjen e një djerrine te thate. Edhe lulet dhe barishtet dukeshin se e shmangnin këtë vend të shkretë.

Në atë moment miku im misionar iu kthye gruas dhe i tërhoqi vëmendjën me butësi: “Shiko përreth. Nëse dëshiron të dish se si duket bota pa Perëndinë, ja ku është”. Ajo vështroi skenën e mjeruar dhe u duk se bëri lidhjen midis botës së shkatërruar nga lufta dhe braktisjes të Perëndisë nga njeriu. A shikonte ajo lidhjen midis urisë, sëmundjës dhe luftës dhe marrëdhënies së copëtuar të njerëzimit me Perëndinë që na krijoi dhe ushqeu? Miku im misionar beson se e preku duke përdorur ate skenë të mjeruar si një mënyrë për të paraqitur Perëndinë në jetën e saj. Ai nuk e beri të ditur thelbin me fjalë, as me argumente apo pika diskutimi. Ai thjesht bëri të ditur atë që ishte e dukshme dhe e lejoi Ate të bënte punet e vet në zemrën e saj. – Eric M. K.

Facebook Comments

Share This:

Comments