LAJMET E FUNDIT

Një hap tjetër drejt liberalizimit të vizave

Kosova e ka kaluar edhe një hap tjetër vendimmarrës për vizat, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian, raporton KTV .

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, me shumicë votash, ka rekomanduar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ua kërkoi anëtarëve të Komitetit votën e tyre për rekomandim pozitiv, pasi sipas saj, Kosova ka punuar shumë për këtë proces. Kosova mori rekomandimin për liberalizimin e vizave me 30 vota pro, dhjetë kundër dhe dy abstenime.

Që të ndodhë liberalizimi, rekomandimi duhet të marrë dritën e gjelbër edhe nga institucionet tjera të Bashkimit Evropian. Komisionari për Zgjerim, Johanes Hahn, duke përshëndetur vendimin e sotëm, ka thënë se shpreson që edhe Këshilli Evropian të marrë vendim të shpejtë dhe të favorshëm.

Ndërsa, ai për migracion, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se mirëpret nisjen e negociatave me Këshillin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, ka thënë se ky është edhe një hap drejt lëvizjes së lirë. Ajo ka thënë se tash procesi vazhdon në seancën plenare të Parlamentit Evropian, që pritet të mbahet në mesin e shtatorit të këtij viti, pastaj në Këshillin e Ministrave. Liderët e institucioneve të vendit kanë përshëndetur këtë vendimin pozitiv, duke thënë se presin që brenda vitit qytetarët të lëvizin pa viza në zonën Schengen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Para se të flasim për secilin veç e veç, duhet theksuar fakti se janë të rralla edhe në botën me qytetërim të lartë, kur anëtarët e një familjeje hyn së bashku me historinë e lëvizjes kombëtare të një populli, siç është rasti me familjen e Qeriazëve. Prof. Dr. NEBI DERVISHI…
    Tags: të, në, dhe, për
  • 86
    Filmi “Touch Me Not” (Mos më prek) e regjisores rumune Adina Pintilie, që flet për një grua e cila përballet me çështje të intimitetit dhe mëson se si të ndihet rehat me trupin e saj, e ka marrë “Ariun e artë” të edicionit të sivjetmë të festivalit “Berlinale”. Ndërsa Wes…
    Tags: të, në, ka, për, që
  • 85
    Fiton çmimin shkencor për “Shqipëria e rigjetur”, profesoresha italiane shprehet se është befasuar që në 1300-n Shqipëria ishte një shtet i madh në Adriatik. Studiuesja e njohur italiane, Lucia Nadin, ka qenë e entuziazmuar ditën e djeshme, pasi u shpall fituesja e çmimit shkencor për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe…
    Tags: të, në, që, për, dhe
  • 84
    Pas hapjes në Muzeun Kombëtar të Kosovës, më 4 prill, ekspozita “Sikur Hana” nga Zgjim Zyba e Die Morina ka vazhduar rrugëtimin e saj në “vendlindje”, Suharekë. Kjo ekspozitë – që shpërfaq zërin e padëgjuar të grave përmes Salë Zybës, e cila tregon historinë inspiruese të Lokës Hanë (Hanë Zybës)…
    Tags: të, në, që, se, për, ka, dhe
  • 84
    Prishtinë, 1 mars – Një numër i artistëve janë bërë tok gjatë ditës së mërkurë, në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kësaj radhe jo për ndonjë projekt artistik a protestë, por për të gjetur mënyra që t’i dalin në ndihme njërit prej kolegëve të tyre. Në këtë…
    Tags: të, për, që, ka, në
Comments