Inkurajime

Një jetë me qëllim unik.

Prandaj, vëllezër, përpiquni gjithnjë e më shumë ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj, sepse, duke bërë këto gjëra, nuk do të pengoheni kurrë. Sepse kështu begatisht do t’ju hapet hyrja në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.- 2 e Pjetrit 1:10-11

Shpesh mendojmë për ” thirrjen” si diçka që tingëllon shumë ekstreme për ne, si psh të bëhemi murg dhe të jetojmë në ndonjë manastir. Por, në fakt, nëse jeni ndjekës i Jezu Krishtit, Ai ka një qëllim të bukur për jetën tuaj, atë që ne mund t’i referohemi si një thirrje, duke përdorur dhuntitë dhe dëshirat tuaja!

Qëllimi i thirrjes së Perëndisë në jetën tuaj është të ndryshoni botën dhe njerëzit në të. Mendoni se nuk mundeni ta bëni këtë gjë? Mendohu përsëri. Ju mundeni, sepse Zoti e krijoi secilin prej nesh në atë mënyrë që të japë kontributin e vet.

Imagjinoni tre rrathë që mbivendosen njëri mbi tjetrin. Në rrethin e parë është “Ajo që doni”. Në të dytin  ajo që i nevojitet botës dhe në të tretin, atje ku ju jeni më të mirët. Gjërat që ju i doni, gjërat ku jeni më të mirët dhe për të cilat mund të paguheni pas  disa trajnimesh, janë profesioni juaj. Por gjërat që ju i doni natyrshëm, gjërat që i duhen botës dhe gjërat për të cilat mund të paguheni, janë thirrja juaj.

Nëse nuk jeni të sigurt se ku jeni më të mirët nga natyra, pyesni miqtë tuaj! Ata mund t’i shohin dhuntitë tuaja edhe kur ju nuk i vini re, sepse ju vijnë natyrshëm. Nuk kemi nevojë të jemi “mjaftueshëm të mirë” që Perëndia të na thërrasë (shihni 1 e Korintasve 7:20). Zoti i njeh si dhuntitë si edhe të metat tuaja. Kërkoni dhe ndiqni thirrjen e Perëndisë që ka për ju. Sepse  do të transformoheni dhe Ai do t’ju aftësojë të bekoni të tjerët.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve!Veprat e Apostujve, kapitulli 15, vargu 28, thotë: “Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme “ Ky është vërtet një varg interesant dhe një fjali vërtet interesante në mes të kapitullit 15 të veprave…
    Tags: të, në, dhe, që, inkurajime
  • 98
    Kurajo!Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 23, Pali po gjykohet dhe ai po dëshmon për Ungjillin dhe, ndërsa e bën këtë, grindja rreth tij bëhet aq e dhunshme, sa që tribuni kishte frikë se mos Pali bëhej copa-copa nga kjo turmë dhe u dha urdhër ushtarëve që ta largonin Palin prej…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
  • 98
    SpirancatAtëherë, nga frika se mos përplaseshin kundër shkëmbinjve, hodhën nga kiçi kaëėr spiranca, duke pritur me ankth që të bëhej ditë. Veprat e apostujve 27:29 Marinarët ishin në bord, kur një stuhi dimri filloi të godasë anijen e tyre të vjetër. Ata  po dëgjonin kërcitjet dhe  zhurmat që vinin nga…
    Tags: të, që, në, dhe, inkurajime
  • 97
    Sakrifica e AbrahamitBesimi ynë forcohet kur i bindemi Perëndisë në situata sfiduese. Zanafilla 22:1-24 Ndonjëherë t’i bindesh Perwndisw nuk është e lehtë. Sa herë që përballeni me një thirrje të vështirë, kujtoni Abrahamin. Në pasazhin e sotëm, atij iu dha një nga sprovat më të mëdha të regjistruara në Bibël, megjithatë ai…
    Tags: të, që, në, dhe, inkurajime
  • 97
    Pse themi Gëzuar Krishtlindjen!Sot, ka të krishterë të cilët besojnë se të qenit njeri i mirë është rruga drejt shpëtimit. Ata nuk e ndjejnë se kanë nevojë për dikë që t’i shpëtojë sepse mëkatet e tyre janë shumë të vogla. Mjafton që shkojnë në kishë dhe nuk kanë bërë kurrë mëkate “të mëdha”.…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
Comments